Kronikë e zezë

Arratiset me taksi në ditën e gjykimit e dyshuara 96 vjeçare për krime naziste

E moshuara akuzohet se në moshën 18-vjeçare ka kontribuuar në vrasjen e 11.412 personave

Published

on

Një gjermane 96-vjeçare është arratisur para fillimit të gjykimit kundër saj nën akuzën për dhënien e ndihmës në kryerjen e vrasjeve masive në një kamp nazist të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha një zëdhënës i gjykatës.

E moshuara e quajtur Irmgard Furchner akuzohet se në moshën 18-vjeçare ka kontribuuar në vrasjen e 11.412 personave, kur shërbente si daktilografe në kampin e përqendrimit “Stutthof” mes vitit 1943 e 1945, shkruan Reuters.

“E akuzuara është në arrati. Ajo ka dalë nga shtëpia herët në mëngjes me taksi dhe është nisur drejt një stacioni të trenit”, tha zëdhënësi i gjykatës, duke shtuar se autoritetet kanë lëshuar fletarrestim për të dyshuarën.

Vendndodhja e saj tash për tash nuk dihet. Gjykata nuk mund t’i lexojë akuzat, nëse e akuzuara nuk ndodhet në sallën e gjykimit.

Kronikë e zezë

Arrestim për kanosje në Ferizaj

Published

on

By

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas  Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Fushë Kosovë, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, një burrë, derisa po drejtonte një automjet me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, po ashtu burrë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hetim mbi dy vdekje në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të vdekjeve janë raportuar në rajonin e Prishtinës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë është gjetur pa shenja jete. Polica ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

Të dy rastet janë duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, duke e detyruar viktimën të paguajë kamatë mujore prej 100%.

Sipas Policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara