Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetase serbe për shpërdorim të pasurisë së huaj

Më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, policia është informuar nga viktima e rastit.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase serbe pasi kishte marrë 200 euro që i kishin rënë një personi derisa ishte në një lokal në Pejë.

Më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, policia është informuar nga viktima e rastit, sipas të cilit derisa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej 200 euro, viktima ka dyshuar se dikush i ka marrë këto të holla.

Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur, e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të Zi.

E dyshuara ka tentuar të kalojë në pikën kufitare në Kullë, e njëjta është arrestuar.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën E. M. (1971) nga e cila janë sekuestruar të holla në shumën prej 200 euro, të cilat pas procedurave ligjore do t’i kthehen viktimës.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara