Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vjedhje të identitetit

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë dyshohet të ketë vjedhur identitetin e një personi ndërsa është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë nën dyshimin se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshuar në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një rast i vdekjes së dyshuar është raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 2 mars rreth orës 11:30 është raportuar se një burrë, i cili kishte shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje, dy persona arrestohen

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka raportuar për tri raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar burrë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, është raportuar se një viktimë shtetase turke është kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar shtetas turk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Pejë, është raportuar se një femër kosovare është sulmuar nga një e dyshuar grua. Rasti është raportuar më 2 mars 2026, ndërsa pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, është iniciuar procedurë e rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste ngacmimi në Prishtinë, intervistohen tre të dyshuar

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të ngacmimit në Prishtinë, për të cilat janë ndërmarrë veprime procedurale ndaj të dyshuarve.

Rasti i parë ka ndodhur më 28 shkurt 2026 rreth orës 17:15, ndërsa më 2 mars 2026 janë intervistuar dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë ngacmuar një viktimë bukur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër që i referohet datës 12 janar 2023 rreth orës 13:30, më 2 mars 2026 është siguruar prezenca e një të dyshuare femër, e cila ishte në kërkim policor. Edhe ajo, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të vjedhjeve të rënda në Lipjan dhe Podujevë

Published

on

By

Në  Raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të ndara të vjedhjeve të rënda në komunat e Lipjanit dhe Podujevë.

Sipas njoftimeve zyrtare, në Lipjan janë evidentuar dy raste të njëjta, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda objekteve fetare.

Nga këto objekte është vjedhur arka e bamirësisë që përmbante një shumë të pacaktuar parash të gatshme. Rrethanat e sakta të ngjarjeve janë duke u hetuar, ndërsa rastet janë në procedurë hetimore nga organet kompetente.

Ndërkohë, në Podujevë, rreth orës 18:40, një qytetar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur tri armë zjarri me leje përkatëse, në vlerë prej rreth 2,150 euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

 

Continue Reading

Të kërkuara