Lajmet

Armëpushimi i Putinit “kishte qëllim të dëmtonte reputacionin e Ukrainës”, thotë ISW

Armëpushimi i njëanshëm nuk u pranua nga Kievi dhe u pa nga Ukraina dhe SHBA si një mashtrim cinik.

Published

on

Njoftimi i presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të njëanshëm 36-orësh është “një operacion informacioni që synon të dëmtojë reputacionin e Ukrainës”, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington.

Armëpushimi i njëanshëm nuk u pranua nga Kievi, dhe u pa nga Ukraina dhe SHBA si një mashtrim cinik.

“Putini mund të kishte kërkuar të siguronte një pauzë 36-orëshe për trupat ruse për t’u dhënë atyre mundësinë për të pushuar, rikuperuar dhe riorientuar për të rifilluar operacionet sulmuese në sektorë kritikë të frontit” tha ISW në vlerësimin e saj. ISW shtoi se nga një pauzë “do të përfitonin në mënyrë disproporcionale trupat ruse”.

ISW shtoi: “Njoftimi i papritur i një armëpushimi me Ukrainën që duhet të ishte negociuar shumë më parë në respektimin e Krishtlindjeve ortodokse ruse, do t’i lejojë Rusisë ta cilësojë Ukrainën si shkelëse të së drejtës së besimtarëve për të festuar festën” kjo për shkak të vazhdimit të luftimeve./UBTNews/

Lajmet

Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën

Published

on

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës së zbardhur, Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 mld euro.

Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

Published

on

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përmbyllur garën për kryetarë që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), disa nga fitoret janë shënuar në komunat e mëdha si në Ferizaj, Agim Aliu nga PDK ka fituar me mbi 56% të votave, duke siguruar mandatin e dytë.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga LVV ka siguruar mbi 53% të votave.

Në Skendera, Sami Lushtaku nga PDK ka arritur një fitore bindëse me mbi 83% të votave.

Në Kamenicë, Kadri Rahimaj i LVV-së ka fituar me mbi 50%.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së ka fituar me 58% të votave.

Në Lipjan, Imri Ahmeti nga LDK ka fituar pa balotazh me mbi 51%.

Në Shtime, Qemajl Aliu i LVV-së ka siguruar mandatin e dytë me mbi 50%.

Në Malishevë, Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka fituar Malishevën me mbi 53%.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar me mbi 51%.

Në Drenas, Ramiz Lladrovci, nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka fituar me mbi 52% të votave.

Në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi i PDK-së ka fituar me mbi 50%.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka siguruar fitore me mbi 50% të votave.

Ndërsa në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok fitues janë kandidatët e Listës Serbe, parti kjo që ka siguruar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në 17 komuna të tjera gara do të vazhdojë në rundin e dytë, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime në nivel vendi ka qenë rreth 39%./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Rreth 330 raste me kancer të gjirit në 2025, Kurtishi: Identifikimi i hershëm çelës për jetëgjatësi

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, institucione shëndetësore dhe profesionistë të fushës kanë theksuar rëndësinë e identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe edukim shëndetësor në popullatë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se gjatë këtij viti është regjistruar një numër i ngjashëm i rasteve të reja me vitin paraprak, ku në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 320 raste.

Kurtishi ka theksuar se këtë vit janë identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj në Klinikën e Onkologjisë.

“Këtë vit kemi regjistruar numër të njëjtë për nëntë muajt e vitit 2025, me vitin 2024, rreth 320-330 pacientë. Kemi një plato sa i përket incidencës të rasteve të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit, vlen të theksohet se këtë vit kemi identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj, të cilët kanë marrë trajtim onkologjik në klinikën tonë”, ka thënë Kurtishi.

Ai ka theksuar se diagnostikimi i hershëm luan rol kyç në trajtimin e suksesshëm dhe rritjen e jetëgjatësisë tek pacientët.

Shqetësuese sipas tij është edhe prekja e kancerit të gjirit në mosha më të reja. Kurtishi, ka thënë se tre vitet e fundit, po prekën gratë nga mosha 40-50 vjeçare.

“Çelësi i trajtimit të suksesshëm i kësaj sëmundje është pikërisht identifikimi i hershëm i sëmundjes sidomos në fazën zero apo një, ku jetëgjatësia e pacientëve është shumë e madhe.. Këto dy tre vitet e fundit kemi femra të atakuara me kancerin e gjirit, me një numër më të lartë sesa viteve paraprake, nga mosha 40-50 vjeçare që është fenomen i ngjashëm me vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Duhet të bëhet dhe të ngulitet në kokë të kemi një edukim shëndetësorë të mirëfilltë, që duhet të bëjmë kontroll të gjirit pa pas ndonjë shenjë apo ndryshim, por një kontroll kur gjiri është i pa sëmurë”, ka nënvizuar ai.

Ndërkohë, për raportimet mbi mungesën e terapisë imunologjike, Kurtishi ka sqaruar se furnizimi ka qenë i rregullt përveç një periudhe të shkurtër.

Sipas tij, numri i pacientëve është në ngritje dhe se trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë.

“Terapia imunologjike në Klinikën e Onkologjisë jepet për rastin të cilët kanë indikacion. Furnizimi ka qenë i rregullt përpos një periudhe shumë të shkurtër, por pacientët e marrin këtë terapi për një kohë të gjatë.. Numri i pacientëve është në ngritje, trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi furnizohen dhe trajtohen në mënyrë të rregullt me këto barna’, ka thënë Kurtishi.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se edhe këtë vit janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për vetëdijesim rreth kancerit të gjirit, përfshirë mamografinë falas dhe mamografinë mobile në komuna pa qasje në këtë shërbim.

Ministria bënë thirrje grave që të konsultojnë faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së për kalendarin e mamografisë dhe të kryejnë mamografinë sipas indikacioneve mjekësore./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Mediat serbe: “Shqipëria na largoi nga Botërori 2026”

Published

on

Mediat serbe e quajnë humbjen më të rëndë në histori disfatën përballë kuqezinjve në Silvinjos në Leskovac të Serbisë.

Goli i Rey Manajt i ka dhënë përfundimisht fund shpresave të kombëtares serbe për t’u kualifikuar në këtë kampionatin botëror.

“Serbia pësoi një nga humbjet më të rënda në histori. Humbje që dhemb vërtetë. Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.”, kanë shkruajtur mediat serbe.

Kujtojmë që Manaj tha se kur shënoi gol ishte është një nga ditët më të bukura, teksa u shpreh se me shqiponje festoi pasi e ndjeu ta bënte atë festë.

“Një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Por e rëndësishme është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët. Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”, tha Manaj.

Shqipëria e mposhti Serbinë me rezultat prej 0-1 me golin e Rey Manajt të cilin e shënoi në minutën e 46-të./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara