Kronikë e zezë

Arrestohen 2 persona në Fushë Kosovë, ju sekuestrohet sasi e narkotikëve

Ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Published

on

Të enjten rreth orës 21:45, në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) si dhe dy thika.

Të dyshuarit, A. S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe G. R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 07 tetor 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që janë përfshirë në raste kriminale.

Kësisoj, më datë 06.10.2022 rreth orës 21:45, në Fushë Kosovë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka arrestuar dy persona të dyshuar, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) si dhe dy thika.

Të dyshuarit;

A. S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

G. R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Lajmet

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënohen përmes telefonit mjeku dhe infermierët në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj punonjësve shëndetësorë në Podujevë, që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:10.

Sipas raportit policor, tre persona (një doktor dhe dy infermierë) kanë raportuar se janë kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull kosovar. Ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri te ky veprim.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta intervistojë të dyshuarin. Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Published

on

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij ishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Ai kërkohej për veprën penale “grabitje” dhe dyshohet se ishte shmangur nga organet e drejtësisë. Ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës Federale të Gjermanisë.

Autoritetet kanë vlerësuar se ky rast dëshmon nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale.

 

Continue Reading

Të kërkuara