Sport

Aubameyang kapet duke u stërvitur me Barcelonën

Kjo ende pa u bërë zyrtare nga klubi.

Published

on

Siç është raportuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang së shpejti do të jetë lojtari më i ri i gjigandit katalunas Barcelona.

Nga shumë media kanë qarkulluar foto të ndryshme të Aubameyang duke nënshkruar kontratat e tij me Barcelonën, respektivisht me presidentin Joan Laporta.

Por, ende pa u bërë zyrtare nga Barcelona, një foto është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ku shihet Aubameyang në prapavijë duke u stërvitur me skuadrën e Barcelonës.

Sport

KFF Dukagjini dhe KFV Prishtina ballafaqohen në kuadër të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 17:00, vëmendja e futbollit të vajzave do të përqendrohet në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet KFF Dukagjinit dhe KFV Prishtinës.

Kjo ndeshje, e vlefshme për garën e Kupës së Kosovës, pritet të sjellë një rivalitet të lartë sportiv, duke pasur parasysh synimet e të dyja klubeve për të ecur tutje drejt finales së madhe.

Organizatorët kanë njoftuar se hyrja për këtë ngjarje sportive do të jetë falas, duke u bërë thirrje adhuruesve të futbollit dhe mbështetësve të klubeve që të jenë të pranishëm në tribuna për t’i përkrahur vajzat në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Published

on

By

Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.

Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.

Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.

Continue Reading

Sport

Lista e pagave në MLS për vitin 2026: Messi mbetet i paarritshëm, ja sa fitojnë yjet tjerë

Published

on

By

Major League Soccer (MLS) ka publikuar listën zyrtare të dhjetë futbollistëve më të paguar për sezonin 2026. Siç pritej, lista kryesohet bindshëm nga ylli argjentinas Lionel Messi, por ka edhe emra të rinj që kanë hyrë në “top-listën” e milionerëve të futbollit amerikan.

Dominimi i Messit dhe ndjekësit e tij Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, mbetet lojtari më i paguar në historinë e ligës me një pagë prej 28.3 milionë dollarësh. Diferenca me ndjekësit është e jashtëzakonshme; në vendin e dytë renditet jug-koreani Son Heung-min, i cili përfiton 11.2 milionë dollarë, i ndjekur nga kampioni i botës Rodrigo De Paul me 9.7 milionë.

Përveç emrave të njohur si Emil Forsberg e Riqui Puig, dhjetëshen e mbyll Hany Mukhtar me një pagë prej 5.4 milionë dollarësh në sezon.

 1.Lionel Messi – 28.3 milionë dollarë

2.Son Heung-min – 11.2 milionë dollarë

3.Rodrigo De Paul – 9.7 milion dollarë

4.Hirving Lozano – 9.3 milionë dollarë

5.Miguel Almiron – 7.9 milionë dollarë

6.Emil Forsberg – 6 milionë dollarë

7.Sam Surridge – 5.9 milionë dollarë

8.Riqui Puig – 5.8 milionë dollarë

9.Jonathan Bamba – 5.6 milionë dollarë

10.Hany Mukthar – 5.4 milionë dollarë

 

 

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga: Sulmuesi kosovar kërcënon fronin e Mbappé

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll. Pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse me fanellën e Mallorcës, prizrenasi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 35-të në La Liga, të përzgjedhur nga faqja e specializuar e statistikave, Sofascore.

Muriqi u vlerësua me notën e lartë 8.2 pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Villarrealit, duke u rreshtuar në qendër të sulmit në ekipin ideal të javës. Përfshirja e tij në këtë formacion vjen si dëshmi e formës jetësore që po kalon, ku deri më tani ka shënuar plot 22 gola këtë sezon. Ky rekord e rendit atë si golashënuesin e dytë më të mirë në kampionat, duke qenë vetëm dy gola pas yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili kryeson me 24 realizime.

Në këtë formacion, Muriqi ka në krah edhe bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Zito Luvumbo. Mesfusha e javës dominohet nga emra si Victor Garcia, Alex Baena, Pablo Martinez dhe Antony, ndërsa vlerësimin më të lartë të xhiros e mori portieri Arnau Tenas me notën 8.9.

Renditja e sulmuesit kosovar në majat e futbollit spanjoll konfirmon rëndësinë e tij absolute për Mallorcën, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të referimit në repartin ofensiv të La Ligës për këtë edicion.

 

Continue Reading

Të kërkuara