Lajmet

Auditorja e përgjithshme përmend në kuvend pagesat për serbët pa shkuar fare ata në punë

Spanca ka shtuar se vlera e borxhit të përgjithshëm publik ka arritur në mbi 1 miliard euro.

Published

on

Auditorja e përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca ka përmendur edhe para deputetëve pagesat për serbët, pa shkuar fare në punë.

Ajo në seancë plenare, derisa ka paraqitur konkluzionet e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021, deklaroi se janë kryer pagesa mbi 900 mijë euro për punonjësit e komunitetit serb. Me 66 vota për janë miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me këtë raport.

Para deputetëve, Spanca ka thënë se konkluzionet janë se organizatat buxhetore në fushën e raportimit financiar vazhdojnë të kenë mangësi të theksuara në prezantimin e informatave financiare.

“Për raportin vjetor financiar të qeverisë për buxhetin e Kosovës është dhënë opinion i modifikuar, përkatësisht opinion i kualifikuar. Arsyet e modifikimit të opinionit për shkak se vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyrat financiare ka qenë materiale. Shpenzimet në vlerë prej 13 milionë euro janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq-klasifikuar nëntë milionë e 300 mijë euro, mandej për shkak të vendimeve gjyqësore afër dy milionë euro, ndërsa si të ndikuara nga vet organizatat buxhetore, vlera e keq-klasifikimeve ishte afër dy milionë euro”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ajo tha se krahasuar me vitin e kaluar, keq-klasifikimi që lidhet me vendime gjyqësore është zvogëluar për katër milionë euro.

Auditorja e përgjithshme ka përmendur edhe pagesat prej mbi 900 mijë euro për punonjësit serbë.

“Kryerja e pagesave në vlerë prej mbi 900 mijë euro për 199 punonjës të komunitetit serb të angazhuar në bazë të marrëveshjes së Brukselit, pa u evidentuar vijueshmëria e tyre në punë. Në këtë raport për vitin 2021, po ashtu kemi dhënë konkluzione të pajtueshmërisë të përmbledhur nga auditimi i 90 organizatave buxhetore”, ka shtuar Spanca.

Spanca ka shtuar se vlera e borxhit të përgjithshëm publik ka arritur në mbi 1 miliard euro.

Ajo ka përmendur edhe disa nga konkluzionet që ka nxjerrë Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin e kaluar.

Me 66 vota për janë miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Në seancën e sotme plenare, me 63 vota për është miratuar edhe raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Lajmet

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

“Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës. Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin.”, ka thënë Zelensky në një intervistë për NBC.

Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e negociatave të vërteta për paqe dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj liderit rus, duke thënë se Putini frikësohet nga sanksionet dhe që sanksionet sekondare do ta gjunjëzonin ekonominë ruse.

Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur Zelenskyn në Uashington më 17 tetor për të diskutuar për negociatat e së ardhmes për paqe.

Zelensky është nisur në Shtëpinë e Bardhë për herë të tretë këtë vit me idenë se do të diskutojë ndonjë marrëveshje për armët, që parasheh furnizimin e ushtrisë amerikane me dronë ukrainas, në këmbim të raketave me rreze të gjatë Tomahawk, mirëpo Trump ka qenë i ftohur ndaj një pakti të tillë.

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që menjëherë t’i ndalin luftimet, duke thënë se mjaftueshëm gjak është derdhur, dhe i ka bërë të ditura planet për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Budapest, në javët në vijim.

Data e saktë e samitit nuk është bërë e ditur./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Suedia zyrtarisht emëron trajnerin e ri

Published

on

Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e Graham Potter si trajner të ri të kombëtares së meshkujve. Ai do ta zëvendësojë Jon Dahl Tomasson, i cili u shkarkua pas vetëm një pike në katër ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke përfshirë dy humbjet nga Kosova.

Potter do ta marrë drejtimin e ekipit që nga 20 tetori dhe do të udhëheqë Suedinë në ndeshjet e nëntorit ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë.

Kontrata e tij do të zgjasë gjatë kualifikimeve dhe do të rinovohet automatikisht nëse Suedia siguron pjesëmarrjen në fazën finale të Botërorit.

“Jam shumë i nderuar dhe i motivuar për këtë detyrë. Suedia ka lojtarë të shkëlqyer dhe synimi ynë është të arrijmë në Kupën e Botës,” deklaroi Potter.

Trajneri anglez 50-vjeçar ka një njohje të mirë të futbollit suedez, pasi ka drejtuar me sukses Östersunds FK nga viti 2011 deri në 2018, përpara se të kalonte në klube angleze si Swansea, Brighton, Chelsea dhe West Ham./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

Published

on

Igor Tudor vazhdon ende si trajner i Juventusit, por pozita e tij është në rrezik pas humbjes së parë të sezonit ndaj Comos. Dy ndeshjet e ardhshme, kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Lazios në kampionat, pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e kroatit në stol.

Drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa emra të njohur si zëvendësues të mundshëm, ku në listë janë Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino, ndërsa një opsion mbetet edhe rikthimi i Thiago Mottas thuhet sipas “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë “Tuttosport” shton kandidatët gjermanë Edin Terzic dhe Marco Rose.

Raportohet se ditët e fundit Tudor është takuar me menaxherin e përgjithshëm Damien Comolli për të diskutuar mbi ecurinë e skuadrës dhe ndryshimet e mundshme taktike. Megjithatë, marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve nuk duken të mira, pasi palët kanë pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën e lojës dhe drejtimin e ekipit.

Tudor do të ketë shansin e fundit për të bindur klubin në përballjet e radhës, që mund të përcaktojnë fatin e tij në Torino./S.K/KP/Gazzetta dello Sport/

Continue Reading

Lajmet

EMSC: Tërmet në Jug të Shqipërisë

Published

on

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara