Magazinë

Ariana Grande infektohet me COVID-19 gjatë turit promocional për “Wicked: For Good”

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande konfirmoi se ka rezultuar pozitive me COVID-19, pas një periudhe intensive udhëtimesh dhe paraqitjesh publike për promovimin e filmit të saj të ri, Wicked: For Good.

Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram Story, ku ndau një foto nga paraqitja e saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, vetëm pak çaste para se të shfaqte simptomat, me mbishkrimin: “Moments before Covid”.

Ariana ka qenë këto ditë në një tur global, duke udhëtuar nga një kontinent në tjetrin për premierat dhe eventet promocionale të filmit.

Gjatë premierës në New York, nuk doli në tapetin e kuq për të treguar solidaritet me Cynthia Erivo, e cila humbi zërin për shkak të një viroze. Infektimi e detyroi Arianën të anulojë paraqitjen në The Kelly Clarkson Show, si dhe disa sesione Q&A me fansat.

Interesante është si Ariana, ashtu dhe Cynthia, rezultuan pozitiv me COVID edhe gjatë xhirimeve të filmit, por në periudha të ndryshme.

Megjithatë, filmi pritet të ketë një start të suksesshëm në kinema, me të ardhura të parashikuara rreth 150 milionë dollarë në hapje, duke shënuar një nga daljet më të shumëpritura të vitit. /A.Z/UBT News/

Magazinë

12 vjet pa kontakt, Greer Grammer flet për babain e saj

Published

on

Aktorja Greer Grammer ka treguar për mungesën e kontaktit me babanë e saj, Kelsey Grammer, për 12 vjet gjatë fëmijërisë.

Në një intervistë për podcast-in Pretty Basic, ajo tha se nuk kishte pasur kontakt me të nga mosha 4 deri në 16 vjeç.

Greer shpjegoi se një keqkuptim i zakonshëm mbi të është se, duke pasur mbiemrin e Kelsey Grammer, njerëzit supozojnë se ajo ka rritur në një botë luksi dhe privilegji. Ajo tha:

“Babai im më la kur isha katër vjeç dhe nuk e pashë deri në moshën 16 vjeçare.”

Aktorja shtoi se e kishte takuar një herë në moshën 11 vjeç, por kjo nuk pati shumë ndikim.

Sot, Greer dhe Kelsey kanë një marrëdhënie të mirë, ku ai ka kontribuar financiarisht për fëmijët dhe shkollimin e saj.

Greer është fëmija më i madh i Kelsey, i vetmi nga lidhja me Barrie Buckner, babai i saj muajin e kaluar priti një djalë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Presioni për t’u martuar! Demi Lovato tregon për sfidën personale

Published

on

Këngëtarja 33-vjeçare Demi Lovato, e cila u martua këtë vit me Jordan “Jutes” Lutes, thotë se për vite me radhë ka ndier presionin shoqëror për t’u martuar herët.

Në një intervistë për Who What Wear, ajo u shpreh se gjithçka ndodhi natyrshëm dhe se tani është më e lumtur se kurrë.

“I thashë burrit tim sot: ‘Nuk e kam ndier kurrë më shumë dashuri për ty. As nuk e mendoja se mund të rritej kaq’”, ka treguar ajo.

Demi, e cila ka pasur më herët lidhje me Joe Jonas, Wilmer Valderrama dhe Max Ehrich, thotë se përvojat e së kaluarës i kanë mësuar rëndësinë e punës me veten.

“Nuk isha bërë ende kujdesin e duhur për veten. Universi të shpërblen kur punon me veten. U përgatita për të qenë e vetme dhe vetëm atëherë isha gati të ndaja jetën me dikë tjetër,” ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për vendimin për të qenë e hapur me fansat rreth sfidave personale.

Pas trajtimit në rehabilitim më 2010 për çrregullim bipolar dhe bulimi, këngëtarja thotë se ndjeu përgjegjësi të tregonte të vërtetën e saj.

“Kisha një shpërthim publik në moshën 18 vjeçare, për të cilin kam folur edhe në dokumentarët e mi,” u shpreh Demi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas: 25 vite dashuri të pandryshuar

Published

on

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas festojnë 25-vjetorin e martesës, një moment plot emocione që të dy aktorët zgjodhën ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ylli i Hollivudit publikoi një mesazh prekës, ku shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin, duke kujtuar ditën e tyre të veçantë të dasmës. Ajo ndau edhe fotografi nga udhëtimi i tyre i përbashkët ndër vite.

“25 vjet më parë, ecja drejt teje në korridorin e kishës. Aroma e luleve, drita e qirinjve, kori uellsian… gjithçka ishte magjike. Dhe ti, në fund të shtegut, duke më pritur ashtu si di. Të dua sot po aq sa atëherë. Faleminderit, dashuria ime,” shkroi Zeta-Jones në postimin e saj.

Michael Douglas publikoi gjithashtu një urim, duke ndarë një fotografi të çiftit nga një dalje publike dhe duke shkruar:

“Gëzuar 25-vjetorin, Katherine ime e dashur. Kush do ta kishte menduar? Me gjithë dashurinë time, Michael.”

Çifti i famshëm vijon të mbetet një ndër historitë më të bukura të dashurisë në Hollywood. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Kevin Spacey flet për jetën pas skandaleve dhe gjendjen financiare

Published

on

Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey, ka folur hapur për gjendjen e tij financiare dhe jetën pas skandaleve që e vunë në qendër të mediave ndërkombëtare.

Ai u lirua përfundimisht nga akuzat për sulm seksual të ngritura nga katër burra në Mbretërinë e Bashkuar, por pranon se vitet e fundit kanë qenë “astronomike” nga pikëpamja e shpenzimeve.

“Unë jetoj në hotele, përdor apartamente Airbnb dhe shkoj aty ku është puna. Fjalë për fjalë nuk kam shtëpi,” tha Spacey për The Telegraph, duke shtuar se kjo është mënyra se si po përpiqet të menaxhojë situatën e tij. Ai shtoi se gjendja e tij financiare nuk është e shkëlqyer, megjithatë falimentimi nuk ka ndodhur: “Kisha shumë pak të ardhura dhe shumë shpenzime.”

Aktori komentoi për bojkotin që përjetoi në Hollywood dhe mënyrën si po e kapërcen atë: “Në një mënyrë të çuditshme, ndihem sikur jam kthyer aty ku fillova… gjithçka është në magazinë dhe shpresoj që një ditë të vendos se ku dua të vendosem përsëri.”

Spacey është akuzuar nga mbi 30 burra, përfshirë Anthony Rapp, për sjellje të papërshtatshme ose sulm seksual, me akuzat që dolën në vitin 2017. Si pasojë, Netflix e largoi nga seriali “House of Cards”, ku u zëvendësua nga Robin Wright.

Në korrik 2023, ai u lirua nga akuzat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një padi të vitit 2022 në Nju Jork u shpall i pafajshëm. Gjatë dokumentarit “Spacey Unmasked” në 2024, ai mohoi çdo shkelje, duke deklaruar se nuk mund të lejonte të sulmohej pa bazë.

Në maj të këtij viti, Spacey pranoi një çmim për arritje jetësore në Kanë, duke përshkruar vitet e fundit si sfiduese, por të mbushura me mësime dhe përvojë personale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara