Kulturë

Rikthehet “The Voice”

Ariana Grande pjesë e jurisë.

Published

on

“The Voice” u rikthye në sezonin e ri të hënën me këngëtaren Ariana Grande dhe trajnerët tjerë.

“E kam përcjellë “The Voice” për disa vite dhe desha të jem pjesë e trajnerëve. Është sezoni i parë dhe besoj se do të fitojmë”, deklaroi ajo.

Grande do të jetë pjesë e jurisë përkrah Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend. Ky i fundit bëri shaka me Granden, duke i thënë, “Jemi në telashe”.

Një kthesë me katër karrige u bë për interpretimin e Wendy Moten të “We Can Work It Out” nga The Beatles. Moten zgjodhi Shelton si trajner të saj./UBTNews

Magazinë

Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit

Published

on

Margot Robbie ka bërë rikthimin në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit të ri romantik A Big Bold Beautiful Journey.

Aktorja pozoi me Colin Farrell, bashkë-yllin në film, teksa u duk më e bukur se kurrë në një fustan të shkurtër e të zi që i theksonte linjat mahnitëse, ndërthurur me sandale të zeza dhe flokë bjonde të stiluar në mënyrë të përkryer.

Farrell zgjodhi një stil më të lehtë e të relaksuar, me xhinse, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, një kontrast i zhdërvjellët me elegancën e Robbie-së.

Ky event është paraqitja e saj e parë publike që nga nëntori 2024 kur konfirmoi se kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley, pak kohë pas njoftimit të shtatzënisë gjatë verës së 2024.

Përveç jetës së re si nënë, Robbie nuk ka ndalur karrierën, që nga marsi është parë në xhirimet e adaptimit të Wuthering Heights (nën regjinë e Emerald Fennell).

Ndërsa paraqitja e saj publike e parë pas sukseseve me Barbie, nënvizon njërin nga momentet më emocionuese të këtij sezoni.

 

Continue Reading

Magazinë

Aktori Dylan Walsh përfshihet në një aksident me makinë

Published

on

Aktori i “Nip/Tuck”, Dylan Walsh, 61 vjeç dhe familja e tij përjetuan një aksident automobilistik të frikshëm këtë fundjavë në Rumson, New Jersey.

Sipas TMZ, automjeti, një Ford Explorer 2022, u përplas me dy shtylla elektrike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të makinës.

Makina fillimisht po lëvizte në drejtim të veriut rreth orës 5 të pasdites përpara se të devijonte papritur në korsinë jugore dhe të godiste shtyllën e parë, tha Departamenti i Policisë së Rumson. Makina vazhdoi të lëvizte dhe përfundimisht u përplas në një shtyllë tjetër të shërbimeve.

Dy nga pesë pasagjerët u transportuan në Riverview Medical Center për shkak të dhimbjeve, ndërsa aktualisht nuk është bërë e qartë se kush ishte duke drejtuar veturën. Për fat të mirë, të gjithë janë jashtë rrezikut dhe janë rikuperuar, sipas një deklarate për Page Six.

Familja shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të policisë, zjarrfikësve dhe stafit mjekësor.

Ky aksident ndodh më pak se një muaj pas vdekjes së ish-bashkëshortit të tij në “Nip/Tuck”, Julian McMahon, i cili ndërroi jetë pas një beteje me kancer në moshën 56-vjeçare.

Continue Reading

Magazinë

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm Frank Caprio

Published

on

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve. Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim.

Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën e merituar  “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të 2023, Caprio bëri publike diagnozën e iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 festoi përfundimin e trajtimit me ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga 1985 deri në pensionimin e tij më 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

Continue Reading

Magazinë

“Nuk janë në komunikim të vazhdueshëm”, a ka mbaruar romanca e Katy Perryt me ish-kryeministrin kanadez?

Published

on

Romanca midis yllit amerikan të muzikës pop Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, e cila kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e mediave botërore, sipas burimeve të huaja, tashmë ka marrë fund.

Edhe pse u panë për darkë së bashku në Montreal, dhe Trudeau më vonë ndoqi një nga koncertet, entuziazmi fillestar duket se u shua shpejt. Komunikimi është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, dhe arsyeja kryesore thuhet se është axhenda e tyre e ngjeshur dhe presioni publik.

“Nuk ka asgjë negative në lidhje me këtë. Ata nuk janë në komunikim. Kjo mund të ndryshojë, tani për tani, kështu është. Është qetësuar situata”, tha burimi.

Sipas burimeve pranë çiftit, ish-kryeministri kanadez nuk ishte i përgatitur për kaq shumë vëmendje të shkaktuar nga marrëdhënia e tyre.

“Ishte vetëm takimi i parë dhe fotot përfunduan menjëherë në media. Atij nuk i pëlqeu”, zbuloi një burim për Daily Mail. Gjithashtu u shtua se Perry nuk është në humor për një lidhje serioze tani për tani, duke pasur parasysh se ajo ende po rikuperohet nga ndarja me aktorin Orlando Bloom.

“Ajo është e zënë, ai është i zënë. Po ndodhin shumë gjëra dhe ngazëllimi fillestar është zbehur”, tha burimi.

Pavarësisht se shumë veta u habitën nga lidhja, burimet pohojnë se mes tyre kishte tërheqje të fortë dhe “lidhje të menjëhershme”.

Megjithatë, për momentin – sipas një burimi të brendshëm – ata janë vetëm miq, pa ndonjë dramë apo konflikt të veçantë në sfond.

Si kujtesë, Justin Trudeau u divorcua nga gruaja e tij Sophie Gregoire në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë. Megjithatë, Katy Perry konfirmoi së fundmi fundin e marrëdhënies së saj afatgjatë me Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Daisy.

Continue Reading

Të kërkuara