Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2573 tiketa trafiku, janë shkaktuar 46 aksidente me dëme materiale dhe 26 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 17 persona janë arrestuar, kurse 11 janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 18.09.2025-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare derisa kishte qenë në shoqëri me të e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 15.09.2025 – 13:30. Me 18.09.2025 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës bashkëshortes së tij dhe po ashtu dyshohet se e ka detyruar viktimën të largohet nga shtëpia. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
VRASJE NË TENTATIVË & SH. RR. P.& ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 13.09.2025-18:28. Lidhur me rastin është raportuar se me 18.09.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një veturë pronë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar : një armë e shkurtër – pistoletë dhe një AK-47. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA/ NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Dardania, Fushë Kosovë 14.09.2025 – 18:00. Me datë 18.09.2025 ankuesja ka raportuar se djali i saj i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Bedri Bajrami, Podujevë 14.09.2025 – 12:00. Ankuesi ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
INCIDENTE KRIMINALE-GJILAN
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Debëlldeh, Viti 18.09.2025 – 14:25. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 17.09.2025 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTE KRIMINALE-FERIZAJ
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTE KRIMINALE-PRIZREN
DHUNË NË FAMILJE
Suharekë 18.09.2025 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E VETURËS
Fsh. Landovicë, Prizren 18.09.2025 – 02:05. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur (gjatë natës) i kanë vjedhur veturën me targa vendore, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Raport shtesë:
KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT
Fsh. Maqitevë, Suharekë 16.09.2025 – 17:30. Lidhur me rastin, sistemi për ujitje dhe disa pajisje që kanë shërbyer për mbjellje të bimëve narkotikë janë asgjësuar me vendim të prokurorit. Rasti është duke u hetuar.
INCIDENTE KRIMINALE-PEJË
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 17.09.2025 – 19:00. Me 18.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se me datën e cekur në gjendje të dehur ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimatbashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 16.09.2025 – 09:30. Lidhur me rastin me 18.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Jasenovik i Poshtëm, Zubin Potok 18.09.2025 – 06:40. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës femër kosovare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
RASTET TJERA/ NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Sutjeska, Mitrovicë Veri 18.09.2025 – 21:00. Vozitësi mashkull kosovare, me veturë dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare- e mitur. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG
VRASJE NË TENTATIVË
Mitrovicë Jug 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Rr. Eksodi 99, Hani Elezit 18.09.2025 – 17:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veri, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
/S.K/PK/