Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Kaçanik

Ata janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Një 36 dhe 26-vjeçar janë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut. Policia ka njoftuar se dy personat ishin në një kamion pa targa e ku gjatë kontrollit kanë gjetur 16 drunj industrial.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘Mbrojtja e pyjeve 2022’, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjtëve. Patrulla e policisë, mbrëmë rreth orës 22:50 gjatë patrullimit në fshatin Vatë të Kaçanikut ka hasur në një kamion transportues pa targa .Edhe pas paralajmërimit të patrullës së policisë që shoferi të ndaloj , i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të policisë dha ka vazhduar rrugën. Pas disa përpjekjeve, patrulla e policisë ka arrit që të ndaloj kamionin në fshatin Rakaj të Kaçanikut. Pas kontrollimit të personave dhe kamionit policia ka gjetur 16 pjesë (trupa) drunjësh industrial të ngarkuar në kamion. Pasi janë intervistuar të gjithë personat nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy personat me inicialet XH.L (M/K) i moshës 36-vjeçare dhe Q.L (M/K) i moshës 26-vjeçare janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa dy të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Lajmet

Për 10 muaj, Prokuroria e Pejës ngriti 1840 aktakuza

Published

on

Nga janari e deri në tetorin e këtij viti, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur 1 mijë e 840 aktakuza. Sipas komunikatës për media nga kjo Prokurori, rezulton se ka më shumë aktakuza se sa në përudhen e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra 12.67 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza. Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë. Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Prokurorie.

Më tej nënvizohet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet në vendin e punës një person në Varosh të Ferizajt

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore gjatë punës në vendin e tij, në fshatin Varosh të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​329 shoferë ndëshkohen për përdorim telefoni në timon

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka kaluar në fazën e zbatimit të masave ndëshkuese ndaj shoferëve që përdorin telefonin gjatë ngasjes së automjetit, sidomos pas përfundimit të fushatës sensibilizuese që filloi më 6 tetor me moton “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”.

Si rezultat i veprimeve policore pas përfundimit të kësaj fushate, vetëm gjatë muajit tetor 2025 janë shqiptuar 329 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia thekson se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, prandaj apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përqendrohen plotësisht në vozitje dhe të shmangin çdo shpërqendrim.

“Edhe një sekond pakujdesie mund të ketë pasoja fatale,” – thuhet në apelin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Gjatë periudhës sensibilizuese, nga data 13 tetor 2025, policia ka zhvilluar ligjërata në shkolla, takime me qytetarë, si dhe ka shpërndarë fletëpalosje informuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje në trafik përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara