Lajmet

Arsyetimi i ministres së Arsimit për rezultatet e dobëta në testin PISA

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shkaktar i rezultateve të dobëta të vendit tonë në testin PISA, janë kryesisht për shkak të problemeve që ka shkaktuar pandemia në mësimdhënie dhe mësim nxënie, por shtoi se janë edhe shumë faktor të tjerë që do të mundësonte rezultate të dëshiruara.

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë dhe më së miri ka performuar në matematikë, duke u renditur e 74-ta nga 80 vende. Matematika llogaritet si lënda kryesore në renditje.

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën, në të cilat Kosova ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2018, kur edhe ky test u mbajt për herë të fundit.

“Në vitin 2022 kemi pasur një situatë pas pandemisë me një adaptim dyvjeçar ku mësimi zhvillohej me vështirësi të mëdha nga distanca me ndërprerje jo të vogla dhe kjo ka ndikuar që për shkak të situatës me pandeminë, nxënësit kanë pësuar rënie në mësim nxënie dhe këto janë dëshmuar në studime të ndryshme. Kjo është treguar edhe në rezultatet e testit Pisa në përgjithësi, jo vetëm në vendet e rajonit por edhe te ne…në të gjitha vendet që kanë qenë pjesëmarrëse këtu, kanë pas rënie në krahasim me vetveten dhe përgjithësisht dhe beso se nëse i shmangim faktorët vendor në Kosovë që mund të kenë ndikuar, pandemia është faktori i përbashkët për të gjitha këto vende që ka ndikuar te këto rezultate që u prezantuan tashmë. Gjithsesi me politikat tona ne synojmë që të sjellim deri te përmirësimi i rezultateve dhe nuk mund të them se është një faktor por mendoj se ka më shumë se një faktor që ka ndikuar në këto rezultate”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka përmendur ndryshimet në legjislativ dhe mbështetjen që kanë bërë për shkollat dhe presin që të shohin rezultatet e para në vitin 2025.

Kosova nuk ka regjistruar rezultate të mira në testin PISA ndër vite.

Lajmet nga UBT

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube

Continue Reading

Lajmet

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Investim 5.8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

Published

on

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën,” ka thënë Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara