Kulturë

Arsyet pse nuk duhet të flini gjumë me flokë të lëshuar!

Published

on

Flokët kanë nevojë për kujdes po aq sa lëkura juaj dhe ndërsa flini gjumë, përveçse po dëmtoni flokët, pa kuptuar mund të jeni duke dëmtuar edhe lëkurën. 5 prej gjërave më të zakonshme që mund të ndodhin nëse flini pa kapur flokët janë:

#1 – Mund të zgjoheni me flokë të ngatërruar

Ndërsa lëvizni nëpër gjumë, flokët ka të ngjarë të ngatërrohen. Kjo ndodh për shkak të fërkimit që ndodh kur flokët tuaj prekin jastëkun. Jo vetëm që do zgjoheni me flokë të çrregullt, por ky dëmtim i përsëritur mund edhe t’i dobësojë fijet tuaja.

#2 – Mund t’ju shkaktojë akne

Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për akne do të ishte mirë që flokët të mos e preknin fytyrën. Produktet e stilimit të flokëve dhe zbutësitë (shampot balsam), por edhe papastërtitë e flokut, mund t’ju bllokojnë poret. Nuk është çudi që njerëzit me flokë të gjatë priren të kenë më shumë akne në shpinë se të tjerët.

#3 – Mund të sabotojë rritjen e flokëve 

Kur flokët tuaj ngatërrohen, kjo do të thotë që kutikulat e tyre ngrihen dhe qëndrojnë të hapura. Flokët e dëmtuar rriten ngadalë dhe nëse po ëndërroni për flokë më të gjatë, sigurohuni që t’i mbroni ndërsa jeni duke fjetur.

#4 – Flokët mund të elektrizohen

Floku mund të humbasë lagështinë, sepse, shpjeguar thjesht, sa më shumë fërkim aq më shumë lagështi do të avullojë.

#5 – Mund të shkaktojnë funde të djegura

Të gjitha lëvizjet që bëni gjatë natës me flokë lëshuar, mund të ndikojnë tek thyerja e majave. 

#6 – Mund të ndikojë në cilësinë e gjumit 

Shkuarja për të fjetur me flokët ulur mund t’ju mbajë zgjuar natën. Kur jeni duke fjetur, flokët tuaj mund të fërkohen në fytyrë dhe t’ju prishin gjumin.

Si t’i mbroni flokët gjatë gjumit

Ndërsa gjumi me një bisht të ngushtë mund të jetë i dëmshëm për flokët tuaj, ka disa mënyra të thjeshta për t’u kujdesur për flokët ndërsa jeni duke fjetur.

– Mbështillini me shami. Një shall prej mëndafshi ose sateni do t’i mbajë majat e shëndetshme dhe nuk do të heqë lagështirën nga flokët.

– Përdorni një scrunchie, llastik flokësh të butë.

– Kapni lehtë 1-2 gërsheta.

Burimi: Bright Side

Continue Reading

Lajmet

Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka hapur thirrjen për propozime për Programin Vjetor 2027, duke ftuar artistë, kuratorë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të arteve pamore të aplikojnë me projektet e tyre.

Thirrja përfshin propozime për ekspozita ndërdisiplinare në fusha si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Gjithashtu, pranohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale.

Projektet mund të realizohen brenda ose jashtë hapësirave të Galerisë, në bashkëpunim me stafin e saj. Për aplikim janë të ftuara edhe kolektivet, organizatat dhe komunitetet kulturore, ndërsa kontratat do të lidhen me individë.

Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës: GKK Qendrore dhe GKK QAFA.

Afati i fundit për aplikim është 30 dhjetor 2026. Informacionet e hollësishme për thirrjen dhe mënyrën e aplikimit mund të gjenden përmes kanaleve zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Restaurohet Mulliri i Cermjanit në Gjakovë, rikthehet një pjesë e trashëgimisë kulturore

Published

on

Mulliri i Cermjanit në Gjakovë është restauruar, duke rikthyer në jetë një pjesë të trashëgimisë kulturore që dëshmon traditën dhe mënyrën e jetesës së brezave të kaluar.

Përmes këtij restaurimi synohet ruajtja e vlerave historike dhe kulturore, si dhe përcjellja e tyre te brezat e ardhshëm.

Puna për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore vazhdon, me qëllim që monumentet dhe traditat që përbëjnë identitetin tonë të ruhen edhe në të ardhmen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara