Kronika e zezë

Arrestohet një serb, dyshohet për pjesëmarrje në masakrën e Dubravës

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar aktvendim për arrestim dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë, ku përmes rrugëve hetimore- operative ka pranuar informacion për një të dyshuar potencial si pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj 1999. Policia e Kosovës, me datën 01.12.2022, ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar serb, G. M. (1958) në Polici për intervistim dhe procedura të mëtejme. Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të siguruar sipas detyrës zyrtare, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, ka bërë të ditur Policia.

Aktualitet

Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

Published

on

Janë kryer 3 operacione të tjera nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacionet policore të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63” kanë vënë në pranga 3 shtetas të cilët akuzohen nga autoritetet italiane, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.
Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Continue Reading

Aktualitet

Policia parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të Kufirit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprimeve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VË Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje

Published

on

F.C. dhe B.B. akuzohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”. Gjithashtu, B.B. akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.C. dhe B.B. akuzohen se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, me dashje dhe me qëllim përfitimi financiar, kanë organizuar, rekrutuar, transportuar, transferuar dhe strehuar gra dhe vajza nga Amerika Latine dhe shtete të tjera në Republikën e Kosovës.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes kanosjes, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, viktimat janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Ndërsa, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, L.J. dhe E.L më 29 korrik 2024, me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale me pagesë, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, i kanë sulmuar viktimat e trafikimit dhe u kanë përvetësuar një shumë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë, dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime konform ligjeve në fuqi.

Continue Reading

Të kërkuara