Shëndet

Arsyeja nr.1 pse njerëzit po shtojnë peshë tani

Published

on

Shtimi në peshë mund të jetë disi një mister, shpesh zhgënjyes për ata që nuk mund t’i heqin kilogramët e tepërt pa marrë parasysh se sa ushtrojnë ose sa dieta provojnë. Dhe nëse jeni një nga shumë ata që shtuan peshë gjatë vitit të fundit, ju mund të keni menduar se cili ishte fajtori më i madh në shtimin e atyre kilogramëve të tepërt.

Tani, një sondazh i ri i kryer nga YouGov vendosi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Anketuesit pyetën njerëzit në 17 vende të botës, “Pse mendoni se po shtoni peshë?”

Mostrat varionin midis 505 dhe 2,251 në secilin treg. Lexoni për të zbuluar nëse kjo është ndonjëra prej arsyeve pse ju po shtoni peshë:

Sipas një anketimi të ri, 64% e personave të atyre që janë anketuar, besojnë se këto janë arsyet e shtimit të peshës.

7) Gjendjet shëndetësore, të tilla si parregullsi
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 7 përqind

6) Ushtrimet kryesisht në palestër kanë çuar në më shumë muskuj
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 9 përqind

5) Pirja e alkoolit
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 11 përqind

4) Ushqimet e pashëndetshme
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 35 përqind

3) Mungesa e zakoneve rutinë dhe të dobëta të gjumit
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 35 përqind

2) Hani shumë
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 43 përqind

1) Mungesa e çdo lloji të aktivitetit fizik
    Cituar si arsyeja kryesore për shtimin e peshës: 64 përqind./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Shëndet

Ja arsyet e pazakonta pse rritet rreziku për kancer të lëkurës

Published

on

Melanoma është forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, që lind nga melanocitet, qelizat që prodhojnë pigmentin e lëkurës sonë.

Shumë njerëz nuk e dinë se disa faktorë që duken të padëmshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e këtij kanceri. Disa prej tyre janë:

Vera e bardhë

Një studim i publikuar në Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention tregon se konsumimi i një gote vere të bardhë në ditë e rrit me 13% rrezikun për zhvillimin e melanomës. Shkaku lidhet me enzimen acetaldehyde, e cila dëmton ADN-në. Kjo substancë gjendet në pijet alkoolike, por në sasi më të lartë tek vera. Autori i studimit, Eunyoung Cho, sugjeron që personat me faktorë të tjerë risku për melanomë të kufizojnë përdorimin. Një alternativë më e sigurt është ajo e kuqe, e pasur me antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

HPV (Papillomavirusi i njeriut)

Sipas një hulumtimi, infeksioni me HPV është i lidhur me përhapjen e karcinomës skuamoqelizore, një tjetër lloj kanceri i lëkurës, i ndryshëm nga melanoma.

Trashëgimia gjenetike dhe flokët e kuq

Individët me flokë të kuq mbartin një gjen që e shton rrezikun për kancer të lëkurës, sidomos të lidhur me ekspozimin ndaj diellit. Ky gjen ka efekt të krahasueshëm me 20 vite qëndrimi nën rrezet e diellit. Një studim i botuar në Nature Communications tregon se edhe nëse ju vetë nuk keni flokë të kuq, por dikush në familjen tuaj i ka, rreziku juaj për dëmtime gjenetike nga dielli rritet me 42%.

Lëngjet e qitros (citrus)

Konsumimi i më shumë se një gote (rreth 1.6 herë në ditë) me lëng portokalli ose grejpfruti lidhet me rritje prej 36% të rrezikut për melanomë. Kjo lidhet me përbërësit psoralen e furocoumarin, që e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Dieta Keto redukton depresionin te studentët deri në 70%

Published

on

Një studim i Universitetit të Ohios ka treguar se dieta Keto, e ndjekur për të paktën 10 javë, mund të ulë deri në 70% simptomat e depresionit te studentët universitarë.

Studimi, i botuar në Translational Psychiatry, raportoi gjithashtu përmirësime në mirëqenien e përgjithshme dhe aftësitë njohëse.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Drew D. Decker, synuan të ofronin trajtim për studentë me çrregullim depresiv të madh, duke kombinuar dietën me vlerësime javore dhe intervista klinike.

Nga 24 studentë të përfshirë, 16 përfunduan programin 10–12 javor, dhe rezultatet ishin mbresëlënëse:

69% ulje në simptomat e vetë-raportuara të depresionit

71% ulje në vlerësimin klinik të depresionit

Askush nuk plotësonte më kriteret për depresion të moderuar ose të rëndë.

Përveç shëndetit mendor, pati edhe përfitime fizike:

15 nga 16 studentë humbën mesatarisht 5 kg

Niveli i faktorit neurotrofik të trurit (BDNF) u rrit 32%

Hormoni leptin ra 52%

Përmirësim në kujtesë, shpejtësi përpunimi dhe funksione ekzekutive

Ekspertët theksojnë se nga Keto mund të ndikojë në depresion përmes mekanizmave metabolikë të lidhur me biologjinë e sëmundjes.

Studimi kishte kufizime, ishte i vogël dhe pa grup krahasues, ndaj nuk mund të thuhet se efektet vinin vetëm nga dieta.

Autorët e shohin këtë si një hap premtues dhe alternativë për të ndihmuar studentët që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

E vërteta e fshehur pas infarkteve tek të rinjtë

Published

on

Një studim i ri nga Klinika Mayo ka hedhur dritë mbi sulmet në zemër tek të rriturit më të rinj, veçanërisht tek gratë, duke ofruar të dhëna që mund të ndryshojnë mënyrën se si kuptohen dhe trajtohen këto ngjarje serioze shëndetësore.

Kërkimi, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, analizoi mbi 15 vite të dhëna nga Projekti i Epidemiologjisë së Rochester dhe zbuloi disa modele të pazakonta mbi shkaqet e infarkteve tek të rinjtë.

Rezultatet treguan se ateroskleroza, bllokimi i arterieve nga pllaka – mbetet shkaku kryesor i atakeve në zemër. Dallimi ishte i theksuar mes gjinive: tek burrat nën 65 vjeç shkaktonte 75% të rasteve, ndërsa tek gratë vetëm 47%.

Kjo tregon se më shumë se gjysma e infarkteve tek gratë vijnë nga shkaqe të tjera, më pak të njohura.

Një prej tyre është diseksioni spontan i arteries koronare, një gjendje kur krijohe çarje e papritur në një arterie koronare, duke bllokuar qarkullimin e gjakut pa praninë e pllakave. SCAD është më e shpeshtë tek gratë e reja dhe shpesh ngatërrohet me infarktet tipike.

Trajtimi me stenta ose ndërhyrje tjera sjellë më shumë rrezik sesa përfitim. Studimi theksoi se SCAD është gjashtë herë më e zakonshme tek gratë krahasuar me burrat. Një tjetër shkak janë infarktet e lidhura me stresin, të provokuara nga gjendje si anemia ose infeksionet e rënda.

Këto përbënin shkakun e dytë më të zakonshëm dhe shoqëroheshin me shkallën më të lartë të vdekshmërisë pesëvjeçare – rreth 33%.

Pra, pacientët me këto forma të infarkteve shpesh kishin prognozë më të rëndë sesa ata me sëmundje klasike të arterieve koronare.

Lajmi i mirë është se infarktet “të pashpjegueshme” rezultuan të rralla më pak se 3% e rasteve, duke nënkuptuar se në shumicën e situatave mjekët mund të identifikojnë një shkak të qartë dhe të përshtatin trajtimin.

Ky studim nënvizon rëndësinë e përcaktimit të saktë të shkakut rrënjësor të një sulmi në zemër. Vetëm duke ditur arsyen e vërtetë, mjekët mund të ofrojnë trajtime efektive dhe të shmangin ndërhyrjet që në disa raste mund të jenë të rrezikshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Nga fillimi i vitit deri më tash janë regjistruar rreth 330 raste të reja me kancer të gjirit

Published

on

Numri i rasteve të reja me kancer të gjirit në periudhën janar-shtator 2025 është 330, numër ky i përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, vlerësoi se Kosova shënoi për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit, duke e quajtur zhvillim pozitiv.

“Këtë vit në Kosovë, në nëntëmujorin e parë 2025, ne kemi regjistruar në regjistrin klinik të kancerit rreth 330 femra me kancer të gjirit, që është numër i njëjtë përafërsisht me vitin 2024. Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos jetë më i lartë sesa që ishte në vitin 2024. Me këto shifra, Kosova shënon për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky trend të mbahet dhe ,normalisht, së fundi të mund të diagnostikohen sa më herët, në mënyrë që format e hershme të sëmundjes të jenë suksesi i mjekimit më të madh”, tha Kurtishi.

Ai tek flet për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm bën thirrje për më shumë vetëdijesim dhe kontrolle të rregullta, sidomos mamografi një herë në vit.

Ai vë në dukje se grupmosha më e prekur mbetet 50–60 vjeç, por vërehet një rritje e rasteve edhe te moshat nën 50 vjeç.

“Për sëmundjet malinje ka një vetëdijesim më të mirë, por në përgjithësi duhet të bëhet edhe më shumë, në mënyrë që sëmundjet të diagnostikohen mbi 50–60 për qind në stadin e parë dhe të dytë që trajtimi të jetë më i lehtë, më pak i kushtueshëm dhe më efikas. Grupmoshat e atakuara me këtë sëmundje malinje janë dhe mbesin në Kosovë mosha 50–60 vjeç, por ajo që është problematikë në rritje janë grupmoshat e reja dhe grupmoshat e personave nën 50 vjeç, që vitet e fundit kanë një tendencë në rritje, por si diagnostifikim numër më të madh të personave nën moshën 50-vjeçare në krahasim me vitet paraprake. Por, është trend në gjithë botën, edhe në Kosovë dhe kjo nuk e rrit numrin total të të sëmurëve, por rrit numrin e pacientëve të rinj, të cilët nga viti në vit kanë tendencë në rritje”, tha ai.

Simptomat e sëmundjes zakonisht shfaqen në faza të avancuara dhe përfshijnë ndryshime në ngjyrë, formë apo madhësi të gjirit, rrjedhje nga gjiri, dhimbje apo inflamacion.

Nga sot fillon gjithashtu zyrtarisht edhe fushata e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Kosovë, si pjesë e muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara