Lajmet

​Arrestimi me forcë i Ilir Metës, reagon ministri Hoxha

Published

on

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha mëngjesin e sotëm ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta një ditë më parë, 21 tetor.

Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës teka po udhëtonte me makinë.

Ministri Hoxha i është përgjigjur kritikave për mënyrën se si ka vepruar policia e Shtetit për të kryer arrestimin. Hoxha shton se kundërshtimi i Metës e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të tij nga forcat Operacionale.

“Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte”, shkruan ai ndër të tjera.

Lajmet

​Komisioni Koordinues i ICMG-së viziton Kosovën për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Komisioni Koordinues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Julian Pace Bonello, realizoi një vizitë zyrtare në Prishtinë nga 27 deri më 29 korrik, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, delegacioni i ICMG-së, i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Iakovos Filippousis, zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të sportit dhe institucioneve vendore. Ata u takuan me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfshirë ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani. Gjithashtu, takim u zhvillua edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Diskutimet u përqendruan në sfidat aktuale dhe themelimin e Komitetit Organizues të Lojërave “OCMG Prishtina 2030”, që do të përbëhet nga përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës. Komiteti do të drejtohet nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Qeveria e Kosovës konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj për organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje madhore dhe garantoi mbështetjen financiare për realizimin e projekteve të parapara në dosjen e kandidaturës.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, garantoi mbështetjen institucionale për të gjitha projektet që ndërlidhen me qytetin, në mënyrë që kryeqyteti të jetë i gatshëm të presë mbi 15 mijë mysafirë gjatë zhvillimit të Lojërave.

Në përfundim të vizitës, u bë e ditur se Komisioni Koordinues i ICMG-së do të paraqesë një raport për progresin dhe rekomandimet nga kjo vizitë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, që do të mbahet më 28 nëntor 2025 në Portimao të Portugalisë.

KosovaPress

Një ditë më pas, më 29 nëntor, gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Përgjithshme të ICMG-së, Komiteti Organizues “Prishtina 2030” do të prezantojë planin kryesor të Lojërave dhe ecurinë e përgatitjeve para familjes së gjerë mesdhetare sportive.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja paralajmëron ankesë ndaj Gjykatës Komerciale pas pezullimit të tregut të lirë të energjisë

Published

on

By

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorti për Energjie (ZRRE), Ymer Fejzullahu, bëri të ditur se do ta parashtrojnë ankesë ndaj Gjykatës Komerciale pas pezullimit të tregut të lirë të energjisë.

Vendimi nuk është shfuqizim. Nuk është i ekzekutueshëm menjëherë. Është aktgjykim që kemi të drejtë ankese edhe 15 ditë”, tha Fejzullahu.

Gjykata Komerciale e Kosovës pezulloi vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Në aktgjykimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga kompania Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik: Partitë duhet të bëjnë kompromis, ky është thelbi i problemit

Published

on

By

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend, duke e cilësuar atë si më serioze sesa perceptohet.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën nga Radio Gorazdevac, diplomati britanik theksoi rëndësinë e momentit aktual dhe vlerësoi se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.

Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.

Ai foli gjithashtu për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, duke theksuar për median në gjuhën serbe se ato përbëjnë një mundësi për të gjitha komunitetet – veçanërisht për komunitetin serb – që të shprehin vullnetin e tyre. Ai i inkurajoi ata të marrin pjesë, duke e parë këtë si një hap pozitiv për integrimin e serbëve në jetën institucionale të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna armësh në Batllavë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar dje në Batllavë pasi Policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri.

Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprimet policore, ku është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe është arritur edhe identifikimi i personit të dyshuar, transmeton KosovaPress.

I dyshuari 30 vjeçar është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

Continue Reading

Të kërkuara