Kronikë e zezë

Arrestohet personi që prezantohej rrejshëm si ministër

Të dyshuarit i kanë gjetur dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Published

on

Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka arrestuar dje në Prishtinë personin me iniciale R.B., si dhe kanë kontrolluar banesën e tij.

Sipas njoftimit, R.B. dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar ministër dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmojë në një çështje pronësore.

Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale.

Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

I dyshuari pas intervistimit dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që rezulton se paraprakisht është dënuar edhe nga Gjykata me vendim të formës së prerë në kohëzgjatje prej 10 muajsh për vepra të mëhershme penale mashtrimi dhe prezantimi i rremë si person zyrtar.

Kronikë e zezë

Dy raste të posedimit të paligjshëm të armëve në Kamenicë dhe Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Kamenicë dhe Prizren.

Në Kamenicë, më 27 shtator policia ka kryer bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetim të mëtejshëm.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Korishë të Prizrenit, po më 27 shtator.

Gjatë një bastisjeje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet po hetohen nga autoritetet përkatëse.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Dosja 23”: Arrestohen 9 persona në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte

Published

on

By

Në kuadër të një operacioni të koduar “Dosja 23”, Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën nëntë persona në komunën e Zubin Potokut, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të dyshuarit e ndaluar nga ky aksion janë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. Operacioni është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ekzekutuar urdhër-kontrollet në disa lokacione të ndryshme në territorin e Zubin Potokut.

Gjatë realizimit të bastisjeve, zyrtarët policorë kanë sekuestruar si prova materiale rreth 23,000 euro dhe rreth 60,000 dinarë serbë para të gatshme, një armë të gjatë, një pushkë gjuetie, katër predha, si dhe fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe të pushkës së gjuetisë. Po ashtu, janë konfiskuar dy libreza ushtarake, nëntë telefona celularë dhe prova e materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Përmes kësaj komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të plotë në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është sulmuar fizikisht të dielën mbrëma në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 shtator 2026,ku viktima, një mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar nga një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara