Kulturë

Ariana Grande thotë se është penduar për ndërhyrjet estetike

Published

on

Ariana Grande u bë emocionuese në një video të re teksa pranoi se kishte “mbushur buzët” kur ishte më e re.

“Transparencë të plotë,kam filler tek buzët gjatë viteve dhe Botox. U ndala në vitin 2018 sepse thjesht ishte e tepër. Thjesht ndjeva dëshirën për t’u fshehur, e dini”, tha ajo në klip.

Grande ndaloi dhe ngriti sytë për të ndaluar lotët që të rridhnin nëpër faqe.

“Nuk prisja të emocionohesha”, u shpreh artistja. “Për një kohë të gjatë, bukuria ishte për t’u fshehur për mua, dhe tani ndihem sikur nuk ka ndodhur që kur kam pushuar së marrë fillers dhe botox”.

Artistja e  “Wicked” rrëfeu se nuk është kundër injektimit përsëri në të ardhmen, por tani për tani  dëshiron të përqafojë ” linjat e buzëqeshjes”.

Ajo gjithashtu reflektoi mbi ngritjen e famës në moshën 16-vjeçare dhe shpjegoi se si “marrëdhënia e saj me bukurinë ka ndryshuar kaq shumë” me kalimin e kohës.

“Të jesh 4 ekspozuar ndaj kaq shumë zërave në një moshë të re, dhe veçanërisht kur njerëzit kanë, si p.sh., gjëra për të thënë për pamjen tënde dhe gjëra të tjera në një moshë të re, është vërtet e vështirë të dish se çfarë ia vlen të dëgjosh dhe jo”, përfundoi Ariana./Lapsi.al

Kulturë

Botohen veprat e Xhemail Mustafës, një jetë e përkushtuar për dijen dhe atdheun

Published

on

Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë u promovua kompleti i veprave të Xhemail Mustafës (1953-2000) në pesë vëllime, botuar nga PEN-Qendra e Kosovës.

Ky komplet përfshin veprat: “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”, dhe është përgatitur nën kujdesin e bashkëpunëtorit të tij, Ibrahim Berisha.

Gjatë promovimit u diskutua për jetën dhe veprën e intelektualit Xhemail Mustafa, njohur si njeri i letrave, ndër iniciatorët dhe themeluesit e LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u vra para shtëpisë së tij në Prishtinë para 25 vitesh.

Në panelin diskutues morën pjesë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, gazetari Avni Spahiu, profesori Sali Bashota, Ibrahim Berisha dhe Muhamet Hamiti, të cilët vlerësuan lart kontributin intelektual dhe veprimtarinë atdhetare të Mustafës.

Ibrahim Berisha theksoi se vepra e Xhemail Mustafës spikat për autenticitet, thellësi përmbajtësore dhe stil të qartë. Prof. Sali Bashota vuri në dukje rëndësinë e veprës “Një lutje për Prishtinën”, si një nga veprat më të rëndësishme për sfidat që ka përjetuar vendi.

Po ashtu, gazetari Avni Spahiu dhe profesori Muhamet Hamiti theksuan se vepra e Mustafës duhet të lexohet dhe rilexohet, duke reflektuar dimensionin e gjerë të krijimtarisë së tij intelektuale.

Përndryshe, Xhemail Mustafa ishte gazetar, publicist dhe këshilltar politik, një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare në Kosovë, dhe një ndër penat më të fuqishme të LDK-së. Ai u vra më 23 nëntor 2000 pranë banesës së tij në Prishtinë. /A.Z/Foto: Besnik Hamiti/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Maratona e Vlorës mbledh 400 vrapues nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”

Published

on

Në qytetin bregdetar të Vlorës u mbajt një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit – Maratona e Vlorës, e cila këtë vit u zhvillua nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”.

Rreth 400 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës iu bashkuan aktivitetit që u organizua në kuadër të festimeve të Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama publikoi momente nga atmosfera energjike e maratonës, e cila shënoi mbylljen e festimeve të Pavarësisë në qytet.

Edhe pse moti ishte me reshje shiu, tradita e fund-nëntorit në Vlorë vijoi me tre gara: 5 km, 10 km dhe 21 km.

Fitues në distancën prej 21 kilometrash, në edicionin e pestë të maratonës, u shpall atleti ukrainasi Bogdan Simonoviç.

Eventi u organizua nga Bashkia Vlorë dhe u përshëndet nga kryetarja Brunilda Mersini dhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, të cilët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe rëndësinë e këtij aktiviteti sportiv për promovimin e qytetit. /atsh/ ubt news/

Continue Reading

Kulturë

Orkestra “Amadeus” promovon Kosovën në skenat më të njohura botërore

Published

on

Orkestra “Amadeus” nga Prishtina ka konfirmuar pjesëmarrjen në dy festivale ndërkombëtare orkestrash që do të zhvillohen në Spanjë dhe Çeki gjatë vitit 2026.

Ky sukses vjen pas fitimit të Çmimit të Argjendtë dhe vendit të dytë në botë në një konkurs të mbajtur në Vjenë.

Nxënësit dhe të rinjtë do të përfaqësojnë Kosovën në skena evropiane, duke ndarë talentin e tyre me orkestrat më të mira nga e gjithë bota.

Orkestra thekson se pas çdo performancë qëndrojnë orë të gjata prove, përkushtim i prindërve, mësuesve dhe vetë nxënësve.

  Për të mundësuar pjesëmarrjen, Orkestra “Amadeus” bën thirrje për mbështetje nga institucionet shtetërore e komunale.

“Ftojmë të gjithë të bashkohen në këtë nismë, për t’u dhënë nxënësve tanë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në skenat evropiane,” thuhet në njoftimin e orkestrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Kultura dhe tradita në Pogradeci rikthen varietetet autoktone të rrushit

Published

on

Pogradeci po ringjall varietetet autoktone të rrushit si Muskat Kanell, Gëms dhe veçanërisht Serina e Bardhë, falë projektit Typic-al, i financuar nga Qeveria Italiane përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe i zbatuar nga CIHEAM Bari në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, deklaroi se projekti nuk është i kufizuar vetëm në identifikimin dhe ruajtjen e varieteteve tradicionale të rrushit, por përfshin edhe financimin për blerjen e makinerive bujqësore moderne dhe pajisjeve teknologjike.

Kjo i mundëson fermerëve të punojnë me mjete më efikase dhe sipas standardeve europiane.

Projekti mbështeti krijimin e një strukture bashkëpunimi midis fermerëve përmes shoqërive bujqësore, duke ndihmuar në uljen e kostove të prodhimit, ndarjen e teknologjisë së avancuar, përfitimin nga trajnimet profesionale të ofruara nga ekspertët e CIHEAM Bari dhe MBZHR.

Përfitimet për komunitetin rural janë të dukshme: rritje e prodhimit të rrushit autokton, rikthim i kultivimit të varieteteve të rralla, akses më i mirë në treg, rritje e të ardhurave dhe krijim i mundësive të reja për punësim në sektorin bujqësor dhe atë të agro-përpunimit.

Ky projekt përfaqëson një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm midis institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Bashkëpunimi me Italinë, CIHEAM Bari dhe Ministrinë e Bujqësisë riafirmon përkushtimin për të mbështetur fermerët e Pogradecit, për të ruajtur biodiversitetin dhe për të zhvilluar një bujqësi më të qëndrueshme dhe konkurruese.

Krijimi i SHBB Grabovicë dhe bashkimi i fermerëve konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të prodhuesve lokalë.

Përfaqësuesit e projektit theksuan se vetëm përmes bashkëpunimit, fermerët mund të përfitojnë më shumë nga programet e BE-së dhe projektet e mbështetura nga qeveria shqiptare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara