Lajmet

Auditori gjen keqplanifikim të buxhetit në institucione

Published

on

Deri në këtë periudhë procesi i auditimit për vitin 2020 ka përfunduar për gjithsej 46 institucione kurse 78 të tjera janë thuajse në fazën finale, kështu ka bërë të ditur Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

Osmani ka njoftuar në një intervistë për Ekonomia Online se nga të gjeturat e tyre kanë kuptuar se organizatat buxhetore vazhdojnë të kenë karakteristikë keqklasifikimim në planifikim e shpenzim të buxhetit.

Po ashtu ai ka thënë se për shkak të ndikimit të pandemisë këtë vit është më e theksuar vonesa në realizimin e projekteve.

“Ne jemi në fazën intenzive të zbardhjes së raporteve. Janë 46 raporte që tashmë janë në dispozicion të publikut dhe Kuvendit. Kemi edhe 78 raport tjera për të cilat ne kemi kryer punën tonë por që janë në fazën e komenteve, kur organizatat buxhetore e kanë të garantuar me ligj të drejtën e komenteve mbi draft raportet, para se ato të bëhen finale. Sipas planit tonë shpresojmë që gjatë këtij muaji të përfundojnë me kohë dhe cilësinë e nevojshme. Janë disa karakteristika që janë pak më të veçanta në këtë vit auditues së paku deri në punën e deritanishme. Shumica e organizatave buxhetore vazhdojnë të kenë vështirësi të theksuara me regjistrimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e pasurisë që kanë dispozicion. Kanë mjaftë telashe me mirëmbajtjen e shënimeve për llogari të arkëtueshme, në shumicën e rasteve po gjejmë nënvlerësime apo mbivlerësime. Vazhdon të jetë karakteristike keqklasifikimi qoftë në planifikim të buxhetit, qoftë në shpenzim të buxhetit dhe ajo që është poashtu e rëndësishme është sa i përket projekteve për shkak të ndikimit të pandemisë është pak më e theksuar vonesa në realizimin e këtyre projekteve dhe ka rënë niveli i sistemit të kontrollit për menaxhimin e kualiteteve të këtyre raporteve të cilat janë zbatuar apo janë në zbatim”, është shprehur ai.

Tutje Osmani ka njoftuar se ka raste të trajtuara nga zyra ligjore e tyre në të cilat janë evidentuar veprime që nuk kanë qenë në pajtim me normat ekzistuese në fuqi nga menaxherët, drejtuesit e organizatave dhe personat tjerë përgjegjës.

“Rastet të cilat potencialisht mund të jenë vepra penale që trajtohen në deprtamentin tonë ligjor dhe njësinë përkatëse anti-korrupsion janë informaione që ndahen me institucionet relevante në sektorinë e drejtësisë dhe pastaj ata të bëjnë vlerësime. Ajo çka është evidente në raportet tona sepse për herë të parë ne këtë vit po japin konkluzion mbi pajtueshmërinë e veprimeve që do të thotë nëse menaxherët, drejtuesit e organizatave personat përgjegjës kanë marr veprime në pajtim me rregulloret dhe kornizën ligjore. Në shumicën e rasteve në raportet e publikuara deri më tani ne kemi një varg çështjesh të evidentuara dhe të raportuara kur këto veprime nuk kanë qenë në pajtim me normat ekzistuese në fuqi”, deklaroi ai.

Auditori ka këshilluar institucionet që të marrin masa korrigjuese për shkeljet administrative me qëllim përmirësimin dhe mospërseritjen e gabimeve në të ardhmen.

“Janë dy lloje të veprimeve që duhet të ndërmerren më tutje njëra është që vet drejtuesit e institucioneve duhet t’i shohin këto veprime dhe të marrin masa korrigjuese për të përmirësuar aty ku mundet dhe për të marr masa aty ku nuk përmirësohen që dëmet të mimizohen dhe për të marr masa që këto mos të përsëriten në të ardhmen, gjithmonë kur këto janë shkelje administrative, kurse kur janë vepra të karakterit penal sigurisht që do të trajtohen nga organet përkatëse”, tha ai.

Gjithashtu Osmani ka thënë se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë për raste të ndryshme, kur kërkohen shkëmbime mendimesh, informacionesh e dokumentacionesh.

“Vetë procesi i auditimit është një proces i pashkëputur, ne në mënyrë të vazhdueshme kemi bashkëpunim me institucionin e Prokurorisë edhe kemi raste të ndryshme kur ato kanë nevojë që të marrin mendime, informata e dokumentacione nga institucioni ynë që ka qenë subjekt i auditimit”, deklaroi Osmani.

Për fund Osmani ka thënë se procesi i auditimit të institucioneve për vitin 2020 pritet të përfundojë më 31 gusht.

“Më datë 31 gusht do të përfundojë i gjithë cikli vjetor i auditimeve mandatore të obligueshme dhe Kuvendi do të ketë në dispozicion raportin përmbledhës përfundimtar për pasqyrat e konsoliduar. Ne besojmë që ky afat përkundër sfidave që kemi për shkak të ndikimit të pandemisë dhe ndryshimeve të shpeshta në Qeveri, ndarja e bashkimi i ministrive gjë që na ka sjellë vështirësi në procesin auditues”, ka përfunduar ai për EO.

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara