Sport

​Asllani: Inzaghi më kërkoi që të futem dhe ta ndryshojë lojën

Published

on

Kristjan Asllani luajti vetëm 15 minuta në fitoren e Interit me rezultat 1-0 ndaj Romës, por ai la shenjën e tij duke qenë protagonist në aksionin e golit të realizuar nga Marcus Thuram.

Një pasim fenomenal i reprezentuesit shqiptar drejt Dimarcos bëri që italiani pastaj të pasonte tek sulmuesi francez për golin që pati vlerën e tri pikëve.

Pas ndeshjes, ai falënderoi trajnerin Simone Inzaghi për besimin e dhënë, por edhe turkun Hakan Calhanoglu për të cilin thotë se po e ndihmon shumë që të rritet.

“Falënderoj trajnerin për mundësitë që më jep. Dua të vazhdoj të punoj shumë. Ai më kërkoi të bëja skuadrën të kthehej. Jam me fat që punoj me Calhanoglu. E shoh dhe e admiroj, ai është një nga më të mirët në botë. Ai më thotë se thotë se po përmirësohem në fazën e mbrojtjes dhe është e vërtetë”, ka thënë Asllani.

Ai më tutje foli edhe për pasimin fantastik drejt Dimarcos.

“Pasimi për Dimarcon? Më pëlqen të ndryshoj lojën, pastaj ata e bënë punën e tyre për mrekulli. Të gjithë duam të luajmë, por kemi një mesfushë të fortë. A isha afër largimit në verë? Kishte një gjysmë mundësie para fillimit të kampionatit, por unë fola me klubin dhe ndjeva besimin, kështu që mendova se ishte e drejtë të qëndroja. Jam i lumtur që luaj me këta djem. Lojërat me Shqipërinë po më ndihmojnë. Lukaku? Nuk folëm për gjatë javës, ai bëri zgjedhjet e tij dhe ne e respektojmë këtë”, tha në fund Kristjan Asllani.

Sport

Serbia shmangu përballjen me Kosovën në 3×3, Çoviq e konfirmon

Published

on

By

Sportistët e Kosovës janë përballur në disa raste me përfaqësuesit e Serbisë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Një tjetër përballje mes dy vendeve ishte paraparë të zhvillohej edhe në basketbollin 3×3 në konkurrencën e meshkujve, por ajo nuk u realizua.

Ekipi i Serbisë në basketbollin 3×3 nuk u paraqit në Lojërat Mesdhetare, ndërsa tashmë është bërë e qartë se një nga arsyet ishte shmangia e përballjes me Kosovën. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Nebojsha Çoviq.

Çoviq, i cili është i njohur edhe për angazhimin e tij politik dhe qëndrimet kundër Kosovës, ka deklaruar se Serbia nuk kishte pranuar të luante ndaj Kosovës.

Kosova dhe Serbia ishin shortuar në të njëjtin grup në basketbollin 3×3, së bashku me Turqinë dhe Portugalinë. Megjithatë, Serbia nuk garoi fare, ndërsa nga grupi në fazën tjetër avancuan Turqia dhe Portugalia. Kosova, ndërkohë, i humbi të dyja ndeshjet e zhvilluara.

Sipas Çoviqit, Kosova dhe Serbia nuk është dashur të vendosen në të njëjtin grup. Ai pretendon se Federata e Basketbollit të Serbisë, Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Serbisë kishin paralajmëruar më herët se përballjet mes dy vendeve nuk duhej të ndodhnin.

“Që më 2 qershor, si Federatë e Basketbollit të Serbisë, si Ministri e Sportit dhe Komiteti Olimpik, kemi paralajmëruar se situata në Lojërat Mesdhetare nuk është në përputhje me qëndrimet e FIBA-s. FIBA ka një vendim që, kur ekziston mundësia që të takohen Serbia dhe Kosova, të bëhet short i dirigjuar. Kjo nuk është bërë”, ka thënë Çoviq në një program të “Radio Beogradit”.

Ai ka shtuar se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe se për këtë arsye nuk kishte pranuar të luante ndaj saj.

Në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kosova është përballur me Serbinë edhe në sporte të tjera, përfshirë taekwondonë, pingpongun dhe xhudonë. Në pingpong, përballja ka ndodhur edhe në konkurrencën ekipore, përkatësisht në çiftet miks.

Në basketbollin ndërkombëtar, jashtë kuadrit të Lojërave Mesdhetare, përballjet Kosovë–Serbi nuk lejohen. E njëjta praktikë aplikohet edhe në futboll dhe hendboll, ku shorti modifikohet kur ekziston mundësia që dy përfaqësueset të përballen. Përballjet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ato mes klubeve të të dyja vendeve, evitohen për arsye sigurie.

Në aspektin sportiv, Kosova nuk arriti rezultate të mira në basketbollin 3×3 në “Taranto 2026”, duke i humbur të gjitha ndeshjet në të dyja konkurrencat. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori pikërisht një ndeshje që nuk u zhvillua, ajo që ishte paraparë mes Kosovës dhe Serbisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Islam Selmani në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Published

on

By

Islam Selmani ka shënuar dy fitore të rëndësishme dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të garave të karatesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Karateisti ynë triumfoi ndaj garuesve Sami Tas nga Franca dhe Andreas Gavriel nga Qiproja, duke siguruar kështu një vend në katër më të mirët.

Edhe një fitore e ndan Islamin nga medalja.

D.L

Continue Reading

Sport

Qëndresa Ibrahimi mbetet pa medalje në Taranto 2026

Published

on

By

Karateistja e Kosovës, Qëndresa Ibrahimi, ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Ibrahimi pësoi 4:2 nga karateistja e Bosnjë-Hercegovinës, Nejra Sipoviq.

Rrugëtimin në këtë garë, Qëndresa e nisi me fitore 5:2 ndaj turkes Zumra Im. Në gjysmëfinale, ajo u mposht 9:1 nga marokenia Chaimae Elhayti, duke kaluar më pas në luftën për medaljen e bronztë.

Ndërkohë, karateistja tjetër kosovare, Albulenë Gërvalla, u eliminua në luftën e parë në kategorinë deri në 50 kilogramë. Ajo pësoi 3:1 nga turkja Hiranur Temizel.

Kosova do të ketë edhe karateistë të tjerë në garë gjatë ditës së sotme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

D.L

Continue Reading

Sport

Pajaziti asiston në fitoren e Hajdukut, Brruti realizoi por goli iu anulua

Published

on

By

Adrion Pajaziti ka dhënë kontribut në fitoren e Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

Hajduku triumfoi të hënën mbrëma në shtëpi me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të elitës së futbollit kroat.

Pajaziti asistoi në golin e dytë të Hajdukut, i cili u realizua në minutën e 55-të. Për mesfushorin 23-vjeçar ky ishte asistimi i dytë këtë sezon.

Pajaziti e kompletoi ndeshjen, ashtu si edhe Ron Raçi, ndërsa Etnik Brruti u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të.

Brruti arriti të shënonte në minutën e 91-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Te Lokomotiva, në pjesën e parë luajti Dominik Thaqi, ndërsa Dardan Morina u inkuadrua në minutën e 82-të.

Feta Fetai e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë.
D.L

Continue Reading

Të kërkuara