Lajmet

Arrestohet ish-mësimdhënësja e “Pjetër Bogdanit”, pengoi mësimin

Published

on

Një ish-mësimdhënëse e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet është arrestuar të martën nga Policia.

E njëjta dyshohet se ka penguar procesin mësimor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se deri të revolta e ish-mësimdhënëses ka ardhur pas masës disiplinore karshi saj nga ana e DKA-së për ndërrimin e vendit të punës.

Lushaku-Sadriu ka treguar se e dyshuara më herët ka qenë pjesë e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, por tani është transferuar në një shkollë në periferi të kryeqytetit.

Lushaku-Sadriu ka thënë se vendimi për të është marrë pas kërkesës unanime të prindërve.

“Një ish-mësuese, faktikisht në masa disiplinore që është ndërmarrë që iu ka ndërruar vendi i punës dhe ajo në shenj të protestës është munduar me e pengua mësimin. Është rast i izoluar, një mësuese që për fajin e saj sepse ka pasur ankesa nga prindërit dhe ne si DKA e kemi marr vendimin me transferuar në tjetër shkollë…Ankesa ka qenë në mënyrë unanime e prindërve dhe kjo nuk ka qenë hera e parë dhe ne është dashur gjithqysh me marr masa”, tha ajo.

Për këtë rast ka njoftuar sot edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

E nga kjo e hënë në Kosovë ka nisur procesi mësimor, ndërsa qysh në ditën e parë të fillimit të mësimit në një shkollë në Prishtinë ka ndodhur një përplasje mes dy nxënësve.

Lajmet

Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj thotë se ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.

“Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt Presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij!”, shkruan ai.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Published

on

By

Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes.

Abdixhiku tha se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullësisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e  popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, si dhe arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, i solli politikës dimensionin human të saj

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas homazheve te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë para mediave se presidenti Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë, siç tha ajo jashtëzakonisht të rënd për popullin e Kosovës kur rrezikohej nga shfarosja.

“Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bash të gjithë qytetar e Kosovë për liri, pavarësi dhe demokraci por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumit pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s i cili edhe e ndihmoj çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoj edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.

Mes të tjerave ajo  tha se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës.

“ Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikes dimenzionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Osmani dhe ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës pas luftës, vdiq më 21 janar 2006. Ai ishte një lider pacifist dhe diplomat, i njohur për angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe udhëhoqi vendin gjatë periudhës së administratës ndërkombëtare (UNMIK), duke kontribuar në krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Continue Reading

Të kërkuara