Lajmet

Arrestohet roja e kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

Published

on

Një skandal tronditës ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, ku Angel Samarakov, një pjesëtar i sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, është arrestuar për dhënien e informacioneve konfidenciale tek individë të paidentifikuar në lagjen e Shkupit, “Grcec”, një zonë e njohur për praninë e grupeve të krimit të organizuar. Samarakov, i cili ka punuar më parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është kapur në flagrancë gjatë një operacioni të sigurisë. Ende nuk është sqaruar se cilat informacione janë shpërndarë dhe nëse ato lidhen me funksionin e kryeministrit.

Ky incident ka nxitur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe besueshmërinë e strukturave të sigurisë në Maqedoni. Ky nuk është rasti i parë i përfshirjes së individëve të sigurisë së Mickoskit në aktivitete të dyshimta, pasi disa muaj më parë shefi i sigurimit të tij, Ivica B., u përfshi në një sulm fizik ndaj një polici gjatë një kontrolli në një lokal të dyshuar për trafikun e drogës. Ky incident ka theksuar më tej shqetësimet për mundësinë e infiltrimit të grupeve kriminale në strukturat shtetërore.

Ngjarja ka ngritur shumë pyetje mbi integritetin e forcave të sigurisë dhe mundësinë e ndikimit të grupeve të krimit të organizuar në politikën e lartë të vendit. Ky skandal ka bërë thirrje për një hetim të thelluar dhe një rishikim të politikave të sigurisë për të garantuar se individët që mbrojnë udhëheqësit politikë janë të pastër dhe të besueshëm./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

Published

on

Skuadra e Dritës do të luajë sot sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër gjigantëve danezë të FC Copenhagen, ku ndeshja do të zhvillohet në “Parken Stadium” të Kopenhagës, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është një sfidë e rëndësishme për ekipin nga Gjilani, që synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj evropiane përballë një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare..

Për të kaluar në këtë fazë, Drita në raundin e parë e eliminoi skuadrën Differdange.

Continue Reading

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Të kërkuara