Teknologji

Apple në bisedime për të blerë startupin e fuqishëm me Al?

Published

on

Thuhet se Apple po shqyrton blerjen e startup-it Perplexity AI në një përpjekje për të nxitur mungesën e suksesit të kompanisë në Inteligjencën Artificiale.

Ekzekutivët në Apple kanë folur si për blerjen, ashtu edhe për bashkëpunimin me Perplexity AI.

Startup-i nuk ishte në dijeni të planeve të Apple për ta blerë atë, megjithëse nuk është çudi që kjo mund të ndodhë.

Bëhet e ditur se Perplexity AI ofron një nga modelet më të fuqishme e të afta me Al në dispozicion sot, të kesh në krah padyshim do ta ndihmonte Apple të bënte disa përparime në këtë fushë.

Asgjë nuk është përfundimtare ende, dhe nëse Apple do ta blejë Perplexity AI apo jo varet shumë nga fakti nëse detyrohet të ndërpresë marrëveshjen aktuale me Google. Raportohet se Google i paguan Apple 20 miliardë dollarë në vit për të mbetur motori i kërkimit në shfletuesin e internetit Safari të kësaj të fundit.

Teknologji

Vivo V60 nis lansimin global pas debutimit në Indi

Published

on

By

Pas prezantimit të tij në fillim të gushtit për tregun indian, Vivo V60 ka nisur zyrtarisht debutimin ndërkombëtar, me lansime fillestare në Malajzi, Tajvan dhe Vietnam.

Në Malajzi, modeli me konfigurim 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme është tashmë i disponueshëm për blerje. Megjithatë, variante të tjera të memories për momentin nuk janë në dispozicion.

Ndërkohë, në Tajvan dhe Vietnam, pajisja nuk ka mbërritur ende në raftet e dyqaneve. Në Vietnam, periudha e para-porositjes ka përfunduar, por ende nuk është bërë disponimi real i produktit – përdoruesit këshillohen të kontrollojnë përsëri në ditët në vijim për përditësime.

Vivo V60 është një telefon me përmasa të holla (7.5 mm trashësi), por që ofron një ndërtim të fortë. Ai vlerësohet me certifikimet IP68 dhe IP69, duke ofruar rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit – përfshirë qëndrueshmëri nën 1.5 metra ujë deri në 2 orë.

Fokusi kryesor i pajisjes mbetet kamera, sidomos moduli telefoto 50MP, i cili përdor sensorin Sony IMX882 (1/1.95”) dhe lente ZEISS 3x/73mm me stabilizim optik të imazhit (OIS).

Për performancën, V60 vjen me procesorin Snapdragon 7 Gen 4 dhe një bateri të fuqishme 6,500mAh me teknologjinë 90W FlashCharge, e ndërtuar mbi arkitekturën Silicon-Carbon (Si/C) për jetëgjatësi më të lartë.

Continue Reading

Teknologji

Prindërit e një adoleshenti padisin ChatGPT pas vetëvrasjes së djalit

Published

on

By

Një padi është ngritur në Gjykatën e Lartë të San Franciskos nga prindërit e një adoleshenti 16-vjeçar në Kaliforni, të cilët pretendojnë se platforma e inteligjencës artificiale ChatGPT ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vetëvrasjen e djalit të tyre, Adam Raine.

Sipas raportimit të NBC News, familja Raine deklaron se pas vdekjes së Adamit, kanë zbuluar dhjetëra biseda të zhvilluara nga djali i tyre me ChatGPT-në, disa prej të cilave përfshinin diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje.

Në padinë e paraqitur, prindërit pretendojnë se Adam e kishte përdorur fillimisht platformën si ndihmë në mësime dhe si një mënyrë për të përballuar vetminë. Megjithatë, sipas tyre, bisedat kishin evoluar me kohë dhe kishin marrë një drejtim shqetësues, duke u përqendruar te temat e shëndetit mendor dhe vetëvrasjes. Ata argumentojnë se platforma nuk kishte ndërhyrë apo nuk kishte ofruar udhëzime për të kërkuar ndihmë profesionale, pavarësisht shenjave të qarta të gjendjes së rënduar emocionale të të birit.

Në dokumentet ligjore, kompania OpenAI dhe drejtori ekzekutiv i saj, Sam Altman, akuzohen për dështim në vendosjen e mekanizmave mbrojtës për përdoruesit e mitur dhe për ofrim të mundshëm të informacionit të dëmshëm.

“Adam do të ishte ende me ne po të mos ishte për ChatGPT-në. Jam 100 për qind i bindur për këtë”, u shpreh babai i tij, Matt Raine, në një prononcim për mediat.

Në një deklaratë publike, OpenAI tha se është e tronditur nga ngjarja dhe shprehu ngushëllimet për familjen. Kompania theksoi se ChatGPT përfshin disa mekanizma sigurie, përfshirë sugjerimin për të kontaktuar linjat e ndihmës, por pranoi se këto mund të mos jenë gjithmonë të mjaftueshme në raste të vështira./NBCnews/

Continue Reading

Teknologji

Apple lëshon përditësim urgjent të iOS për shkak të një dobësie kritike të sigurisë

Published

on

By

Apple u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të iPhone dhe iPad që të instalojnë sa më shpejt përditësimin më të fundit të sistemit operativ iOS, versionin 18.6.2, për shkak të një dobësie serioze të sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, cenueshmëria e identifikuar (CVE-2025-43300) ndodhet në komponentin ImageIO dhe mund të shfrytëzohet nga sulmuesit për të marrë kontrollin e pajisjes përmes një imazhi të dërguar në pajisje. Apple ka konfirmuar se kjo është një dobësi e klasifikuar si “zero-day”, çka do të thotë se ajo është zbuluar dhe shfrytëzuar përpara se të ishte publikuar ndonjë përditësim mbrojtës.

Përditësimi është i disponueshëm për të gjitha modelet e iPhone nga iPhone XS e më vonë, si dhe për disa modele iPad-i, përfshirë iPad Pro (gjenerata e tretë dhe më të reja), iPad Air (nga gjenerata e tretë), iPad 7 ose më i ri, si dhe iPad mini 5 ose më i ri.

Përdoruesve u rekomandohet të kontrollojnë versionin e softuerit dhe të instalojnë përditësimin përmes rrugës:
Settings → General → Software Update (Cilësimet → Të përgjithshme → Përditësimi i softuerit).

Apple nënvizon se edhe pse deri tani cenueshmëria është shfrytëzuar vetëm në raste të kufizuara dhe të synuara, përditësimi është i rëndësishëm për të gjithë përdoruesit, për të garantuar sigurinë e pajisjes së tyre.

Kjo përbën një nga disa përditësime të sigurisë të lëshuara nga Apple gjatë vitit 2025, duke reflektuar sfidat në rritje përballë kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Trajnime praktike dhe certifikime ndërkombëtare në UBT, nga shtatori deri në nëntor

Published

on

UBT ka njoftuar nisjen e një cikli të gjerë trajnimesh profesionale dhe praktike për periudhën Shtator–Tetor–Nëntor 2025, të hapura për studentë, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit për zhvillim të aftësive. Sipas njoftimit, çdo muaj do të hapen grupe të reja, duke ofruar fleksibilitet në orar dhe mundësi për t’iu përshtatur angazhimeve të pjesëmarrësve.

Programi mbulon fusha kyçe të menaxhimit të projekteve, IT-së, analizës së të dhënave dhe aftësive të buta, me fokus në standarde ndërkombëtare dhe punë praktike në laboratorë modernë të UBT-së.

Trajnimet e planifikuara:

  • PRINCE2 – 24 orë
  • ITIL Foundation – 24 orë
  • Analiza e të Dhënave me SPSS – 24 orë
  • MS Project – 18 orë
  • Hyrje në Programim – 30 orë
  • MS Excel i Avancuar – 24 orë
  • Marketingu Digjital – 24 orë
  • Shitja & Kujdesi ndaj Klientëve – 2 muaj
  • Instalues Elektrik – 3 muaj
  • Zhvillues i Aplikacioneve me AI – 2 vite

Trajnimet do të zhvillohen në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Pjesëmarrësit përfitojnë nga ligjërues të certifikuar, mjedise laboratorike të avancuara, certifikatë pjesëmarrjeje dhe kompetence, si dhe mundësi certifikimi ndërkombëtar për programet PRINCE2 dhe ITIL.

Aplikimet kryhen online: APLIKO TANI!

Continue Reading

Të kërkuara