Lajmet

Asociacioni i Komunave kërkon të hiqet ora policore më 17 tetor

Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online tha se ka shumë argumente për heqje të orës policore.

Published

on

Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga 17 tetori, dita kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online tha se ka shumë argumente për heqje të orës policore.

Meqenëse 17 tetori është dita e zgjedhjeve komunale, ai thotë se një numër i madh i komisionerëve do të punojnë deri në orët e vona. Derisa ka përmendur që shumë prej komunave do të fitohen pa balotazh, e që sipas tij, në ato komuna mund të ketë edhe festë.

Ibrahimi po thekson se nuk duhet të provokohet situata, që po e konsideron të nevojshëm heqjen e kufizimit të lëvizjes.

“Kryetarët e Komunave kërkojnë që nga data 17 tetor, kur është dita e zgjedhjeve lokale të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes, janë disa argumente se përse duhet të bëhet një veprim i tillë, dhe gjatë asaj dite dhe gjatë asaj nate do të kemi një numër të madh të vëzhguesve, por edhe komisionerevë që do të lëvizin, por të cilët do të qëndrojnë deri në orët e vona, të mbrëmjes, argumenti tjetër është se në disa komuna pritet që kryetarët të fitojnë pa balotazh dhe në ato komuna mund të ketë festa dhe për këtë arsye në mënyrë që mos të provokohet situata pas orës 22:00 është një argument plotësues që të hiqet kufizimi i lëvizjes dhe një kërkesë tjetër e AKK-së që është parashtruar edhe më herët se nëse një person që lëviz veten që mos ta bart maskën”, deklaroi ai.

Ibrahimi shton se heqja e kufizimit të lëvizjes, të vazhdojë edhe pas datës 17 tetor, derisa tha se brenda 2-3 ditëve kërkesa e tyre do të merret parasysh.

Sipas tij, nuk duhet që të të prishet sharmi i demokracisë lokale sepse Kosova konsiderohet se ka arritur një pjekuri sa i përket organizmit të zgjedhjeve.

“Kërkesa është që të fillohet largimi i orës policore që nga 17 tetori, duhet të merret në konsideratë se që nga viti 2000, këto zgjedhje kanë qenë si festë dhe është hera e parë që kemi një kufizim të tillë, në ditën e zgjedhjeve lokale dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e nivelit qendror sepse ka mundësi që në komuna të ketë festë gjatë asaj nate dhe mos të prishet sharmi i demokracisë lokale sepse Kosova konsiderohet se ka arritur një pjekuri sa i përket organizmit të zgjedhjeve e sidomos atyre lokale”, deklaroi ai.

Të njëjtën kërkesë për heqje të kufizimit të lëvizjes e ka edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara