Lajmet

Atiq: Demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi

Published

on

Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiq gjatë takimit me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e kësaj komune tha se interesimi i qytetarëve për të marr pjesë është shumë i madh.

Atiq ka përmendur punët që kanë kryer në këtë komunë brenda mandatit të tij, derisa tha se demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi.

“Demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi edhe për mu si kryetar komune edhe si premtim elektoral që e kam pas por edhe për ekipin me të cilën punojmë bashkë më shumë se 1 vjet. Sa i përket temës së qarkullimit të lëvizjes së lirë jemi të hapur me diskutu me juve dhe me ju dëgju brengat e kritikat aty ku ju i cilësoni si të rëndësishme dhe me ju përgjigj çkado që keni nevojë”, tha ai.

Për një vit qeverisje, Atiq tha se qytetarët që i janë qasur komunës janë munduar që me kapacitetet që i kanë t’iu dalin ballë për tua zgjidhur problemet.

“Jam krenar me deklaru se takime me gjithë qytetarët pa dallim kemi çdo të 2-tën 3 ditë. E kemi parasysh që kemi shumë punë që duhet me u kry, mirëpo kemi të bëjmë me një komunë politikisht komplekse kështu që duhet me punu edhe punët që po i kryejmë me hapa tepër të kujdesshëm dhe mirë të llogaritura mos me shkaktu tensione ose pakënaqësi te qytetarët shumicë të kësaj pjese të komunitetit serb. Nëse duhet me cek prej punëve që janë tu u kry jemi shumë krenar që kemi mujt Komunën e Mitrovicës me transformu në kuptimin e transparencës llogaridhënies e një farë mënyre me hap për qytetarë. Statistikisht mbi 90 për qind të qytetarëve që kanë brenga në mënyrë jo formale dhe formale të cilët kanë ardh dhe na janë qasur neve muj me than që një përqindje tepër të lartë i kemi taku dhe jemi mundu me kapacitete ton me i dal ballë e me ua zgjedh ato probleme”, tha Atiq.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara