Lajmet

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajmet

35 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Published

on

Janë bërë 35 vjet nga nata e 8 dhjetorit 1990, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës.

Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ku marshimi i tyre ndaloi mes qytetit dhe bulevardit të Tiranës me radhët e tyre që turma kishte mbërritur deri në një mijë persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin deri në mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KQZ: 1181 kandidatë ia mësyjnë garës për 120 ulëse në Kuvend

Published

on

Në mesnatë është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të subjekteve politike me kandidatët e tyre për deputetë në garën zgjedhore të datës 28 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se të gjitha subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

“Në garën zgjedhore marrin pjesë: LDK-ja me 110 kandidatë, PDK 110 kandidatë, Lista Serbe 33, KDTP 16 kandidatë, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës 53, Nova Demokratska Stranka 40, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12, Partia Liberale Egjiptiane 74, Socialdemokratska Unija (SDU) 35, Jedinstvena GOranska Partija 23, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 40, AAK 110, Nisma Socialdemokrate 110, Kosovaki Nevi Romani Partia 11, Fjala 20, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 14, Kosovski Savez 10, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 44, Lëvizja Vetëvendosje 110, PAI-PDAK-LPB 90, Koalicioni Vakat 43, PSA 62, Iniciativa Qytetare për Kosovës 10 kandidatë dhe Nedzmedin Sejdilar, si kandidat i pavarur”, tha Elezi.

Gjithsej në garë për legjislaturën numër dhjetë në Kosovën e pasluftës janë 1 mijë e 181 kandidatë./S.K/KP/KQZ

Continue Reading

Lajmet

​Tërmeti me fuqi 4.6 ballë goditi Turqinë lindore

Published

on

Një tërmet me magnitudë 4.6 sipas shkallës Rihter goditi mbrëmë distriktin Tusba të provincës Van në Turqinë lindore.

Tërmeti ndodhi në orën 22:17 sipas kohës lokale, me epiqendrën e tij të vendosur në Tusba, një nga distriktet qendrore të Van, raportojnë mediat turke.

Shkalla e magnitudës 4.6 tregon një tërmet të lehtë deri në mesatar që mund të ndihet nga njerëzit brenda dhe mund të shkaktojë dridhje të lehtë të objekteve.

Van ndodhet në një nga rajonet më aktive sizmike të Turqisë, e pozicionuar përgjatë sistemeve komplekse të çarjeve të Anadollit lindor ku bashkohen pllakat tektonike arabe dhe euroaziatike. Zona përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik për shkak të vendndodhjes brenda brezit të tërmeteve Alpine-Himalaje.

Provinca ka përjetuar tërmete të konsiderueshme gjatë gjithë historisë. Pozicioni gjeologjik i rajonit e bën atë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngjarjeve sizmike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Peja e fiton derbin ndaj Yllit, kurse Vëllaznimi ndaj Trepçës

Published

on

Palestrat sportive “Shani Nushi” në Gjakovë dhe “Karagaq” në Pejë ishin arenat e dy superndeshjeve basketbollistike që u zhvilluan dhe transmetuan drejtpërdrejtë në kanalet sportive.

Vëmendja kryesore ishte edhe në përballjen mes Yllit dhe Pejës.

Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit Superligës. ndeshje kjo që u zhvillua në orën 19:30.

Përballja që u zhvillua në ‘Karagaçi’ ishte emocionuese, por në momentet vendimtare pejanët ishin më të mirë duke u rikthyer te fitoret.

Golden Eagle Ylli numëron dy fitore e shtatë humbje, ndërsa GO+ Peja shtatë fitore e dy humbje.

Gjithashtu, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Trepça që ishte mysafire e Vëllaznimit humbi me një rezultat shumë të ngushtë 83-85,  ndeshje kjo që u zhvillua në orën 17:00./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara