Shëndet

Artriti mund të prekë këdo në çdo moshë

Shenjat si ta kuptoni.

Published

on

Deri më tani kemi lexuar se artriti është një sëmundje që prek vetëm të moshuarit. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky pretendim nuk është i vërtetë.

Sipas tyre, artriti mund të sëmurë këdo në çdo moshë, ndonëse gjasat e prekjes nga kjo sëmundje janë më të larta në moshë të thyer. Sidoqoftë 3 nga 5 pacientë që vuajnë nga sëmundja preken nga artriti në një moshë më të re se 65 vjeç.

Çfarë Është Artriti?
Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve. Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin. Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia. Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën. Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.

Lodhje
Të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje ndihen tepër të lodhur. Lodhja është simptomë kryesore e shumë sëmundjeve autoimunitare.

Ndjesia E Të Qenit Sëmurë
Artriti reumatoid shkon përtej dhimbjes së kyçeve. Njerëzit e prekur prej tij ndihen sikur janë të sëmurë nga diçka më e madhe sepse ndihen më të lodhur dhe në agoni.

Humbja E Masës Muskulare
Nëse vini re një rënie të masës muskulare ose forcës dhe qëndresës, duhet të konsultoheni me një mjek. Rënia e masës muskulare zakonisht ndodh një vit pas shfaqjes së sëmundjes.

Depresioni
Studimet thonë se depresioni është nga dy deri në katër herë më i përhapur te pacientët me artritit reumatoid. Kjo ndodh sepse inflamacioni ndikon edhe sistemin nervor.

Irritim Të Syve Dhe Gojës
Ndonjëherë, sëmundja shfaqet edhe me irritim dhe përtharje të syve dhe të gojës. Artriti reumatoid shkakton inflamacion edhe të gjëndrave të pështymës dhe lotit.

Dëmtim Të Nervave, Lëkurës Dhe Organeve
Inflamacioni prek edhe enët e gjakut dhe shkakton edemë të lëkurës. Kur inflamacioni ndikon tek nervat, gjymtyrët mpihen ose dobësohen. Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, mushkërive apo sistemit tretës./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara