Lajmet

Arrestohet një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë

Lajmi është bërë i ditur për mediat ndërkombëtare nga Europol.

Publikuar

Policia spanjolle ka arrestuar një nga të dyshuarit më të kërkuar në Evropë për pastrim parash. Lajmi është bërë i ditur për mediat ndërkombëtare nga Europol, por pa konfirmuar identitetin e tij.

I kërkuari me shtetësi të dyfishtë irlandez-britanik u arrestua të hënën në qytetin jugor të Malaga-s pas një operacioni disa mujor. Ai akuzohet për pastrimin e më shumë se 200 milionë eurove në para të paligjshme për organizatat kriminale në mbarë botën.

Paratë dyshohet se janë transferuar duke përdorur sistemin bankar nëntokësor hawala, i cili nuk regjistron asnjë transaksion monetar fizik.

Zyrtarët filluan hetimet në fillim të vitit 2021 pasi autoritetet spanjolle kapën 200 kilogramë kokainë dhe 500,000 euro para të thata, të cilat u gjetën të fshehura në ndarjet sekrete të një numri automjetesh.

Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu në Spanjë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 11 prona u kontrolluan, tha Europol në një deklaratë. Njëri nga të dyshuarit ishte shitës makinash që dyshohet se ofronte automjete për organizatat kriminale.

Një burim i afërt me hetimin i tha AFP-së se i dyshuari kryesor ishte 62-vjeçari John Francis Morrissey, por Europol nuk e ka konfirmuar identitetin e tij, shkruan A2Cnn. Agjencia deklaroi se i arrestuari ka lidhje me kartelin ndërkombëtar të bosit të dyshuar irlandez të krimit të organizuar Daniel Kinahan, i cili është sanksionuar nga SHBA.

“Në prill të këtij viti, ky person dhe kompania e tij u përcaktuan nga Departamenti Amerikan i Thesarit se ofronin mbështetje për klanin Kinahan”, tha Europol. “I dyshuari kryesor u konsiderua një objektiv me vlerë të lartë nga Europol për përfshirjen e tij në një numër çështjesh kriminale të profilit të lartë në të gjithë Evropën”.

Hetimi 18-mujor u drejtua nga Guardia Civile e Spanjës, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, policinë holandeze dhe Garda irlandeze.

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

15 vende të BE-së bëjnë thirrje për kontraktimin e politikave të migracionit dhe azilit

Publikuar

nga

Një grup prej 15 shtetesh anëtare, të udhëhequra nga Danimarka, kanë nisur një thirrje të përbashkët për të zhvilluar kontraktimin e politikave të migracionit dhe azilit, duke argumentuar se rritja “e paqëndrueshme” e ardhjeve të parregullta vitet e fundit, justifikon të menduarit “jashtë kutisë”.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të rrisin kontributin e tyre për partneritete të barabarta, konstruktive dhe të gjera me vendet kyçe, veçanërisht përgjatë rrugëve migratore, duke ndryshuar fokusin tonë nga menaxhimi i migracionit të parregullt në Evropë në mbështetjen e refugjatëve si dhe komuniteteve pritëse në rajonet e origjinës”, thuhet në letër.

“Nëse duam të vazhdojmë përpjekjet tona për të thyer strukturat nxitëse që nxisin lëvizjet e parregullta të emigracionit dhe udhëtimet e rrezikshme drejt Evropës, përpjekjet plotësuese janë të nevojshme”, thuhet tutje.

Letra, e datës 15 maj, por që u publikua të enjten, u drejtohet zyrtarëve të lartë në Komisionin Evropian. Përveç Danimarkës, ai miratohet nga Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Italia, Qiproja, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Rumania dhe Finlanda, duke reflektuar një konsensus ndërpartiak./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara