Teknologji

Apple mund të prezantojë iPad Pro dhe MacBook Pro me procesor M5

Published

on

Gazetari i Bloombergut, Mark Gurman, pohon se Apple mund të prezantojë të paktën dy pajisje me procesorin e tij të ardhshëm M5 deri në fund të këtij viti.

Sipas Gurmanit, iPad Pro me procesorin M5 është në fazën finale të testimit, që do të thotë se është gati për të hyrë në prodhim në gjysmën e dytë të vitit.

Ndërsa MacBook Pro me M5 pritet të debutojë në vjeshtë, duke ndjekur ritmin e prezantimeve të mëparshme të laptopëve të Apple.

Pritet që iPad Pro i këtij viti të mos jetë modeli që do të përfshijë modemin e Apple.

Gurman pohon se kjo kalim do të ndodhë në vitin 2027 me ardhjen e modeleve me procesorin M6, për të cilat kompania nga Cupertino tashmë ka filluar punën.

Apple prezantoi modemin e tij të parë, C1, në shkurt të këtij viti me daljen e iPhone 16e, dhe deri tani ka treguar performancë mjaft të mirë.

Automobilizëm elektrikë

Twingo elektrik shënon rekord të zhvillimit te Renault

Published

on

Nuk do ta kuptonit nga pamja e tij e ëmbël me “sytë e bretkosës”, por Twingo elektrik, që pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm, do të jetë Renault më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë – jo për shpejtësinë në rrugë, por për shpejtësinë e zhvillimit.

Po, më i shpejtë se Clio V6, Mégane RS Trophy-R dhe madje edhe Espace i famshëm i viteve ’90 me motor Formula 1 V10.

Ky model i ri, me çmim 20,000 euro, do të jetë automjeti i parë i Renault i zhvilluar për më pak se dy vjet, vetëm 100 javë. Kjo është gjysma e kohës që kompania kishte nevojë vetëm pak vite më parë për të krijuar një makinë të re.

Edhe pse kjo “shpejtësi” nuk ka të bëjë me performancën në pistë, është hap i madh strategjik në përpjekjen e Renault për të konkurruar me prodhuesit kinezë dhe për të mbetur relevant në epokën e automjeteve elektrike.

Një proces i përshpejtuar zhvillimi

Ky ritëm rekord është pjesë e projektit Leap 100, një nismë që synon të shkurtojë ndjeshëm kohën e planifikimit, dizajnimit, zhvillimit dhe prodhimit të automjeteve të reja. Për krahasim, Renault 5 dhe Renault 4, të ndërtuar mbi platformën Ampr Small EV, u zhvilluan secili për rreth tre vjet. Twingo do të shkojë edhe më tej, duke përdorur të njëjtën platformë e komponentë të përbashkët për të kursyer kohë dhe kosto.

Arsyeja pas nxitimit

Sipas Cedric Combemerel, zëvendësdrejtor i teknologjisë në Renault, shpejtësia është çelësi për t’iu përgjigjur trendeve të tregut që ndryshojnë me ritëm të shpejtë.

“Dy vjet më parë, të gjithë përdornin bateri litium NMC dhe ndiheshin të sigurt. Sot, tregu kërkon LFP, dhe kush nuk përshtatet shpejt, mbetet prapa,” – shpjegon ai.

Kjo qasje, lejon që kompania të marrë vendime fleksibile në momentin e fundit e të përshtatet më shpejt me kërkesat reale të tregut.

Teknologjia si motor i zhvillimit

Renault e pranon se një cikël zhvillimi njëditor është ende i paarritshëm, por dy vjet mbeten një objektiv ambicioz. “Nuk mund të ndash shpejtësinë nga teknologjia – ato ecin bashkë,” – thekson Combemerel.

Çfarë synon projekti Leap 100?

Programi Leap 100 synon të reduktojë:

16% të kohës në fazat e planifikimit,

41% në zhvillim (nga dizajni te përsosja e teknologjisë),

dhe 26% në fazën e industrializimit (prodhim dhe shpërndarje).

Renault po kërkon kursime kohe në shtatë fusha kryesore: qeverisje, dizajn, kontroll cilësie, përdorim të AI-së dhe të dhënave, validim, homologim dhe strategji furnizimi.

Në fund, Twingo elektrik nuk do të jetë thjesht një makinë e vogël për qytet, por simboli i një epoke të re për Renault – një epokë ku shpejtësia e zhvillimit bëhet po aq e rëndësishme sa ajo e motorit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Mijëra përdorues pa qasje në Microsoft 365 për shkak të problemeve teknike

Published

on

Paketa e softuerëve për produktivitet të Microsoft-it, e njohur si Microsoft 365, ka përjetuar ndërprerje masive, duke lënë jashtë funksionit mijëra përdorues, njofton faqja Downdetector, e specializuar në monitorimin e problemeve të shërbimeve online.

Sipas raportimeve, më shumë se 17,000 përdorues kanë raportuar vështirësi në qasjen dhe përdorimin e shërbimeve të Microsoft 365, përfshirë Word, Excel, Outlook, Teams dhe aplikacione tjera të lidhura. Megjithatë, numri real i përdoruesve të prekur mund të jetë më i madh, pasi shumë persona nuk raportojnë menjëherë problemet përmes platformave të monitorimit.

Microsoft 365 ka konfirmuar se po heton raportimet e punon për të identifikuar shkakun e ndërprerjes, në mënyrë që shërbimet të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Kompania këshillon përdoruesit të kontrollojnë faqen e statusit të shërbimeve për njoftime të përditësuara dhe të shmangin operacione kritike derisa problemi të zgjidhet.

Ndërprerjet e tilla, edhe pse të përkohshme, ndikojnë në punën e mijëra bizneseve dhe individëve që varen nga aplikacionet e Microsoft 365 për komunikim, bashkëpunim dhe administrim të detyrave të përditshme.

Kjo ngjarje rikujton rëndësinë e planifikimit të zgjidhjeve alternative dhe kopjeve rezervë për organizatat që varen nga shërbimet cloud.

Në këto raste, përdoruesit përjetojnë probleme si: vështirësi në hyrje, ndërprerje të sinkronizimit të dokumenteve, pamundësi për të dërguar email-e ose për të përdorur funksione të caktuara të Teams dhe aplikacioneve tjera. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Motorola gati të prezantojë telefonin ultra të hollë Edge 70

Published

on

Motorola po hyn fuqishëm në tregun e telefonave inteligjentë ultra të hollë, pas lançimeve si Samsung Galaxy S25 Edge, Tecno Spark Slim, Tecno Pova Slim dhe, sigurisht, Apple iPhone Air.

Modeli i ri i kompanisë do të quhet X70 Air në Kinë dhe Edge 70 në tregun ndërkombëtar. Ndërsa versioni kinez pritet të lansohet gjatë këtij muaji, data e prezantimit global ka qenë deri tani e panjohur – derisa faqja zyrtare e Motorola në Poloni ka zbuluar një detaj të rëndësishëm.

Sipas saj, Edge 70 do të prezantohet më 5 nëntor, deri atëherë kompania do të publikojë çdo të mërkurë informacione të reja rreth pajisjes.

Detajet e para të konfirmuara janë premtuese. Telefoni do të vijë me një bateri 4,800 mAh, pak më të vogël se ajo e modeleve të Tecno, por dukshëm më të madhe krahasuar me Galaxy S25 Edge dhe iPhone Air. Ai do të mbështesë gjithashtu karikim të shpejtë 68W me tel.

Edge 70 është shfaqur në disa lista shitësish me pakicë në Itali, me çmime që variojnë nga 709 euro deri 801.91 euro, për versionin me 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtjeje.

Të gjitha listat tregojnë të njëjtën ngjyrë, Bronze Green, e cila do të prezantohet zyrtarisht si Pantone Bronze Green, falë bashkëpunimit të njohur të Motorola me Pantone. Sipas informacioneve të rrjedhura, Edge 70 pritet të jetë më pak se 6 mm i hollë, të ketë një kamerë kryesore 50 MP me stabilizim optik, një kamerë ultra të gjerë me fushëpamje 120°, si dhe altoparlantë stereo me mbështetje Dolby Atmos.

Ky model pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm për Motorola në garën e telefonave të hollë dhe elegantë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google planifikon investim prej 5 miliardë eurosh në Belgjikë

Published

on

Google ka njoftuar planet për të investuar 5 miliardë euro gjatë viteve 2026–2027 për zgjerimin e qendrës së saj të të dhënave në Saint-Ghislain, Hainaut.

Ky projekt pritet të krijojë 300 vende pune me kohë të plotë dhe 15,000 pozicione indirekte çdo vit përmes partnerëve dhe furnizuesve.

Zgjerimi vjen si pasojë e kërkesës në rritje për shërbime cloud, e nxitur edhe nga përparimet në Inteligjencën Artificiale. Përveç kësaj, qendra e re do të përmirësojë performancën e produkteve kryesore të Google, si Search dhe Maps.

Google po kërkon specialistë IT, inxhinierë dhe staf sigurie për këtë projekt. Sipas Tom De Block, menaxherit të vendit të Google në Belux, “Pozicioni konkurrues i Belgjikës kërkon që kompanitë të përqafojnë IA-në; infrastruktura dhe aftësitë janë thelbësore”.

Kompania gjithashtu do të ofrojë trajnime për IA-në për të zhvilluar ekspertizën lokale.

Qendra e zgjeruar, e cila pritet të përfundojë brenda dy vitesh, do t’i sjellë përfitime organizatave të bazuara në të dhëna, si Odoo dhe UZ Leuven, dhe mund të tërheqë biznese të reja në Belgjikë.

Ajo do t’u mundësojë institucioneve publike ruajtjen e të dhënave brenda kufijve kombëtarë. Qendra e parë e Google në Belgjikë, në Saint-Ghislain, ka marrë mbi 11 miliardë euro investime që nga hapja dhe aktualisht punëson rreth 600 persona në Hainaut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara