Lajmet

Astrazeneca e pranuar në 119 shtete, e dyta është Pfizer dhe e treta Sputnik V!

Vaksina e Sinovac përdoret në 30 vende.

Published

on

Prestigjiozja britanike The Economist ka bërë një renditje të vaksinave që janë pranuar më shumë deri më tani nga shtete të ndryshme të botës për përdorim.  

AstraZeneca është momentalisht vaksina më e pranuar me 119 shtete në botë që e përdorin këtë vaksinë dhe kanë autorizuar përdorimin e saj. Ajo ndiqet nga vaksina Pfizer-BioNTech dhe e treta është ajo ruse Sputnik V. Vaksina, e cila është përdorur më shumë në Shqipëri, SinoVac renditet e teta, me rreth 30 vende që e kanë pranuar.

Kjo renditje merr rëndësi kur vjen puna sidomos tek turizmi.  Në vitin 2020 udhëtimet e turizmit ndërkombëtar ranë me 74% krahasuar me 2019, në vetëm 380 milion. Në muajt e fundit udhëtimi ndërkombëtar ka filluar të rimëkëmbet. Me 3.7 miliardë doza vaksine të administruara në të gjithë botën, shumë njerëz po përpiqen të paketojnë bagazhet për të vizituar një vend të huaj, por jo çdo antitrup i fituar nga vaksina automatikisht ju lejon të dilni jashtë shtetit.

Shumë vende të botës kanë kufizimet e tyre kur vjen puna tek vaksinat që njohin dhe tek të cilat lejojnë udhëtarët të hyjnë në kufijtë e vendeve të tyre.

Debatin së fundmi e ka ndezur Bashkimi Europian, e cila ka dhënë njoftimin se të gjithë personat që kanë kryer vaksinën indiane “CoviShield” nuk do të pranohen në Union edhe pse shkencëtarët thonë që është e të njëjtës cilësi me AstraZencan. Në këtë mënyrë rregullatori evropian i barnave nuk lejon udhëtarët indianë në kufijtë e saj.

Shpesh është folur se si vaksinat kundër COVID-19 janë kthyer në një armë gjeopolitike ndaj shteteve të mëdha të botës që duan të shtrijnë influencën e tyre. Nëse do të bënim një renditje të shteteve me vaksinën më të pranuar ato do të ishin, Anglia, Amerika, Gjermania dhe pesëçen e mbyll Rusia dhe Kina.

Vaksinat e pranuara

Astrazeneca                       119 shtete

Pfizer-BioNtech                 89 shtete

Sputnik V                            65 shtete

Sinopharm                         56 shtete

Moderna                              53 shtete

Johnson&Johsnon           48 shtete

Covishield                           35 shtete

Sinovac                                 30 shtete

Covaxin                                10 shtete

CanSinoBio                            5 shtete

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara