Lajmet

Auditori i Përgjithshëm: Rreth 40 përqind e rekomandimeve tona nuk u adresuan

Published

on

Ende kemi mangësi serioze te organizatat buxhetore në fushën e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Madje rreth 40 përqind e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nuk janë adresuar.

Kështu ka bërë të ditur Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, i cili në një konferencën për media shpalosi zbatimin e Planit Strategjik 2018-2021, me fokus të arriturat dhe rezultatet 2020.

Osmani tha se në vitin 2020 kanë arritur t’i publikojnë 132 raporte. Ndërsa, si sukses të këtij institucioni ka renditur edhe anëtarësimin në dy organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare të auditimit: e para në nivel botëror INTOSAI, e tjetra në nivel evropian EUROSAI.

“Ende kemi mangësi serioze te organizatat buxhetore në fushën e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Për të përmirësuar mënyrën ekzistuese të menaxhimit, në raportet tona financiare e të perfomancës kemi dhënë mbi 1 mijë e 100 rekomandime për institucionet publike të audituara. Megjithatë, rreth një e treta e rekomandimeve të dhëna mbesin fare të pa adresuara dhe rrjedhimisht përsëriten në raportet tona vit pas viti, derisa vetëm rreth 40% të rekomandimeve janë adresuar. Kjo shkallë e zbatimit të rekomandimeve nuk siguron menaxhim të shëndoshë financiar dhe qeverisje të mirë. Në mënyrë të veçantë janë shqetësues parametrat financiar që kanë të bëjnë me obligimet financiare që janë rreth 310 milionë euro dhe e llogarive të arkëtueshme që janë rreth 637 milionë euro pa llogaritur përkeqësimin e kësaj gjendje si pasojë e ndikimit të pandemisë në vitin 2020”, tha ai.

Tutje Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se ZKA do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Sistemit Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës.

“Krahas kësaj ne kemi audituar sisteme të rëndësishme të Teknologjisë së Informacionit ku kemi nxjerr në pah mangësi të theksuara në lidhje me menaxhimin e tyre, integritetin dhe sigurinë e sistemeve, etj. Sipas vlerësimit tonë rreth 70% e institucioneve kanë mungesë të strategjisë, politikave dhe procedurave për zhvillimin si dhe mirëmbajtjen e tyre. Aplikimi i kujdesshëm i këtyre procedurave do të minimizonte veprimet e paligjshme siç kishim rastin në Thesarin e shtetit, për të cilin publiku është tashmë i informuar. Me planin e auditimit për këtë sezon, ZKA-ja një vëmendje të veçantë do t’ia kushtojë auditimit të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës”, u shpreh Osmani.

Osmani ka deklaruar se raporti financiar i 13 ndërmarrjeve publike është i pasaktë.

“Sa i përket ndërmarrjeve publike rezultatet e auditimit shpalosin se raportimi financiar është i pasaktë. Për këtë arsye, për 13 ndërmarrje është dhënë opinion negativ për vitin 2019. Gjetjet kryesore të auditimit në Ndërmarrjet Publike janë gjashtë ndërmarrje publike kishin prezantuar rezultat negativ financiar që në total paraqesin humbje prej mbi 28 milionë euro, të gjitha ddërmarrjet e audituara së bashku, kanë afër 161 milionë euro detyrime afatshkurtra apo afatgjata”, tha ai.

Disa nga papajtueshmëritë ligjore të shprehura gjerësisht nëpër institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal të cilat duhet të eliminohen sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm janë: punësim pa konkurs, ushtrimi i pozitave të punës në mospërputhje me gradat e fituara, mosmbyllja e avanseve konform kërkesave ligjore, përdorimi i procedurave të negociuar pa publikim dhe kufizimi i konkurrencës etj. 

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara