Lajmet

Arrestohet një bashkëpunëtor i Navalnyt

Published

on

Një bashkëpunëtor i politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar në aeroportin e Moskës. Bëhet fjalë për Aleksei Yakovlev, ish-producent i kanalit Navalny LIVE në YouTube.

Avokati i tij, Sergei Telnov, tha se klienti i tij u arrestua në bordin e një aeroplani që u ul në Moskë dhe u dërgua në Komitetin Hetimor për t’u marrë në pyetje si dëshmitar në një rast mashtrimi.

Në fund të dhjetorit, autoritetet ruse thanë se kanë nisur një hetim të ri penal kundër Navalnyt nën dyshimet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin keqpërdorur rreth 4.8 milionë dollarë fonde të donatorëve dhe mbështetësve tjerë për Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëhequr nga Navalny.

Një ditë para arrestimit të Yakovlev, Rusia e vendosi në listën ndërkombëtare të kërkimit drejtorin e FBK-së, Ivan Zhdanov, i cili aktualisht banon në Lituani.

Gjatë viteve të kaluara Fondacionin Kundër Korrupsionit ka bërë publike të dhëna për korrupsion ndaj zyrtarëve rusë. Publikimi i tyre është bërë përmes postimit të videove në kanalin në Youtube – Navalny Live.

Autoritetet kanë rritur presionin ndaj kësaj organizate para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në shtator. Sondazhet e opinionit tregojnë se po zbehet mbështetja për partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Rrjeti politik i Navalnyt ka prezantuar një strategji “të votimit të mençur ” – një projekt i hartuar për të promovuar kandidatë që ka më shumë gjasa të mposhtin figurat e lidhura me Kremlinin.

Një gjykatë ruse më 9 qershor miratoi një kërkesë nga prokurorët për të deklaruar FBK-në dhe organizata të tjera të lidhura me Navalnyn si “ekstremiste”.

Vendimi i Gjykatës së Qytetit të Moskës parandalon personat e lidhur me FBK-në dhe rrjetin e tij të zyrave rajonale në të gjithë Rusinë të garojnë ose zgjedhen për poste publike.

Navalny është në burg për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, për një rast përvetësimi, akuzë që e konsideron të motivuar politikisht.

Ai u ndalua në Rusi, në muajin janar, pas kthimit nga Gjermania. Navalny u trajtua në Berlin, pas helmimit me agjent nervor Noviçok.

Ai ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë./REL

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara