Shëndeti

Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës, çfarë duhet të bëni?

Published

on

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

Pse ndiheni të lodhur gjithë kohës?

Anemia

Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut. Ato t ransportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat. Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.

Dehidratimi

Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë ndihet më i lodhur dhe i acaruar. Dehidratimi ka ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori. Truri tkurret kur mungojnë lëngjet. Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma tjera si; Mjegullimi i trurit, enjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës. Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.

Tiroidja

Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin. Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht, bëni një analizë të tiroides sa më parë.

Diabeti

Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabet. Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë. Trupi ka nevojë për glukozë që të punojë. Diabetikët nuk e pëpunojnë glukozën siç duhet, gjë që shkakton akumulim të saj në gjak.Pa energjinë e mjaftueshme për mbarëvajtjen e punëve në organizëm, trupi has vështirësi dhe lodhet shpejt. Përveç lodhjes, diabeti shfaqet edhe me etje të tepërt, uri, rënie në peshë, irritim, infeksione dhe mjegullim të shikimit.

Depresioni

Ka ndikim në mënyrën si flemë, ushqehemi e ndihemi për veten dhe të tjerët. Kjo sëmundje shteron energjitë, prish gjumin dhe stilin e ushqyerjes. Njerëzit që bien në depresion kanë probleme me kujtesën, përqendrimin, ndihen të pashpresë, pa vlerë dhe kanë mendime negative. Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, në ankth, pa humor, pa oreks, pa interes për gjëra që dikur ju kanë sjellë gëzim, të irrituar, me dhimbje koke, ndjenja faji, vizitohuni tek një mjek.

Apnea e gjumit

Një çrregullim që shkakton ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes. Ndërprerja prish gjumin si rrjedhojë zgjimi është i lodhshëm dhe pushimi i mangët. Ky çrregullim sinjalizohet edhe nga gërrhitjet E shkakton lodhje të vazhdueshme si pasojë e ndërprerjes së gjumit. Apnea e gjumit shkakton sëmundje të zemrës, të rrisë tensionin e gjakut dhe isheminë.

Vitaminat dhe mineralet

Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6. Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

 

 

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara