Kulturë
Arsyet që i nxisin njerëzit të tradhtojnë
Published
3 years agoon
By
Betim GashiA mendoni se mund t’i vëreni shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton?
Sipas një studimi, njerëzit që e kanë pasur numrin më të madh të partnerëve seksualë apo ata që kanë tendenca impulsive janë më të prirë të tradhtojnë.
Megjithëse çdo lidhje është unike, hulumtuesit kanë zbuluar se ka disa faktorë të caktuar që i nxisin njerëzit të jenë të pabesë.
Sipas zbulimeve, të cilat janë publikuar në “British Journal of Psychology”, njerëzit që janë impulsiv mund të tradhtojnë thjesht sepse nuk duan të pauzojnë për ta analizuar situatën deh kështu veprojnë në bazë të mendimeve dhe emocioneve të momentit.
Veç kësaj, ata të cilët kanë pasur më herët shumë partnerë seksualë janë më të prirë të tradhtojnë sepse kanë zhvilluar “aftësi” të caktuara në atë fushë.
Në mënyrë aspak befasuese, top arsyet për tradhti janë ndjenja e çlidhjes nga partneri/ja dhe mungesa e kënaqësisë në lidhje.
You may like
Kulturë
44 488 faqe dorëshkrimesh të Kadaresë ekspozohen në COD, një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare!
Published
11 hours agoon
November 15, 2024By
UBT NEWSDorëshkrimet e Ismail Kadaresë janë shfaqur për herë të parë para publikut në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë, një ngjarje që shënon një moment të veçantë në jetën kulturore dhe letrare të Shqipërisë. Këto dorëshkrime, që përfaqësojnë një jetë të tërë krijimi, janë ekspozuar në një instalacion poliedrik, që nderon me madhështi dhe respekt jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur shqiptar, i cili ka lënë një shenjë të pashlyer në letërsinë botërore.
Hapja e ekspozitës u bë mbrëmjen e sotme, dhe morën pjesë shumë dashamirës të Kadaresë, familjarë të tij, por edhe figura të njohura të kulturës dhe autoriteteve shtetërore. Drejtoresha e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), Jetona Koçibelli, u shpreh gjatë fjalës së saj se ekspozita nuk është thjesht një shfaqje e veprës së Kadaresë, por një hap në rrugën e zbulimit të thellë të mendimit dhe krijimtarisë së tij. “Vendekspozimi i këtyre dorëshkrimeve rrezikon të mbajë mbi vete peshën e veprave që i japin jetë një pallati ëndrrash të dëshiruara, të mbetura përgjysmë, dhe tani na ngelet ne t’i rrugëtojmë dhe të udhëtojmë përmes tyre siç duhet”, theksoi Koçibelli.
Ekspozita shpalos për publikun një pasuri të papërsëritshme, që përbëhet nga 44,488 faqe dorëshkrimesh të Kadaresë, duke përfshirë romane të pabotuara, poezi, shënime dhe skica që ndriçojnë procesin e tij krijues gjatë gjithë jetës. Ky arkiv letrar ka filluar që në moshën 11-vjeçare të shkrimtarit dhe do të vijojë deri në fund të jetës së tij, duke përbërë një kronikë të pasur të zhvillimit të një artisti, i cili ka krijuar një botë të tërë përmes fjalës.
Për këtë ekspozitë ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ndërsa drejtori i kësaj institucioni, Ardit Bido, theksoi se veprat e Kadaresë janë një dëshmi e fortë e ngjitjes së shqiptarëve nëpër shekuj, dhe janë një pasuri që duhet ruajtur dhe çmuar. “Kadare është një shkrimtar që gjithmonë ka ngritur lart shqiptarinë dhe kulturën shqiptare, një element i pranishëm në çdo faqe të veprës së tij”, u shpreh Bido.
Një moment prekës ishte fjalimi i vajzës së Kadaresë, e cila shprehu mirënjohjen e familjes për këtë mundësi të veçantë që dorëshkrimet të jenë të ekspozuara dhe të shërbejnë për brezat e ardhshëm. Ajo ndau me të pranishmit një poezi, që e cilësoi si një testament të shkruar herët nga babai i saj. “Një ndjesi krejt e re për mua t’i shoh këtu, pasi kam mësuar t’i shoh këto dorëshkrime të mbështjella në kartona dhe të fshehura në dollape. Kjo është një mundësi që t’i ofrojmë brezi tjetër, pasi këto dorëshkrime janë një kronikë e rrugëtimit të kombit shqiptar”, u shpreh ajo, duke nënvizuar rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore.
Ekspozita e dorëshkrimeve të Kadaresë është një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar botën e tij të brendshme, procesin e krijimtarisë dhe zhvillimin e ideve që kanë ndriçuar rrugën e letrave shqiptare dhe botërore. Çdo faqe është një hap në një udhëtim që përshkruan jo vetëm veprat e shkrimtarit, por dhe ndjesitë, pasionet dhe dilemat që kanë udhëhequr jetën e tij letrare. Ajo çka është e jashtëzakonshme është se kjo ekspozitë nuk është vetëm një mundësi për të parë krijimtarinë e Kadaresë, por gjithashtu një mundësi për të prekur dhe përjetuar thelbin e mendimit të tij artistik, një univers që është gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të thellësive të reja.
Kjo ekspozitë shënon një pikë kthese për jetën kulturore të Shqipërisë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për ata që dëshirojnë të njohin më mirë një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të./ATSH/
Bota
Dictionnaire de l’Académie Française: Përmbysja e traditës pas katër shekujsh, fjalori i ri i Akademisë Franceze!
Published
12 hours agoon
November 15, 2024By
UBT NEWSPas më shumë se dyzet vjetësh punë intensive dhe afër katërqind vjetësh nga dita kur morën detyrën e tyre të parë, të urtët e Akademisë Franceze kanë prezantuar botimin e ri të fjalorit të njohur “Dictionnaire de l’Académie Française”, një edicion që është përshkruar si përfundimtar. Ky është botimi i nëntë i këtij fjalori prestigjioz dhe u paraqit zyrtarisht presidentit francez, Emmanuel Macron, më 15 nëntor, në një ceremoni solemne në Kolegjiumin e Kuatre-Kombeve, një ndërtesë historike e shekullit të 17-të në Paris.
Fjalori, i cili përmban një pasqyrë të gjuhës dhe kulturës franceze që shkon nga vitet 1950 deri në ditët e sotme, është një veprimtari e Akademisë Franceze, e krijuar në vitin 1635 nga Kardinali Richelieu. Kjo Akademi, që është e njohur për rolin e saj në mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës frënge, ka për detyrë të mbajë standardet e pastrimit dhe elokuencës së frëngjishtes. Megjithatë, procesi i krijimit të fjalorit ka qenë i ngadaltë dhe shumë i gjatë; libri i parë i fjalorit u botua vetëm në vitin 1694, ndërsa aktualisht nevojiten më shumë se një vit për të përmbyllur një shkronjë të vetme të alfabetit.
Puna për botimin e edicionit të nëntë filloi në vitin 1986, dhe deri më tani janë botuar tre seksione të tij, deri në shkronjën “R”. Suksesi i botimit të seksionit të fundit – që mbulon shkronjën “Z” – është një arritje e madhe, duke e bërë këtë botim të plotë. Fjalori i ri ka shtuar 21,000 hyrje të reja në krahasim me edicionin e fundit të botuar në vitin 1935, duke reflektuar zhvillimet e fundit të gjuhës dhe ndikimet kulturore që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit.
Megjithatë, disa kritika janë ngritur për ritmin e ngadaltë të përditësimeve dhe përpjekjet e vonuara për të përfshirë fjalë moderne. Pavarësisht se është shtuar një numër i madh fjalësh të reja, shumë prej tyre tashmë janë jashtë përdorimit, ndërsa disa fjalë që janë të njohura dhe të përdorura masivisht, si “tiktokeur”, “vlog”, “smartphone” dhe “émoji”, mungojnë nga fjalori i Akademisë. Fjalët më të reja të përfshira, si “soda”, “sauna”, “yuppie” dhe “superette”, përfshijnë terma që kanë hyrë në përdorim gjatë dy dekadave të fundit, por që tashmë mund të duken të vjetra për shoqërinë moderne.
Një kritikë tjetër vjen nga mungesa e përditësimit të disa përkufizimeve, si ajo e “martesës”, e cila përfshihet ende në fjalor si një bashkim midis një burri dhe një gruaje, një përkufizim që nuk pasqyron realitetin social të sotëm në Francë, ku martesat e të njëjtit seks janë legjitimuar. Po ashtu, fjalori i ri nuk ka përfshirë alternativat femërore për disa pozita profesionale, si “ambasadore” dhe “profesoreshë”, që janë pranuar në shumë vende dhe janë reflektuar në fjalorët më të rinj të tjerë.
Përkundër këtyre kritikave, fjalori i Akademisë mbetet një autoritet i njohur në Francë për çdo aspekt të gjuhës dhe letërsisë franceze. Çdo të enjte, anëtarët e Akademisë mblidhen për të diskutuar ndryshimet dhe përkufizimet e reja, të cilat më pas miratohen nga komiteti i fjalorit. Poeti dhe eksperti i njohur i gjuhës franceze, Michael Edwards, një nga anëtarët e Akademisë, ka përpjekur të rikthejë fjalë të harruara, si “improfond” (pa thellësi), por nuk ka pasur sukses në përfshirjen e tyre.
Në këtë pikë, është e qartë se Akademia do të vazhdojë përpjekjet për të mbajtur një standard të pasur dhe autoritar për gjuhën franceze, megjithëse shpejtësia e përditësimeve dhe nevoja për të përfshirë më shumë terma të rinj mbetet një sfidë. Të ardhmen e fjalorit të ardhshëm të Akademisë, versioni i 10-të, është tashmë temë diskutimi dhe po shqyrtohet intensivisht përditësimi i tij./BBC/
Lifestyle
Ja orari i përshtatshëm për ta pirë kafen e parë
Published
12 hours agoon
November 15, 2024Shumë prej nesh kanë varësi nga kafja dhe gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është konsumimi i saj me stomakun bosh. Sipas trajnerit personal Max Lowery, thotë se ky veprim është i gabuar. Sipas një studimi nëse gjëja e parë që pinë në mëngjes është kafja, ju vetëm do të ndiheni më të lodhur. Sipas tij, rekomandohet të konsumohet rreth orës 9:30 dhe 11:30 të mëngjesit, në mënyrë që të ndiheni më të freskët para një takimi apo më të fuqishëm para stërvitjeve fizike.
Kafeina ndihmon në përforcimin e performancës dhe nivelet tona të kortizolit arrijnë majat mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, prandaj është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangni konsumimin e kafes.
Shumë mendojnë se një kafe e fortë pas gjumi tëkeq është mënyra e duhur për zgjimin, por studimi ka treguar se duhet që të konsumoni vaktin e mëngjesit para se të pini kafen. Pirja e kafes mund të ketë efekt negativ në kontrollon e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Në studimin e kryer nga Universiteti Bath morën pjesë 29 gra dhe burra për tre eksperimente të ndryshme. Kafja e konsumuar para mëngjesit rriti ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak me rreth 50% – duke treguar se konsumimi i saj pas një nate të keqe, për të mos u ndjerë të lodhur në mëngjes mund të kufizojë aftësinë e trupit për të toleruar sheqerin, sipas CNN.
Profesori James Betts, bashkë-drejtor i Qendrës për Ushqyerjen dhe Metabolizmin në Universitetin e Bath në Britani tha në një deklaratë për shtyp se mund të jetë e këshillueshme që njerëzit të mos konsumojnë një kafe të fortë brenda një ore para një mëngjesi të pasur me karbohidrate. /UBT News/
Kulturë
Claude Monet dhe revolucioni i dritës: 184 vjet pikturë impresioniste!
Published
1 day agoon
November 14, 2024By
UBT NEWS14 nëntor 1840, erdhi në jetë një nga figura më të rëndësishme të artit botëror, Claude Monet, piktori francez që do të shpinte në një transformim të thellë pikturën e periudhës moderne. Me rastin e 184-vjetorit të lindjes së tij, e kujtojmë Monet, themeluesin e impresionizmit, një revolucionar i artit që ndryshoi përherë mënyrën se si shihnim dhe përjetonim natyrën.
Claude Monet lindi në Paris, por u rrit në qytetin bregdetar të Le Havre, në Normandi, ku shpejt zhvilloi një pasion të thellë për pikturën. Nga një moshë e re, ai u njoh me punën e piktorit Eugène Boudin, një nga pionierët e pikturës së natyrës në ajër të pastër, i cili do të ndikonte thellë në formimin e stilit të tij. Po ashtu, Monet studionte me Johan Jongkind, një artist holandez i njohur për peizazhet e tij të deteve.
Në vitet e tij të rinisë, ai u regjistrua në Paris për të studiuar artin në shkollën e pikturës të Charles Gleyre, ku takoi shokë të tjerë të ardhshëm të impresionizmit, si Auguste Renoir, Frédéric Bazille dhe Édouard Manet. Kjo periudhë e formimit të tij u shoqërua me vështirësi, pasi puna e tij, që kërkonte një pasqyrim të përjetimit të drejtpërdrejtë të natyrës, nuk u pranua nga kritika konservatore e asaj kohe.
Monet vazhdoi të eksperimentonte dhe të zhvillonte një stil të veçantë, duke refuzuar të ndjekë rregullat tradicionale të përbërjes dhe ngjyrës. Ai ishte i interesuar për mënyrën se si drita, ngjyrat dhe atmosfera ndryshojnë gjatë ditës dhe në kushte të ndryshme moti. Kjo kërkese për të kapur “impressionin” e momentit e çoi atë të krijonte disa prej veprave më të njohura të artit botëror, si “Impresion, Agim” (1873), një pikturë që, duke marrë kritika të ashpra për format e saj të paqarta, solli me vete emrin që do të bëhej sinonim i lëvizjes së tij – Impresionizëm.
Impresionizmi, që u lind në vitin 1874 nga një grup artistësh të rinj, ndryshoi përfundimisht artin perëndimor, duke u fokusuar më shumë në impresionin vizual të momenteve të kalueshme, sesa në realizmin rigoroz. Monet u bë një nga drejtuesit e këtij lëvizjeje, duke kapur bukurinë e natyrës me nuanca të reja ngjyrash dhe teknika të pasura, të cilat theksonin dinamikën e dritës dhe hijeve.
Një ndër temat më të dashura për Monet ishin peizazhet natyrore, sidomos ato që përshkruanin luginat dhe kopshtet, si dhe pamjet e qytetit të Londrës, ku ai gjeti strehim gjatë Luftës Franko-Prusiane. Pas Luftës, Monet u kthye në Francë, ku vazhdoi të shquhej për pasionin e tij për të kapur ndjesitë e natyrës në ndryshim. Ai pikturonte më së shumti në ajër të pastër, duke adoptuar një qasje që e ndihmonte të arrinte një lidhje më të drejtpërdrejtë dhe të ndjeshme me objektet që pikturonte.
Në vitet e fundit të jetës së tij, Monet, i cili kishte shfaqur një dëshirë të thellë për të kapur natyrën në mënyrë abstrakte, u fokusua në krijimin e serive të pikturave të mëdha, si ato të “Zambakëve të Ujit”, të cilat shprehën një përdorim të jashtëzakonshëm të ngjyrave dhe formave të papërshkrueshme. Ajo që ai kërkonte të shprehte me këto piktura ishte pikërisht përjetimi subjektiv i dritës dhe lëvizjes së ujit, një shfaqje e natyrës që vetëm ai mund ta përcillte në këtë mënyrë të pabesueshme.
Pas vdekjes së Monet në vitin 1926, pikturat e tij u ekspozuan në mënyrë të veçantë në galerinë Orangerie në Paris, ku seritë e tij të Zambakëve të Ujit, të cilat ai i krijoi me një teknikë që sfidonte çdo kuptim tradicional të pikturës, janë ekspozuar ende sot, si një testament i revolucionit që ai solli në artin perëndimor.
Claude Monet, me punën e tij të jashtëzakonshme, vazhdon të mbetet një nga figurat më të mëdha të artit të të gjitha kohërave, dhe një shembull i pashtershëm i kapjes së bukurisë që shpesh kalon pa u vënë re. Ai ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme që do të vazhdojë të frymëzojë breza artistësh dhe dashamirësish të artit kudo në botë. /UBTNews/d.e./
Nga Franca për Kosovën: Rektori i UBT-së nderohet me çmimin “European Quality Leader First Finalist” nga Organizata Evropiane për Cilësi
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Jetëgjatësia, shtoni 9 vjet të jetën suaj me vetëm një lëvizje
Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve
Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit
Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT vizitojnë bibliotekën, radion dhe shtypshkronjën e kampusit për praktikën gazetareske
Federata rumune u tregon tifozëve se si të sillen në ndeshjen me Kosovën
FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshje Rumani-Kosovë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut caktojnë ditën për mbledhjen e përbashkët
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman