Aktualitet

Arrestohen dy kosovarët që grabitnin banesat në Ksamil

Published

on

Policia e Sarandës mbrëmë njoftoi se ka shkatërruar një grup kriminal, ku persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabisnin banesa në Ksamil.

Në pranga kanë rënë N.N e H.M, të dy nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit, ndërkohë që është shpallur në kërkim G.M, edhe ky nga Gjakova.

Po ashtu është arrestuar edhe organizatori i vjedhjeve, V.P, i cili është pronar i një hoteli të njohur në Ksamil. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për pedofili.

Në pamje shfaqen dy grabitësit me maska dhe doreza teksa ecin afër murit të banesës. Në një moment ata pikasin edhe kamerat e sigurisë dhe i thyejnë me shkop.

Continue Reading

Bota

Seuli thotë se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Published

on

By

Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Rusi për të luftuar në luftën e Moskës kundër Ukrainës në korrik ose gusht, dhe për më tepër është duke vazhduar ta furnizojë Rusinë me armë, thanë të enjten ligjvënësit koreanojugorë, duke cituar agjencinë e inteligjencës.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) beson se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në korrik ose gusht, tha për gazetarët deputeti koreanojugor, Lee Seong-kweun, pas një seance me dyer të mbyllura.

Koha e dislokimit shtesë mund të jetë qysh në korrik ose gusht”, tha Lee, duke shtuar se agjencia përmendi një rund të ri të rekrutimit të trupave për dislokim nga Koreja e Veriut dhe një vizitë të fundit në Penian nga një zyrtar i lartë i sigurisë i presidencës ruse si bazë për vlerësimin e saj.

Në këmbim të dërgimit të municioneve të artilerisë dhe raketave nga Koreja e Veriut për në Rusi, Peniani ka shumë mundësi të marrë këshilla teknike për lëshimet satelitore dhe sistemet drejtuese të raketave, tha Lee, duke cituar NIS-in.

Pas muajsh heshtjeje, si Koreja e Veriut ashtu edhe Rusia e bënë publike zhvendosjen e trupave koreanoveriore dhe rolin që kanë luajtur ata në ofensivën e Moskës kundër Ukrainës për ta rimarrë rajonin e Kurskut.

Të dyja vendet kanë thënë se bashkëpunimi bazohet në traktatin e nënshkruar nga udhëheqësit e tyre në qershorin e vitit të kaluar, që përfshin një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë./REL

Continue Reading

Bota

Parlamenti iranian miraton projektligjin që pezullon bashkëpunimin me IAEA-në

Published

on

By

Parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Sipas televizionit shtetëror, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, bëri një deklaratë pasi u miratua projektligji.

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike derisa siguria e objekteve tona bërthamore të jetë plotësisht e garantuar”, tha Qalibaf.

Zyrtari iranian thekson se aktivitetet bërthamore paqësore të vendit të tij do të përparojnë me një ritëm më të shpejtë.

Po përpiqemi të miratojmë një projektligj në parlament që do të ndalonte bashkëpunimin e Iranit me IAEA-në derisa të marrim garanci konkrete për një qëndrim profesional”, tha kryetari i Parlamentit iranian Qalibaf më 23 qershor.

Projektligji kërkon miratimin e Këshillit të Gardës Kushtetuese të Iranit që të hyjë në fuqi./atsh

Continue Reading

Bota

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest, pasi policia e ndaloi zhvillimin e saj.

Në një reagim në platformën X, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Komisioni Evropian duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në çështjet e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të bllokut, “ku nuk ka asnjë rol për të luajtur”.

Policia hungareze ndaloi javën e kaluar marshimin e caktuar për të shtunën nga komuniteti LGBTQ, duke u thirrur mbi një ligj të miratuar në mars, i cili thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës për tubim.

Megjithatë, kryetari liberal i Budapestit dhe organizatorët e aktivitetit deklaruan se marshimi do të zhvillohej pavarësisht ndalimit, pasi ai cilësohet si aktivitet komunal dhe nuk ka nevojë për leje nga autoritetet qendrore.

U bëj thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar zhvillimin e Paradës së Krenarisë në Budapest pa frikë nga ndonjë sanksion penal apo administrativ ndaj organizatorëve apo pjesëmarrësve”, tha von der Leyen në një video të postuar në X të mërkurën në mbrëmje.

Në Evropë, të marshosh për të drejtat e tua është liri themelore”, shtoi ajo.

I pyetur nëse policia mund ta shpërndajë me forcë marshimin të shtunën, Orban tha të enjten në Bruksel se Hungaria është “vend i civilizuar, nuk e lëndojmë njëri-tjetrin”.

Kritikët e shohin ndalimin e Paradës si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj lirive demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku nacionalisti Orban do të përballet me një kundërshtar të fortë opozitar.

Orban, që është në pushtet nga viti 2010, e paraqet veten si mbrojtës të vlerave familjare dhe në shkurt tha se organizatorët as nuk duhet të përpiqen të mbajnë Paradë Krenarie në Budapest këtë vit.

Të martën, ministri hungarez i Drejtësisë ia dërgoi një letër disa ambasadave të huaja, duke i njoftuar se Parada e Krenarisë është “tubim i ndaluar ligjërisht, organizimi dhe shpallja e të cilit përbën vepër penale të dënueshme me burg deri në një vit, sipas ligjit hungarez”.

Ministri Bence Tuzson e dërgoi letrën një ditë pasi diplomatët nga Britania, Franca, Gjermania dhe 30 vende të tjera shprehën mbështetje për komunitetin LGBTQ të Hungarisë dhe Paradën e Krenarisë në Budapest./REL

Continue Reading

Bota

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Published

on

By

Prokurori i lartë i Gjermanisë paraqiti të mërkurën një urdhër të ri arresti bazuar në akuzat për terrorizëm për një burrë sirian i cili goditi me thikë dhe plagosi rëndë katër burra jashtë një restoranti në qytetin perëndimor të Bielefeldit muajin e kaluar.

Zyra e prokurorit federal tha në një deklaratë se i akuzuari, i cili është identifikuar vetëm si Mahmoud M. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, “dyshohet urgjentisht për anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj, tentativë vrasjeje dhe dëmtim të rrezikshëm trupor”.

I pandehuri dyshohet se sulmoi disa persona me thikë jashtë një restoranti në qendër të Bielefeldit më 18 maj.

Katër burra u plagosën rëndë në sulmin e mëngjesit të hershëm. Prokurorët pretendojnë se i dyshuari ndjek një ideologji islamiste-xhihadiste. Ai dyshohet se iu bashkua të ashtuquajturit grup Shteti Islamik në Siri në dhjetor 2014 në qytetin e Rakas, thanë ata.

Pasi hyri në Gjermani, prokurorët thanë se i akuzuari vendosi të vriste sa më shumë njerëz të zgjedhur rastësisht në Gjermani.

Ai e bëri këtë “në emër të një ‘lufte të shenjtë’ globale dhe në emër të Shtetit Islamik”, shtuan ata.

“Për këtë qëllim, në mëngjesin e hershëm të 18 majit 2025, ai i goditi me thikë mysafirët përpara një restoranti në Bielefeld, duke plagosur rëndë katër persona”, thanë prokurorët.

Urdhër-arresti i paraqitur rishtazi zëvendëson një të lëshuar nga një gjykatë e Bielefeldit më 20 maj, i cili ishte marrë nga zyra e prokurorit publik lokal.

Mahmoud M. u arrestua më 19 maj dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Më 20 maj, zyra e prokurorit federal mori përsipër hetimin.

Ndër të tjera, zyra e prokurorit federal do të marrë përsipër çështjet që lidhen me terrorizmin nga prokurorët vendas në Gjermani.

Continue Reading

Të kërkuara