Aktualitet

ATK shënon 23-vjetorin e themelimit

ATK ka arritur që nga viti 2000 deri në dhjetor 2022 të inkasoj gjithsejtë 6 miliard e 506 milion euro tatime.

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 23 vjetorin e themelimit të saj, përvjetor ky i cili institucionin e gjen në pozicionin më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e progresit të ATK-së, janë digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, profesionalizimi i stafit, transaparenca, llogaridhënia, reformat në mbledhjen e borxheve, rimbursimet tatimore, rritja e partneritetet me qytetarët, reformat në strukturimin e stafit etj.

Si rezultat i një përkushtimi të vazhdueshëm nga stafi dhe mbështetja nga institucionet ndërkombëtare, ATK ka arritur që nga viti 2000 deri në dhjetor 2022 të inkasoj gjithsejtë 6 miliard e 506 milion euro tatime, dhe 2 miliard e 425 milion euro kontribute pensionale, gjithsej mbledhje e të hyrave prej 8 miliard e 931 milion euro, apo afër 9 miliard euro të mbledhura tatime dhe kontribute pensionale.

Referuar vetëm periudhës janar-dhjetor 2022 janë inkasuar 723.9 milion euro tatime, që janë të hyra rekorde duke ditur sfidat që kemi pasur përpara. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje për 126.2 milion euro apo 21.1 %, ndërsa në krahasim me planin e rishikuar kemi rritje për 12.3 milion euro apo 1.7%. Kontributet pensionale janë në shumën 237.5 milion euro. Pra totali tatime dhe kontribute të mbledhura janë 961.4 milion euro.

Të gjitha këto të arritura nuk do të ishin të mundura pa bashkëpunimin e ndërsjellë edhe me institucionet e tjera: Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Doganat, Policinë e Kosovës, ARBK, Trust-i, Bankat, Odat Ekonomike, Shoqatat e kontabilitetit, e Donatorët.

Administrata Tatimore e Kosovës gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që për 23 vite kanë kontribuar në rritjen e buxhetit të shtetit, në të njëjtën kohë iu bënë thirrje që t’i kryejnë obligimet tatimore me kohë dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e zhvillimit të shtetit tonë, thuhet në komunikatë.

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe temperatura deri në 36 gradë

Published

on

By

Dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 30 deri në 36°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. /E.A/

Continue Reading

lajme

Protestë sot në Prishtinë: Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Pas dy rasteve të rënda të vrasjeve të grave brenda pak ditësh në Malishevë dhe Prizren, sot në Prishtinë do të mbahet një protestë me thirrjen që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët të mblidhen në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, për të kundërshtuar femicidin dhe neglizhencën institucionale.

Organizimi ka katër kërkesa kryesore:

  1. Trajtim të sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç të sigurisë publike; Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale
  2. Mirëfinancim të politikave sociale të mirëqenies që zbusin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë të kurthuara në dhunë;
  3. Kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale;
  4. Edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.

Thirrja për protestë vjen pas dy ngjarjeve tragjike që kanë tronditur opinionin. Të dielën, një 25-vjeçare shtatzënë u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Malishevë, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuari kryesor, ndërroi jetë dje nga plagët që kishte marrë. Vetëm tri ditë më vonë, të mërkurën, një 81-vjeçar në Prizren u arrestua nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij 80-vjeçare pas ushtrimit të dhunës fizike.

Statistikat zyrtare tregojnë një realitet të zymtë — nga viti 2010 e deri më sot, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra, duke e bërë dhunën me bazë gjinore një ndër problemet më kritike në vend. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

DONJETA SADIKU SHPALLËT KAMPIONE, MPOSHT SERBEN NË FINALEN E TARANTO 2026

Published

on

By

Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, ndërsa kundërshtarja u tërhoq që në minutat e para të duelit.

Kështu, Sadiku e mbyll me medaljen e artë aventurën e saj në Taranto, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Një triumf i veçantë për boksieren kosovare, e cila edhe një herë dëshmoi nivelin e saj dhe u ngjit në podiumin më të lartë.

DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT!

Foto: RTK

D.L

Continue Reading

Lajmet

MASH miraton katalogun e teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet për prindërit përfitues

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore dhe ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet financiare në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve për nxënësit e klasave 1–9, për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas MASh-it, aplikimi për subvencionim ka nisur më 27 korrik përmes platformës eKosova. Aplikimet janë verifikuar fillimisht nga koordinatorët e autorizuar nëpër shkolla dhe më pas nga komisioni përkatës i ministrisë, ndërsa lista përfundimtare e përfituesve i është përcjellë Ministrisë së Financave për realizimin e pagesave.

Pas negociatave me shtëpitë botuese, ministria ka përcaktuar edhe çmimet finale të teksteve shkollore. Këto çmime janë të përfshira në katalogun zyrtar dhe janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes.

Vlera e subvencionimit për tekstet shkollore në gjuhën shqipe është:

  • Klasat 1 dhe 2 – 60 euro
  • Klasa 3 – 65 euro
  • Klasa 4 – 70 euro
  • Klasa 5 – 80 euro
  • Klasat 6 dhe 7 – 90 euro
  • Klasat 8 dhe 9 – 100 euro

Me miratimin e katalogut, prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të nisin blerjen e teksteve shkollore.

MASh u ka bërë thirrje prindërve që gjatë blerjes të kontrollojnë nëse tekstet po shiten me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar.

Ndërkohë, Inspektorati i Arsimit ka nisur monitorimin e pikave të shitjes për të verifikuar respektimin e çmimeve, ndërsa pas fillimit të vitit shkollor do të kryhen kontrolle edhe në shkolla për të parë nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që hasin mospërputhje mes çmimeve të katalogut dhe atyre në pikat e shitjes mund ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të MASh-it: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005.

Ministria ka bërë të ditur se sistemi në eKosova mbetet i hapur edhe për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe do të regjistrohen në afatin e dytë, si dhe për prindërit e nxënësve të niveleve të tjera që ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara