Aktualitet

Arkitekti Lulzim Behxheti nis fushatën për kryetar të Gjilanit

Published

on

Lulzim Behxheti është kandidati i parë që e ka hapur fushatën për kryetar të komunës së Gjilanit.

Behxheti do të kandidoj i pavarur në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Arkitekti i cili ka mbi 30 vjet që jeton dhe vepron në Finlandë saktësisht në Helsinki, është kthyer në vendlindje për të kontribuuar në zhvillimin e Gjilanit.

Hapjen e fushatës e bëri në fshatin Bresalc, vend ky që ka domëthënie të vecantë për të dhe familjen e tij, raporton Infosot.com.

“Mua më lidh një seri emocionesh me Bresalcin, pikë së pari familja jonë kanë ardh këtu ne Bresalc, prej këtu kemi fillu me marrë veten. Ka shku një kohë e gjatë dhe kemi marrë një vend këtu në Bresalc dhe në kohën më të keqe të mundshme këtu i kemi përjetu të gjitha. Regjimi i atëhershëm i shitke banesat krejt dhe mua edhe atë pasuri të vogël që e pata ma morën krejt. Pastaj u detyrova me gruan dhe fëmijët të shpërngulem në Bresalc. Këtu e ndërtuam një shtëpi e cila nuk kishte ujë, rrymë dhe asgjë tjetër. Bashkëshortja ime për një kohë ka punuar këtu në arsim.”, tha Behxheti.

Arkitekti para të pranishmëve tregoi për vështirësit jetësore por edhe ndihmën që ia kanë ofruar banorët e fshatit Bresalc.

“Atë kohë kemi mbet edhe borxh nëpër marketet e vogla që kanë qenë në fshat, kanë qenë kushtet asisoji. I kemi kalua ato kohë kush si ka mundur. Tash jemi në një situatë tjetër edhe kam vendos pas më shumë se 30 vjetëve të kthehem dhe të jetoj këtu. Nuk është se e kam mendu shumë kandidimin për kryetar. Kjo ka ardhë në mënyrë spontane mirëpo e kam marr si obligim sepse 40 vjet më parë babai im ka qenë kryetar i komunës së Gjilanit. Dua në njfarë mënyre me ia kthy atij nderin dhe pikërisht kam fillu nga Bresalci”- tha Behxheti.

Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit në vitin 2020 kishte nisur iniciativën për themelimin e fondacionit humanitar “VJOSA”, me seli në Helsinki. Ky fondacion ka qëllim mbështetjen e fëmijëve me autizëm në Kosovë duke ndihmuar në ndërtimin e 30 shtëpive me qëllim të edukimit të fëmijëve autik.

Vendi

Gjithçka gati për “Marshin për Liri”

Published

on

By

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë përfunduar përgatitjet e fundit për “Marshin për Liri”, i cili nis sot në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, raporton Ekonomia Online.

Nga platforma “Liria Ka Emër” kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, ndërsa marshi zhvillohet para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale, të paralajmëruar për 16 shtator.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se bazuar në interesimin dhe gatishmërinë e qytetarëve, pritet që marshi të jetë masiv.

“Marshi me siguri do të jetë shumë masiv, edhe në bazë të asaj se çka kemi parë në terren edhe entuziazmit edhe gatishmërisë së njerëzve, në thirrjen tonë qytetare që të marshojnë për liri nën moton ‘Kosova po pret’”, tha ai.

Tasholli ka bërë të ditur se në sheshin “Skënderbeu” janë duke u përfunduar detajet e fundit të përgatitjeve, ndërsa bina tashmë është gati për nisjen e aktivitetit.

“Tashmë e shihni, bina është gati, në përfundim janë do të thotë detajet e fundit, që e rrumbullakësojnë edhe nisjen e këtij marshi qytetar, që ka për qëllim të përçojë një mesazh shumë të rëndësishëm, që Kosova me të vërtetë po pret, po i pret çlirimtarët në shtëpinë e tyre”, tha Tasholli.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të nisen më herët drejt Prishtinës, në mënyrë që në orën 14:00 të përcillet mesazhi i organizatorëve.

“Po, i ftoj le të vijnë sa më herët, Prishtina e ka zemrën e madhe, po i uron mirëseardhje të gjithë qytetarëve të saj, edhe le të nisen sa më herët sepse është shumë e rëndësishme që sot të përçojmë një mesazh bashkë në ora 14:00, që Kosova po pret. Jemi duke i pritur të gjithë”, tha ai.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi dështon sërish të përmbyllë seancën konstituive, PDK lëshon sallën

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të përmbyllet edhe në vazhdimin e sotëm, pasi procesi mbeti te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në votimin e veçantë për nënkryetarët, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh në këtë pozitë me 101 vota.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për nënkryetare. Deputetët e LVV-së abstenuan gjatë votimit për kandidaturën e saj.

Pas këtij votimi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu ndërpreu punimet e seancës.

Haxhiu tha se për vazhdimin e radhës së seancës deputetët do të njoftohen me kohë. Me këtë, Kuvendi ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e konstituimit.

Seanca e sotme vjen në kuadër të përpjekjeve për përmbylljen e seancës konstituive dhe funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

lajme

Profesorët e UBT-së, Marigona Bekteshi Ferati dhe Mirsad Ferati publikojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në Scopus dhe Web of Science

Published

on

By

Kontributi i stafit akademik të UBT-së në kërkimin shkencor dhe në publikimet ndërkombëtare është pasuruar me një tjetër rezultat të rëndësishëm. Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati në bashkëautorësi me Prof. Mirsad Ferati kanë publikuar artikullin shkencor me titull “Ethical Imagination from Actor Training to Applied Theatre: Participatory, Horizontal and Relational Studio Practices at the Stella Adler Academy”, në revistën ndërkombëtare Applied Theatre Research: Socially Engaged Performance, të botuar nga Intellect.

Revista është një publikim ndërkombëtar, peer-reviewed, që fokusohet në kërkimet dhe praktikat bashkëkohore në teatrin e aplikuar dhe performancën e angazhuar shoqërore.

Publikimi i artikullit në këtë revistë përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike, duke dëshmuar angazhimin e profesorëve të UBT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në adresimin e temave bashkëkohore në fushën e artit, teatrit dhe performancës.

Artikulli trajton imagjinatën etike në procesin e formimit të aktorit dhe kalimin nga trajnimi tradicional i aktorit drejt praktikave të teatrit të aplikuar, duke u fokusuar në praktikat pjesëmarrëse, horizontale dhe relacionale të zhvilluara në studion e Stella Adler Academy. Përmes kësaj qasjeje, autorët shqyrtojnë mënyrat se si procesi i trajnimit artistik mund të krijojë hapësira për bashkëpunim, dialog, reflektim dhe angazhim të ndërsjellë.

Continue Reading

Lajmet

UBT përkujton viktimat e 11 Shtatorit

Published

on

By

Sot, UBT përkujton me respekt viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tragjedi që tronditi jo vetëm popullin amerikan, por mbarë botën.

Në këtë ditë përkujtimi, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur solidaritetin e UBT-së me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e kujtesës, paqes dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet popujve.

“11 Shtatori mbetet një kujtesë e dhimbshme e pasojave që sjell urrejtja dhe dhuna, por njëkohësisht edhe një thirrje e përhershme për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve dhe kombeve. Sot i nderojmë të gjitha viktimat e kësaj tragjedie dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe me popullin amerikan.

Për Kosovën dhe popullin shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vend të veçantë në historinë tonë. Miqësia dhe mbështetja amerikane kanë qenë dhe mbeten një simbol i fuqishëm i partneritetit, lirisë dhe shpresës.

Në këtë ditë, kujtojmë viktimat, nderojmë sakrificën e tyre dhe riafirmojmë besimin tonë në një botë ku paqja, liria, toleranca dhe bashkëpunimi ndërtojnë të ardhmen”.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi

Rektor i UBT-së

Continue Reading

Të kërkuara