Lajmet

Arrestime, aksidente dhe raste të dhunës në Kosovë më 1 shtator 2025

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë publike raportin 24-orësh për ngjarjet e ndodhura më 1 shtator 2025 në rajone të ndryshme të vendit. Rastet kryesore lidhen me posedim të paautorizuar të narkotikëve, përdorim armësh, vjedhje të rënda, aksidente trafiku dhe dhunë në familje.

Në Çagllavicë është arrestuar një shtetas i huaj, pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Po ashtu, në kryeqytet janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri , njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore.” thuhet në njoftim.

Në një tjetër rast, në Prishtinë një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi u godit nga një veturë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar, me veturë dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raport.

Në Viti është arrestuar një person, pasi gjatë djegies së mbeturinave zjarri i doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një fushë, duke rrezikuar edhe banorët e fshatit. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë djegies se disa mbeturinave, zjarri ka dal nga kontrolli dhe ka djegur një fushë ku kishte paraqit edhe rrezik për banorët e fshatit. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Ferizaj është raportuar një vjedhje e rëndë. Persona të panjohur kanë deportuar në një market dhe kanë vjedhur një arkë me një shumë të konsiderueshme parash. Policia ka nisur hetimet.

Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një marketi ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë deportuar në depo dhe kanë vjedhur një arkë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme  para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetuesisë.” thuhet në raportin 24-orësh.

Në Prizren, persona të panjohur kanë dëmtuar dyert e brendshme të një objekti.

Raportohet se persona të pa njohur kanë dëmtuar dyert e brendshme të një objekti. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë një ahengu familjar janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Policia ka konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja.

Më 01.09.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë ahengut familjar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë , katër fishekë dhe tetë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në Suharekë, dy persona janë arrestuar për posedim të narkotikëve, pasi policia u gjeti 22.53 gram marihuanë, letra mbështjellëse dhe dy telefona.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 22.53 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një pako me letra mbështjellëse dhe dy telefona. Pas intervistimit, me vendin të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Po në Suharekë, një punëtor humbi jetën në vendin e punës në rrethana ende të paqarta. Dy të dyshuar janë arrestuar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.” njofton Policia e Kosovës.

Në Pejë është raportuar dhunë në familje, ku viktimat femra kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një e dyshuar femër. Njëra prej viktimave ka marrë tretman mjekësor.

Viktimat femra kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte deklaruar lëndime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Në Deçan, punëtorët e pastrimit kanë gjetur dy granata dore gjatë grumbullimit të mbeturinave. Ato janë tërhequr nga njësia për deminim e Policisë së Kosovës.

Raportohet se punëtorët e pastrimit të qytetit, gjatë grumbullimit të mbeturinave kanë hasur në dy mjetet të dyshuara shpërthyese (granata dore). Njësia për dënimin i PK-së ka bërë tërheqjen e granatave. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Në Gjakovë janë arrestuar katër shtetas të huaj, pasi në veturën e tyre u gjetën medikamente pa dokumentacion. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit të veturës me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, një shtetas i huaj nën ndikimin e alkoolit ka penguar policinë gjatë kryerjes së detyrës dhe është arrestuar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, dy persona janë arrestuar pas një konflikti familjar, por më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë fjalosur në mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. ” raportohet nga Policia e Kosovës.

Në Vushtrri, një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Viktima femër kosovare, ka raportuar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa me vendim te prokurorit pas intervistimit te palëve, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Skenderaj është raportuar një aksident trafiku me veturë, me dëme materiale por pa të lënduar.

Drejtuesi mashkull kosovar, dysoshet se nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident me veturë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Në Leposaviq, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një tjetër person. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa prokurori është njoftuar për rastin.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Në Zveçan, një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin në shtëpinë e saj, duke e demoluar objektin, por pa arritur të marrin diçka.

Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj , me ç’rast të njëjtën e kanë demoluar mirëpo nuk ka vërejtur se i mungon diçka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” thuhet në njoftim./UBTNews/

Vendi

Kombëtarja e Kosovës konfirmon dy ndeshje miqësore për muajin qershor

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore gjatë muajve maj dhe qershor, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare. Përzgjedhësi dhe ekipi do të kenë mundësinë të testojnë formën e lojtarëve kundër dy kundërshtarëve me stile të ndryshme loje.

Sfida e parë do të luhet në udhëtim më 31 maj 2026, ku Kosova do të përballet me Çekinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, një impiant i njohur që pritet të dhurojë një atmosferë të fortë për futbollistët tanë.

Pas duelit në Pragë, përfaqësuesja do të kthehet në Prishtinë për ndeshjen e dytë. Më 7 qershor 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Andorrës. Ky takim u shërben tifozëve vendas për të parë nga afër ekipin kombëtar dhe lojtarëve për të konsoliduar strategjitë e tyre përpara ndeshjeve kualifikuese.

Këto dy miqësore shihen si një mundësi e mirë për të provuar emra të rinj dhe për të rritur kohezionin e grupit para nisjes së ciklit të ri garues.

Continue Reading

Lajmet

Baleti i Kosovës përmbyll me sukses turneun në El Salvador

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur pjesën e parë të turneut në Amerikën Qendrore dhe Latine me tri gala mbrëmje në El Salvador, së bashku me Baletin Kombëtar të El Salvadorit.

Shfaqjet në Teatro Nacional de San Salvador u mbajtën para rreth 1400 spektatorëve dhe me sallë të mbushur plot.

Institucioni falënderoi autoritetet dhe partnerët në El Salvador për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky bashkëpunim shënon fillimin e një miqësie dhe bashkëpunimi afatgjatë mes dy vendeve.

Pas El Salvadorit, Baleti Kombëtar i Kosovës do të vazhdojë turneun me tri shfaqje në Kolumbi.

Continue Reading

Vendi

Dëmtohet një kamion nga shpërthimi dhe digjet një shtëpi në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste si – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri, ku menaxheri i një kompanie ka njoftuar policinë se një kamion i tyre ishte dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Pas ekzaminimit nga njësia e specializuar për deminim, zyrtarët policorë kanë konstatuar se dëmtimi në mjet nuk ishte i ri, por dyshohet se kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një kohë më të hershme.

Prokurori është njoftuar menjëherë për këtë rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, i cili tashmë po trajtohet.

Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar pasditen e së hënës në zonën e Trepçës në Mitrovicën e Jugut, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar menjëherë autoritetet, gjë që ka mundësuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve dhe njësive policore. Megjithëse zjarri u lokalizua dhe u fik plotësisht, dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar apo pasoja në njerëz. Edhe për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një shtetas serb në Merdarë, iu gjetën materiale nxitëse në veturë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin se pas një kontrolli në veturën e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer mbrapsht në drejtim të Serbisë.

“Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara