Teknologji

Apple do t’i lejojë blerësit të paguajnë duke afruar telefonat së bashku

Stripe do të jetë platforma e parë e pagesave që do të ofrojë funksionin.

Published

on

Apple planifikon të prezantojë një opsion pagese që do t’i lejojë bizneset të përdorin iPhone për të përpunuar transaksionet në dyqane, pa ndonjë pajisje shtesë.

Funksioni i ri “Tap to Pay” do t’i lejojë tregtarët amerikanë të pranojnë pagesa thjesht duke mbajtur iPhone ose Apple Watch të klientit pranë iPhone të tyre. Ai gjithashtu funksionon me karta krediti dhe debiti pa kontakt.

Ky funksion do të përfshihet në një përditësim të ardhshëm beta të iOS dhe do të jetë i disponueshëm vetëm në modelet e iPhone XS. Ai mund të ndihmojë Apple të thellojë marrëdhëniet me shitësit. Sipas Apple, 90% e shitësve me pakicë në SHBA tashmë pranojnë Apple Pay.

Stripe do të jetë platforma e parë e pagesave që do të ofrojë funksionin, ndërsa të tjerët do të bashkohen më vonë këtë vit. Të dhënat e pagesave do të mbrohen nga e njëjta teknologji e përdorur në Apple Pay, me të gjitha transaksionet të koduara.

Me veçorinë e re, Apple duket se po konkurron drejtpërdrejt me Square, i cili e ka pozicionuar veten si “një partner për shitësit e të gjitha madhësive” duke ofruar një sërë shërbimesh pagese.

Continue Reading

Teknologji

Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA

Published

on

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, ka njoftuar se do të tërheqë mbi 240 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo tërheqje ndodh për shkak të problemeve të mundshme të rripave të sigurimit, ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada, raportoi Reuters.

Tërheqja prek disa automjete Ford Explorer dhe Aviator 2020-2021, bulonat për shtrëngimin e rripit të sigurimit mund të jenë të siguruara në mënyrë jo të duhur.

Si zgjidhje, tregtarët do të inspektojnë bulonat dhe do të zëvendësojnë komponentët sipas nevojës.

Continue Reading

Teknologji

Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Published

on

Microsoft bashkëpunoi me Teachable AI Experiences dhe Ninja Theory të Xbox Games Studios për të prezantuar një model të ri të AI që synon të ndihmojë zhvilluesit e lojërave. Quhet Muse.

Çfarë mund të bëjë Muse?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mund të gjenerojë pamje vizuale të lojës dhe veprime të kontrolluesit bazuar në një kuptim 3D të një loje.

Modeli u trajnua me 1.6 miliard parametra dhe me 1 miliard imazhe dhe veprime kontrolluesi.

Kjo vlerësohet të jetë rreth 7 vjet lojë e vazhdueshme njerëzore.

Ata përdorën lojën Bleeding Edge të Ninja Theory.

Të dhënat e përdorura për modelin u mblodhën duke përdorur të dhënat e lojës nga përdoruesit që dhanë pëlqimin e tyre.

Continue Reading

Teknologji

Kina përdor modelin e inteligjencës artificiale DeepSeek në qeverisjen lokale

Published

on

By

Kina u kërkoi zyrtarëve vendas që të përdorin chatbotin e inteligjencës artificiale (AI) DeepSeek për t’u këshilluar dhe ndihmuar në vendimmarrje.

Zyrtarët e lartë në qeveritë e disa qyteteve lëshuan udhëzime për stafin e tyre se si të përdorin DeepSeek në mënyrë efektive në “vendimmarrje, analizë dhe zgjidhje të problemeve”, raportoi e përditshmja “South China Morning Post”.

Në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës qendrore të Henanit, kreu lokal i Partisë Komuniste, An Wei, u kërkoi zyrtarëve të qytetit të përdorin modele të AI-së si DeepSeek në qeverisje, thuhet në raport.

Departamenti lokal i kërkimeve politike të qytetit shpërndau gjithashtu manual trajnimi për stafin e tij, duke vënë në dukje se AI mund të ndihmojë si “një këshilltar dhe asistent për t’i shërbyer vendimmarrjes shkencore të komitetit komunal të partisë”.

Në qytetin Laibin, që ndodhet në rajonin jugor Guangxi, zyrtarët i kërkuan stafit të tyre “të përqafojnë dhe të mësojnë teknologjitë e reja” dhe të përdorin AI-në, njoftoi gjithashtu e përditshmja.

Ky është rasti i parë në të cilin zyrtarëve u është kërkuar të përdorin një model të veçantë të AI-së, në këtë rast DeepSeek, kur marrin vendime.

Përpos kësaj, krei i aplikacionit DeepSeek, Liang Wenfeng, ishte ndër liderët e kompanive teknologjike dhe sipërmarrësve që morën pjesë në një simpozium të kryesuar nga presidenti Xi Jinping të hënën në Pekin.

Xi u kërkoi pjesëmarrësve që të japin maksimumin e potencialit të tyre, pasi sektori privat ka “perspektiva të ndritshme dhe potencial të madh”.

Startup-i kinez DeepSeek tronditi industrinë e AI-së muajin e kaluar me chatbot-in e tij me kosto efektive dhe me shërbim falas, me përparimit të tij të shpejtë në rivalizimin e ChatGPT-së të kompanisë OpenAI me seli në SHBA.

DeepSeek fitoi një popullaritet të paparë në faqet e aplikacioneve celulare në të gjithë globin, duke rrëzuar ChatGPT-në në rajone të caktuara, përfshirë SHBA-në.

Megjithatë, DeepSeek është ndaluar në Korenë e Jugut, si dhe për zyrtarët qeveritarë në Australi, pasi Seuli pretendon se dërgoi të dhënat e përdoruesve një palë të tretë.

Përpos kësaj, presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, tha të enjten se Seuli do të zhvillojë versionin e vet të chatbot-it të AI-së.

Continue Reading

5G

Koreja e Jugut heq Deepseek nga dyqanet e aplikacioneve për shkak të shqetësimeve të privatësisë

Published

on

Koreja e Jugut ka ndaluar shkarkimet e reja të chatbot-it të inteligjencës artificiale (AI) të Kinës DeepSeek, sipas mbikëqyrësit të mbrojtjes së të dhënave personale të vendit.

Agjencia qeveritare tha se modeli i AI do të bëhet sërish i disponueshëm për përdoruesit e Koresë së Jugut kur të bëhen “përmirësime dhe zgjidhje” për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet e vendit për mbrojtjen e të dhënave personale, shkruajnë mediat e huaja.

Një javë pasi u bë tituj globalë, DeepSeek u bë i popullarizuar në Korenë e Jugut, duke u ngjitur në krye të dyqaneve të aplikacioneve me mbi një milion përdorues javor. Por, rritja e popullaritetit të tij tërhoqi vëmendjen nga vendet në mbarë botën të cilat kanë vendosur kufizime në aplikacion për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë kombëtare.

Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal të Koresë tha se DeepSeek u bë i padisponueshëm në App Store të Apple dhe Google Play të shtunën në mbrëmje.

Kjo erdhi pasi disa agjenci qeveritare të Koresë ndaluan punonjësit të shkarkonin chatbot në pajisjet e tyre të punës. Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok e ka përshkruar Deepseek si një “tronditje”, që ndikon në industritë e vendit, përtej AI.

Pavarësisht pezullimit të shkarkimeve të reja, njerëzit që e kanë tashmë në telefona janë në gjendje të vazhdojnë ta përdorin ose mund ta përdorin atë nëpërmjet faqes së internetit të DeepSeek. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara