Aktualitet

ASK publikon statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve për vitin 2020

Sipas tyre, gjatë 2020-ës janë regjistruar afër 29 mijë lindje, ndërsa kanë vdekur rreth 13 mijë persona.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpunuar dhe publikuar të dhënat vjetore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për vitin 2020, për herë të parë duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas këtyre të dhënave, gjatë 2020-ës janë regjistruar afër 29 mijë lindje, ndërsa kanë vdekur rreth 13 mijë persona.

Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha rastet e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve, brenda dhe jashtë Kosovës, që kanë ndodhur gjatë vitit 2020, raporton KP, transmeton UBT News.

Në vitin 2020 janë regjistruar 28 mijë e 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 mijë e 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 340 ishin meshkuj ose 51.8 përqind, dhe 10 mijë e 567 ishin femra ose 48.2 përqind.

Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 514 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, 12 mijë e 987 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, nga të cilat 7 mijë e 222 ose 55.6 përqind të rasteve ishin meshkuj dhe 5 mijë e 765 ose 44.4 përqind të rasteve ishin femra.

Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, qifte të kurorëzuara të ndodhura në Kosovë ishin 13 mijë e 463, ku mosha mesatare e të martuarve ishte 29 vjeçare.

Në vitin 2020 janë regjistruar 1 mijë e 614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë: për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile. 

Vendi

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara