Lajmet

Ashton: Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje

Ajo ka potencuar se ardhmja e dy vendeve varet edhe nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me BE-në.

Published

on

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje për mospajtimet që kanë.

Ajo ka potencuar se ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian.

“Secila palë e di se e ardhmja e tyre varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian dhe pjesërisht nga marrëdhëniet që i krijojnë brenda rajonit të tyre. Dhe, kjo nënkupton gjetjen e një rruge për të krijuar një të ardhme që ofron paqe, siguri dhe sukses ekonomik për të dyja palët. Nuk ka qenë kurrë e lehtë – Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm fillimi – mirëpo u bëj thirrje të dyja palëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje”, ka thënë Ashton në një intervistë për REL.

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme ka folur edhe për pjesën e vështirë për t’i afruar palët deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se sfidë ka qenë njohja e së kaluarës, humbjet dhe dhimbjet e shumë personave.

“Imagjinojeni këtë skenë: Dy kryeministra, në moshë të njëjtë, nga rajoni i njëjtë, që nuk janë takuar kurrë, dhe të cilët bartin shpresat dhe aspiratat e popujve të tyre, të përziera me historinë dhe traumën e së kaluarës. Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë të njëjtë. Sfidë ka qenë njohja e së kaluarës, humbjet dhe dhimbjet e shumë personave, si dhe krijimi i një vizioni, për të siguruar që të rinjtë në Kosovë dhe Serbi, mund të shikojnë përpara drejt së ardhmes në BE”, ka thënë ajo.

Ashton ka folur edhe për ndikimin rus dhe atë kinez në rajon. Ajo është shprehur se gjithmonë kanë qenë të vetëdijshëm për ndikimin e Rusisë dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor.

“Ngjarjet në Ukrainë, e kanë vënë më shumë në pah këtë fakt”, ka shtuar ajo.

Lajmet

​FBK shpalos kriteret për licencimin e klubeve

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shpallur zyrtarisht hapjen e aplikimit për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit për edicionin garues 2025/26. Ky proces zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Licencim dhe Garim, dhe përfshin pesë kritere themelore që klubet duhet të përmbushin:

Sportiv

Financiar

Ligjor, Etik dhe Disiplinor

Administrativ dhe i Personelit

Infrastrukturor

Për secilën kategori licence (A, B, C apo D), janë të përcaktuara kërkesa të veçanta që klubet duhet t’i dokumentojnë.

RISITË PËR EDICIONIN 2025/26:

10% e buxhetit për gjeneratat e reja

Të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve janë të obliguara të ndajnë minimum 10% të buxhetit vjetor për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të dorëzojnë një program vjetor të trajnimit për grupmoshat U10–U18, sipas udhëzimeve të FBK-së.

Zbatimi i Politikave të Mbrojtjes

Klubet duhet të caktojnë një person përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të marrin pjesë në trajnimet përkatëse në këtë fushë, në përputhje me politikat e miratuara nga FBK.

Klubet gjithashtu obligohen të respektojnë Politikat e Mbrojtjes të miratuara nga FBK, duke përfshirë emërimin e një personi përgjegjës për këtë fushë dhe pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 4 Shtator 2025.

Continue Reading

Lajmet

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë që hapet më 2030

Published

on

Continue Reading

Lajmet

​Gjyqtarja kërcënohet me vdekje, reagon presidenti i FIFA-s

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur mbështetje për gjyqtaren Katia Itzel Garcia dhe Federatën Meksikane të Futbollit (FMF), pasi gjyqtarja zbuloi se ajo ishte subjekt i abuzimit në internet pas një ndeshjeje të Kupës së Ligës.

Garcia, e cila ka arbitruar në gara të tjera të meshkujve, përfshirë Liga MX, Gold Cup dhe Lojërat Olimpike, raportoi se ka marrë kërcënime me vdekje pasi ka arbitruar ndeshjen e Kupës së Ligës midis FC Cincinnati dhe Monterrey të enjten.

Vendimi i saj për t’i dhënë një gol skuadrës së MLS-së që dukej se ishte në pozicion jashtë loje nxiti zemërim midis tifozëve të Monterrey-t pasi Cincinnati fitoi 3-2.

“Jam e tronditur dhe e trishtuar nga kërcënimet ndaj gjyqtares Katia Itzel pas performancës së saj në ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Ligës midis Monterrey dhe Cincinnati ”, shkroi Infantino në llogarinë e tij në Instagram.

“Nuk ka vend në futboll dhe në shoqëri për abuzim, diskriminim dhe dhunë të çfarëdo lloji. Në FIFA, ne jemi në solidaritet me FMF-në dhe CONCACAF-in duke dënuar veprimet e atyre që bëjnë këto kërcënime të papranueshme. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të pakushtëzuar për t’i mbajtur përgjegjësit para përgjegjësisë.”

FMF tha në një deklaratë se “do ta këshillojë dhe shoqërojë Garcian në procesin e ankesës para autoriteteve përkatëse”.

Continue Reading

Lajmet

Përurohet rruga në komunën e Shtimes në vlerë 900 mijë euro, ministri Aliu: Investim i rëndësishëm për qytetarët

Published

on

By

U përurua rruga e re në komunën e Shtimes, një projekt në vlerë rreth 900 mijë euro, që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e afro 5.5 kilometrave rrugë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili mori pjesë në përurim, tha se ky projekt është realizuar me bashkëfinancim ndërmjet ministrisë e komunës dhe se rruga do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e qarkullimit të qytetarëve.

Me ftesë të kryetarit erdha në vizitë, e cila është ndërtuar nga komuna e Shtimes. Ministria në marrëveshje e ka bërë financimin e kësaj rruge. Komuna e Shtimes e shpenzoi ashtu siç duhet me rrugë alternative që janë mjaft të rëndësishme për qytetarët, krijon mundësi të qarkullimit sa më të mirë dhe mobilitetit sa më të rregullt. Kjo rrugë është mjaft e rëndësishme për qytetarët këtu”, tha Aliu.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, tha se projekti përfshin ndërtimin e një rruge të re që lidh fshatrat.

Ky është një projekt që ka kushtuar rreth 900 mijë euro dhe ka trajtuar rreth 5.5 km rrugë ku gjysma është rrugë e re, që lidh fshatin Davidoc me fshatin Godanc dhe rivitalizimi i rrugës Davidoc, Rashicë dhe Muzeqinë, një rrugë në të cilnë nuk është ndërhyrë për 20 vjet. Ka qenë rrugë e demoluar. Ky investim është më se i qëlluar”, tha kryetari Aliu.

Ministri në detyrë Aliu dhe kryetari Aliu gjithashtu inspektuen punimet në rregullimin e shtratit të lumit në këtë komunë.

Continue Reading

Të kërkuara