Aktualitet

Asistenca sociale shpërndahet nga nesër

Published

on

Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se Asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare.Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftimin e MPMS-së./UBTNews

Bota

​Pesë të vrarë në tregun e Bangkokut

Published

on

Pesë persona u vranë në një të shtënë masive në një treg ushqimor në Bangkok, ku i dyshuari për sulmin në tregun e pemëve dhe ushqimeve të detit Or Tor Kor i mori jetën edhe vetes, konfirmoi policia në kryeqytetin e Tajlandës, raporton BBC.

Katër nga të vrarët ishin roje sigurie dhe i pesti punonte në treg. Dy shitës të tjerë të tregut u plagosën, tha policia.

Togeri i policisë Siam Boonsom u tha mediave lokale se personi i armatosur ishte tajlandez dhe se kishte pasur mosmarrëveshje me rojet e sigurisë së tregut më parë.

Ai tha gjithashtu se të shtënat nuk kishin lidhje me konfliktin e vazhdueshëm të Tajlandës me Kamboxhian.

Tajlanda ka parë disa incidente vdekjeprurëse vitet e fundit, vitin 2023, një djalë 14-vjeçar vrau dy persona dhe plagosi pesë të tjerë në qendër të Bangkokut.

 

Continue Reading

Bota

OKB paralajmëron për ditë të rëndësishme për ndihmën humanitare në Gazë

Published

on

By

Shefi i ndihmës së OKB-së, Tom Fletcher, tha se ditët e ardhshme janë të rëndësishme, pasi pauza ushtarake e Izraelit në disa pjesë të Gazës mund të zgjasë “një javë ose më shumë”.

Pauza ditore 10-orëshe vjen pasi agjencitë e ndihmës paralajmëruan për urinë masive në të gjithë Rripin e Gazës.

Tom Fletcher, i pyetur se sa do të zgjasë pauza humanitare për të lejuar më shumë ndihmë, tha se ka dëgjuar “nga ekipi në terren” se pauzat do të zgjasin “një javë a më shumë”, gjë që ai tha se është “qartësisht e pamjaftueshme”, raporton BBC.

Nevojitet një periudhë e qëndrueshme javësh ose muajsh për të ndaluar urinë, tha ai, dhe në fund të fundit nevojitet një armëpushim.

Të dielën, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kequshqyerja ka arritur “nivele alarmante”.

OKB-ja ka mirëpritur masat e reja të ndihmës, por tha gjithashtu se veprimi duhet të “vazhdojë” – dhe se “nuk duhet të ketë më sulme ndaj njerëzve që mblidhen për ushqim”.

Disa ndihma u hodhën në Gazë nga ajri gjatë fundjavës por, ishte një pjesë shumë e vogël e nevojave ditore të banorëve të Gazës.

Të dielën, IDF njoftoi se do të zbatonte pauza ditore 10-orëshe në operacionet e saj ushtarake në të gjithë Gazën për të “përmirësuar përgjigjen humanitare”.

Aktiviteti ushtarak do të ndërpritet në tre zona të populluara të Gazës – zona El-Mawasi, Deir al-Balah qendror dhe Qyteti i Gazës veriore – për të lejuar OKB-në dhe organizatat e tjera të shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për njerëzit “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Ushtria izraelite tha se do të “vazhdojë të mbështesë përpjekjet humanitare së bashku me operacionet ofensive kundër organizatave terroriste në Rripin e Gazës, me qëllim mbrojtjen e civilëve izraelitë”.

Continue Reading

Aktualitet

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë për dhunim seksual gjatë luftës. Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk jnë përfshirë në këtë aktakuzë

Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.

Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet. Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.

Continue Reading

Aktualitet

​Vuçiq: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, ministri Staroviq foli pa kujdes

Published

on

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi nuk do ta ndryshojnë politikën shtetërore, e cila sipas tij bazohet në parime.

“E shqyrtuam këtë tri vjet e gjysmë më parë kur po merrnim një vendim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, unë personalisht shkrova tekstin e tij. Ne do të vazhdojmë me politikën tonë parimore të një shteti të pavarur dhe sovran”, tha Vuçiq në Batajnicë.

Ai tha se ministri për Integrimin Evropian Nemanja Staroviq “sigurisht foli pa kujdes” kur dha një intervistë për agjencinë austriake APA ku përmendi Kosovën dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiq u shpreh se i vinte keq që në skenën e brendshme ka shumë që hidhen më shpejt në mbrojtje të Rusisë sesa do të hidheshin ndonjëherë në mbrojtje të Serbisë.

Sipas raporteve të medias, Staroviq tha se Serbia është gati për kompromise shumë të mëdha në lidhje me Kosovën dhe se do të merr pjesë plotësisht në sanksionet kundër Rusisë kur anëtarësimi në Bashkimin Evropian të jetë në horizont.

Ai u sulmua shpejt nga Lëvizja Socialiste, e udhëhequr nga Aleksandar Vulin, i cili tha se Staroviq “duhej të udhëhiqte politika shtetërore.”

Continue Reading

Të kërkuara