Kulturë

Arti gjuha e dytë në qytetin e Mitrovicës

Takimi i traditës kulturore autoktone vendase me atë të ardhur, e bën këtë rajon shumë të pasur sa i përket trashëgimisë historike dhe kulturore.

Published

on

Arbnora Pllana studente e vitit të tretë në Media dhe Komunikim në UBT

Qyteti i Mitrovicës, ndodhet në udhëkryqin e ndikimeve helene, romake, orientale e europiane, duke bërë të mundur që këtu të gërshetohen një varg kulturash të popujve e të traditave të ndryshme. Pra takimi i traditës kulturore autoktone vendase me atë të ardhur, e bën këtë rajon shumë të pasur sa i përket trashëgimisë historike dhe kulturore.

Gani Baliu zyrtar për Kulturë në Mitrovicë, tregoi se në kuadër të komunës janë zyrat për qendrat multietnike kulturore të komuniteteve. Këto zyra janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë për Kulturë Rini dhe Sport.

“Në qendrën multietnike kulturore janë zyrat, sallat për ushtrime që janë në shfrytëzim nga komuntitet e ndryshme siç janë: turqit, romët, ashkalinjtë”, ka thënë Baliu.

Shumëllojshmëria e komuniteteve në qytetin e Mitrovicës ka mundësuar shpalosjen e traditave dhe kulturave të tyre.

“Komunitetet kanë qasje në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Qendra e Kulturës në mundësitë e saj, lejon shpalosjen e traditave dhe kulturave të grupeve të etniciteteve të ndryshme brenda qytetit”, shtoi Baliu.

Sipas tij zyrat e qendrave multietnike kulturore për rajonin e Mitrovicës, duhet të jenë në kontakt të vazhdushëm me zyrtarët komunal për shpalosjen e këtyre kulturave.

“Duhet ende punë për shpalosjen e këtyre kulturave nga zyrtarët e komuniteteve në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Këta zyrtarë duhet të kenë komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që të përfitojnë subvencione nga komuna”, thotë ai.

Nga komunitetet që veprojnë në qytetin e Mitrovicës, rezulton që komuniteti turk është më aktiv ndërsa komunitetet e tjera janë më pak të angazhuara.

“Komuniteti turk e ka krijuar një ansambël kulturor dhe shoqatën për ketë komunitet. Si komunitet ka marrë pjesë shumë herë në festivale që janë mbajtur në Turqi. Ndërsa mungesa e anagazhimit ndodh te komunitetet e tjera. Kjo vjen si pasojë e mungesës së arsimimit, ka edhe arsye të tjera, por njëra ndër to, padyshim është mungesa e arsimimit”, tha Baliu.

Ai thotë se komunitetet nuk parashtrojnë kërkesa të shumta, e ndër të rrallat që kanë janë financimi i ndonjë projekti, ndonjë vizitë jashtë vendit, por nuk kërkojnë asnjëherë financim për mundësinë e gërshtimit të traditave dhe kulturës.

Ardita Morina përgjegjëse për Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitovicë tha se kjo qendër merret me organizimin e festave të ndryshme, ku edhe janë të angazhuara komunitete brenda qytetit.

“Në planprogramin e kësaj qendreje kulturore, janë të anganzhuar të gjithë komunitetet që jetojnë dhe veprojnë në komunën e Mitrovicës”, thotë ajo.

Qendra e Kulturës prej viteve ka ofruar bashkëpunime të ndryshme, jo vetëm me komunitete pakicë, por është shfrytëzuar edhe nga grupe të caktuara për aktivitete e promovime të ndryshme.

“Bashkëpunimet që kjo qendër i ofron janë panairet e ndryshme nga shkollat, organizatat e ndryshme politike, debate të organizuar nga të rinjtë, ekspozita të ndryshme arti, programe për fëmijë, shfaqje të ndryshme teatrale. Muajt më të ngarkuar janë maji dhe qershori”, thotë ajo.

Kjo qendër ka bashkëpunimin me komunën në aspektin financiar, ndërsa bashkëpunime brenda qytetit janë kryesisht me organizata joqeveritare dhe grupe të ndryshme të artit.

Lulezim Hoti drejtori – Themeluesi i Organizatës “7 arte” tha se organizata që drejton ka për qëllim ta mbaj gjallë kulturën e qytetit të Mitrovicës.

Zanafilla e krijimit të organizatës “7 arte”, është e ndërlidhur kryesisht me qëllimin e promovimit të diversitetit kulturor në qytetin e Mitrovicës.

“U themelua në vitin 2006, menjëherë pas lufës. Në momentin kur e gjithë shoqëria ishte në ndërtim dhe ristartim të jetës me probleme kryesisht politike dhe sociale, ne si të rinj në atë kohë e kemi parë të arsyesshme ndërtimin e një organizate për ruatjen e vlerave dhe kulturës brenda qytetit”, tha Hoti.

Emërtimi “7 arte” në vete ngërthen një shumëllojshmëri të arteve dhe kulturave në qytet, po ashtu është një urë lidhëse për talentët e rinj.

“Pse “7 arte”? Sepse kemi dashur të jemi të hapur për llojllojshmëri të arteve dhe njëkohësisht të hapur për secalin etnicitet që jeton në Mitrovicë. Prej kohës së themelimit deri në ditët e sotme janë të punësuar të rinjtë të vendeve e kombësive të ndyshme”, thotë Hoti.

Ai konsideron se organizata “7 arte” është vlerë e qytetit të Mitrovicës që ndihmon në bashkimnimin mes komuniteve të ndryshme. Gjithashtu ai tregoi për projektet që janë realizuar në kuadër të kësaj organizate.

“Përmes artit dhe kulturës të jetë e mundur gjetja e bashkëpunimeve nëpërmjet artistëve të rinj në mënyrë që të krijohet një mjedis sa më paqësor. Një nga projektet që është në kuadër të organizatës sonë, është “Green Fest”. Synimi i këtij festivali është përdorimi i artit dhe kulturës si mediume përmes të cilave synohet rritja e vetëdijes qytetare”, ka thënë Hoti për UBTnews.

Planprogrami i “7Arte” ofron shfaqje nga fusha të ndryshme artistike.

“Shfaqen filma të artistik, dokumentare, evente muzikore, ekspozita të artistëve si dhe shkëmbime në nivel europian mes artistëve. E mira e kësaj është që pas përfunidimit të shfaqjeve mund të ndërhyjë audienca me pyetje dhe të krijohen komunikime të ndryshme nga të rinjtë”, pohon Hoti

Angazhimi në të cilën gjenden këta të rinj në “7 arte”, ka berë që shumë sosh ta shprehin talentin e tyre dhe të depertojnë edhe jashtë vendit. Njëra ndër to është artistja Arbenita Kajtazi.

“Ne si organizatë e kemi pa të arsyesshme të jemi urë lidhëse që talenti i Arbenitës të promovohet përmes një koncerti që e kemi organizuar enkas për të. Depërtimi i saj ka vazhduar në Austri”, tregon Hoti.

Ai shton se kjo organizatë është e hapur edhe për artistët nga qytetet e ndryshme të Kosovës dhe vendeve rajonale./UBTNews/

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara