Lajmet

ASK: Në muajin shkurt kishte 2673 lindje e 1509 vdekje

Published

on

Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, (ASK), publikoi sot të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet dhe Vdekjet për muajin shkurt 2021.   

Sipas ASK, në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2 673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.//UBTNEWS

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1 509 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin shkurt me muajin janar 2021 është një rënie për (-11.96%). Prej vdekjeve të regjistruara 840 raste janë meshkuj dhe 669 raste janë femra.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-këshilltari i NATO-s vazhdon dëshminë në Hagë

Published

on

E përditësuar:

07:50

Në Gjykatën Speciale në Hagë kjo javë nisi me ish-këshilltarin e NATO-s John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dita e dytë vazhdon po ashtu me dëshminë e tij para trupit gjykues, e cila pritet të fillojë nga ora 09:45, sipas orës tonë lokale.

Siç kishte dëshmuar ish-diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams. Duncan, si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./S.K/EO/

 

Continue Reading

Aktualitet

​Macron: Franca e fokusuar tek zgjidhja paqësore me dy shtete në Lindjen e Mesme

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron riafirmoi thirrjen për zgjidhje paqësore me dy shtete teksa edhe zyrtarisht kanë deklaruar njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ajo që dëshiron Franca janë dy shtete që jetojnë në paqe krah për krah: një shtet i Izraelit që njeh një shtet të Palestinës, një shtet i Palestinës që njeh një shtet të Izraelit”, tha Macron në një video në X.

Ai vuri në dukje dhimbjn, vuajtjen dhe shqetësimin e të gjithë njerëzve në Rripin e Gazës dhe atyre që jetojnë nën bombardimet pa qasje në ndihmë humanitare.

Thellë-thellë, të gjitha jetët janë të barabarta. Dhe pas gjithë kësaj, ne kemi vjedhur jetë, kemi marrë jetë, njerëz që vuajnë. Dhe ajo që duam, ajo që dëshiron Franca, është paqja”, tha Macron.

Ministria e Jashtme palestineze e mirëpriti njohjen nga Franca, duke e cilësuar si një hap historik dhe të guximshëm që mbështet përpjekjet për arritjen e paqes dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete./S.K/KP/ATSh

 

Continue Reading

Aktualitet

​BSH: Përfshirja financiare e popullsisë në Shqipëri arrin në rreth 80 %

Published

on

Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme me ritme dyshifrore. Kjo duke reflektuar qartë efektet pozitive të digjitalizimit të sektorit financiar dhe masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut bankar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016 çka tregon për një rritje më shumë se pesëfish brenda tetë viteve.

Ky progres dëshmon ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve shqiptarë, që po zgjedhin gjithnjë e më tepër zgjidhjet digjitale për kryerjen e pagesave të përditshme, duke reflektuar një rritje në sigurinë e teknologjive financiare.

BSH-ja bën të ditur se përfshirja financiare e popullsisë arrin në gati 80%, një nga nivelet më të larta në rajon.

Një tjetër tregues pozitiv është rritja e përfshirjes financiare, e matur si përqindja e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare.

Kjo përqindje ka arritur në 78% në vitin 2024, nga vetëm rreth 40% në vitin 2017.

“Rritja e pagesave digjitale dhe përfshirjes financiare: Ndihmon formalizimin e ekonomisë dhe ul përdorimin e cash-it, përmirëson transparencën financiare dhe lufton evazionin fiskal, rrit efikasitetin në tregtinë e brendshme dhe ndërkombëtare dhe mbështet objektivat strategjikë të integrimit europian”, shkruan ATSh./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

​MKRS për Enver Petrovcin: Ai ishte më shumë se një emër i skenës sonë

Published

on

Ministria e Kulturës ka reaguar me rastin e vdekjes së aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci duke e vlerësuar figurën se Petrovcit si një emër të madh të skenës sonë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të shquar, Enver Petrovci. Ai ishte më shumë se një emër i madh i skenës sonë: ishte zëri, fytyra dhe shpirti i shumë roleve që shënjuan teatrin, filmin dhe kujtesën kulturore të vendit tonë. Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me artin dhe publikun. Përmes talentit të pashtershëm, ai i dhuroi gjeneratave të tëra emocione, reflektim dhe dashuri për kulturën”, thuhet në telegram ngushëllimin e MKRS-së.

Sipas kësaj ministrie, aktori Enver Petrovci ka lënë pas një trashëgimi që do të frymëzojë përherë.

“Në emër të Ministrisë së Kulturës, dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Petrovci, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik. Kujtimi për të dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla përjetësisht. Qoftë i përjetshëm kujtimi të”, thuhet në telegram.

Enver Petrovci ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara