Lajmet

Arabia Saudite formon aleancë globale për të nxitur zgjidhjen izraelito-palestineze me dy shtete

Published

on

Arabia Saudite ka krijuar një aleancë globale për të nxitur një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, tha të enjten ministri i jashtëm i vendit, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Aleanca përfshin një numër vendesh arabe dhe myslimane dhe partnerë evropianë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve saudite.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkroi në “X” se takimet e para do të jenë në Riad dhe Bruksel.

Pas shpërthimit të luftës së Gazës tetorin e kaluar midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që sundon Gazën, Arabia Saudite vuri në akull plane të mbështetura nga SHBA për mbretërinë për të normalizuar lidhjet me Izraelin, thanë dy burime të njohura me të menduarit e Riadit në fillim të këtij viti./UBTNews/

Lajmet

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Published

on

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Të kërkuara