Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Ferizaj dhe Shtime

U shënuan disa raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje, njërin në Ferizaj e tjetrin në Shtime.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në rajonin e Ferizajt është raportuar për tri raste të dhunës në familje.

“Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Gllavicë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij 15-vjeçar”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Agim Prodani”.

“Rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘Agim Prodani’ në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin D.B (M/K) i moshës 23-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar nënën e tij V.S (F/K) e moshës 51-vjeçare”, thuhet aty.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Shtërpcë.

“Rreth orës 22:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se personi I.S (F/K) e moshës 39-vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N (M/K) i moshë 43-vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, njofton PK-ja.

Policia të dyshuarit në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor mbetet e dyshuara I.S nga Shtërpca.

Continue Reading

Lajmet

34 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një numër i lartë i gjobave të shqiptuara dhe i aksidenteve në rrugët e vendit

Sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, mirëpo janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilëve 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar gjithsej 1896 tiketa trafiku.

Sa i përket aktiviteteve operative për rendin dhe ligjin, janë arrestuar 5 persona, ku 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë për pengimin e policisë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti në raportin e Policisë është klasifikuar për veprën penale-Pengim i personit zyrtar.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunë në familje.

Rasti i parë është regjistruar në Vushtrri, ndërsa dy raste e tjera në rajonin e Prishtinës.

Në rastin në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua.

“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu edhe në Graqanicë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se deri sa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë është shoqëruar për intervistim një burrë i dyshuari, pasi që dyshohet se ka kryer veprën – dhunë në familje ndaj viktimës grua.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, nisin hetimet për vdekjen

Published

on

By

Autoritetet policore në Pejë kanë nisur hetimet pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi mbrëmjen e së dielës, sipas raportit 24 orësh.

Rasti është cilësuar fillimisht si “Hetim mbi vdekjen” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima është një burrë, i cili u gjet pa shenja jete rreth orës 19:13, më datë 15 mars 2026.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara