Lajmet

ASK: Numri i përfituesve nga skema për veteranët e luftës në rënie

Kështu njofton ASK-ja.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se ka rënë numri i përfituesve nga skema e pensioneve invalidore në korrik të vitit 2023, krahasuar me periudhën korrik të vitit 2022.

“Në muajin korrik 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20 937 familje me gjithsej 82 621 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 25 088 familje me gjithsej 98 832 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4 151 ose 16,5%”, njofton ASK-ja.

Në muajin korrik 2023 krahasuar me muajin korrik 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-20,6%); skema për pensionet e Trepçës (-18,2%); skema për pensionet familjare (-8,9%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-3,1%); skema e pensioneve bazike të moshës (-2,0%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,7%); skema për veteranët e luftës(-0.2%).

“Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,8%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (10,6%);skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (7,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (5,3%);skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,9%);skema e kompensimeve për personat e verbër (4,3%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)(3,4%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Lajmet

​Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit në Uashington

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit ajror tragjik që ndodhi të enjten pranë Uashingtonit, D.C.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara për të kërkuar njerëzit e tjerë.

Continue Reading

Lajmet

Lindi fëmijë gjatë vuajtjes së dënimit, Presidentja fal të dënuarën

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se për shkaqe humanitare ia ka falur një të dënuares pjesën e mbetur të dënimit. 

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Presidenca.

Në njoftim thuhet se e para e shtetit, bazuar në kompetencat e saj, për shkaqe humanitare e ka nënshkruar dekretin për faljen e A. C.

“Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për ‘Rrezikim të Trafikut Publik’, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti. Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjykata Themelore në Ferizaj, e pati dënuar me 18 muaj burgim efektiv, të akuzuarën për rrezikim të trafikut publik, ku si pasojë e këtij aksidenti kishin humbur jetën dy shoqet e saj, E.I dhe E.M. Ajo e pati pranuar fajësinë.

 

Continue Reading

Bota

Organizata xhihadiste Al-Kaeda njofton shpërbërjen

Published

on

Organizata xhihadiste Khuras al-Din, dega siriane e Al-Kaedës, shpalli sot shpërbërjen përmes një njoftimi në internet, duke e lidhur këtë vendim me rënien e regjimit të Bashar al-Asad në Siri. Ky grup, i cili është përfshirë në listën amerikane të “organizatave terroriste”, tha se vendimi për shpërbërjen u mor nga komanda e përgjithshme e Al-Kaedës.

Khuras al-Din, që u krijua në shkurt të vitit 2018, u shpall për herë të parë si “dega e Al-Kaedës në Siri”. Ky grup ka vepruar kryesisht në zonat malore të Sirisë veriperëndimore, një bastion i rebelëve. Ai ka përfshirë xhihadistë sirianë dhe të huaj dhe ka pasur një ndikim të dukshëm në luftën civile siriane. Shpërbërja e këtij grupi është e lidhur me zhvillimet e fundit në Siri, veçanërisht me rënien e regjimit të Asadit më 8 dhjetor, dhe me rritjen e fuqisë të grupit rival Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili ka marrë kontrollin mbi Damasakun dhe pjesë të tjera të vendit.

Khuras al-Din njoftoi shpërbërjen për të shmangur përfshirjen në një konflikt të armatosur me HTS, pasi ky i fundit ka një ndikim shumë më të madh dhe mund të shkaktonte tensione të mëdha brenda grupeve të armatosura. Po ashtu, autoritetet e reja siriane kanë shprehur dëshirën për të shpërbërë të gjitha grupet e armatosura, duke përfshirë edhe grupet xhihadiste.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është që Al-Kaeda nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me udhëheqjen e saj pas vdekjes së liderit Ayman al-Zawahiri në vitin 2022, çka krijon një vakum të mundshëm në komandë, duke e bërë më të paqëndrueshme situatën brenda grupeve të lidhura me Al-Kaedën.

Në një zhvillim tjetër, në gusht të vitit të kaluar, forcat e armatosura amerikane njoftuan se kishin vrarë një zyrtar të lartë të Khuras al-Din, Abu Abdul Rahman al-Maki, i cili akuzohej për veprime terroriste në Siri. Kjo tregon se SHBA ka vazhduar luftën kundër grupimeve që konsiderohen si kërcënim për sigurinë globale, duke e bërë këtë një zhvillim të rëndësishëm për të kuptuar dinamikat e luftës në Siri dhe rajon./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​IPK pranoi sot një automjet donacion nga EULEX-i

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës sot pranoi si donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ceremonia e dorëzimit sipas njoftimit për media u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku Kryeshefi Ekzekutiv Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga Giovanni Galzignato, shef i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.

“Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Kryeshefi Hodaj dhe Shefi i Shtyllës së Monitorimit z. Galzignato, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it. Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon Misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase”, thuhet në njoftim

Continue Reading

Të kërkuara