Lajmet

Merkel takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Published

on

Gjatë ditës së sotme kancelarja gjermane, Angela Merkel do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në samitin e 5 korrikut synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare.

Takimi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Konferenca e parë u mbajt në 2014 dhe u cilësua si ndër nismat më të rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme.

Procesi konsiderohet edhe si “paradhomë e BE-së”. Por, edhe pas 7 vitesh takime periodike, procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet i bllokuar.

Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia e Veriut. Një nga arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit rajonal rinor. Një histori suksesi deri tani në këtë proces është heqja e ‘roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht, një nismë tjetër e quajtur minishengeni ballkanik, që synon arritjen e katër lirive të njohura në BE është iniciuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, por që kundërshtohet nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Financime të shumta janë dhënë për projekte të përbashkëta të cilat janë realizuar shumë pak. Në 2019, 700 milionë euro janë vënë në dispozicion nga BE për tetë projekte të reja infrastrukturore, ku 180 milionë prej tyre ishin grante. Përfituesi më i madh ishte Maqedonia e Veriut, e cila konsiderohet si “shembull i ndritshëm” për të gjithë rajonin për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Vendet e tjera mbeten prapa thithjes së këtyre investimeve edhe për shkak të kapaciteteve të dobëta projektuese. 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon nga BE u lancuan pak kohë më parë në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, por ky plan sipas tij nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se nuk kemi një treg rajonal, shkruan Euroneës Albania.

Konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit. E ndërsa ky do të jetë takimi i fundit me iniciatoren e këtij Procesi, Angela Merkel e cila në vjeshtë mbyll karrierën e saj politike, pritet të shihet se cili do të jete fati i kësaj nisme.

Vendi

Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.

Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.

“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.

Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.

“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.

Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.

“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.

Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.

Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Vendi

Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës

Published

on

By

Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.

“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  8. Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Continue Reading

Të kërkuara