Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Pejë

Me këtë rast policia tek njëri nga të dyshuarit ka konfiskuar armën e tipit Ekol 99.

Published

on

Janë arrestuar dy persona në Pejë, për posedim të armës dhe kërcënim. Policia ka njoftuar se i dyshuari ka kërcënuar me thikë të dyshuarin e dytë.

Me këtë rast policia tek njëri nga të dyshuarit ka konfiskuar armën e tipit Ekol 99.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 31 janar 2022, është njoftuar për rast kanosje në rrugën “Gani Kelmendi” në Pejë. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas të dyshuarit të parë deri sa ishte duke punuar në pronën e tije është kanosur nga i dyshuari i dytë, me një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari i parë është futur në shtëpi dhe ka marrë një armë( pistoletë) dhe i dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet Policore kanë arrestuar dy (2) të dyshuar, nga i dyshuari i dytë është konfiskuar arma e tipit Ekol 99, ne koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Kronikë e zezë

Vdes një banor i Entit Special në Shtime

Published

on

 

Një banor i Entin Special Shtim ka vdekur dje. Policia ka njoftuar se “viktima mashkull kosovar, pacient në Entin Special në Shtime, është sjellë pa shenja jete në QKMF-Shtime ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sot vetëm dy raste të dhunës në familje

Published

on

 Në një nga ditët e rralla, në Raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e djeshme janë raportua vetëm dy raste të dhunës në familje.

Një rast për t’u shënuar dhe për t’u lutur që rastet e tilla të zvogëlohen edhe më tej.

Në rastin e parë, në Podujevë, është raportuar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar dhe të njëjtit së bashku me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi.

Ndërsa, rasti i dytë është shënuar në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i kishte shkaktuar dhunë viktimës-ish bashkëshortes së tij. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për dhunim në Vushtrri

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunim, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë dhunuar një grua, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Rasti është raportuar më 24 dhe 25 shkurt 2026

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të falsifikimit të parave, policia nis hetimet

Published

on

By

Dy raste të dyshuara për falsifikim të parasë janë raportuar në Graçanicë dhe Lipjan, sipas raportit të Policisë se Kosovës.

Në Graçanicë, një zyrtar banke ka njoftuar se një klient ka deponuar rreth 766.50 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, në Lipjan, gjithashtu një zyrtar banke ka raportuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Continue Reading

Të kërkuara