Lajmet

”Apple Daily” thyer një rekord prej 500 000 kopjesh të shitura

Kur një tabloid shitet nga 80 000 në gjysmë milion kopje!

Published

on

Kopjet e ”Apple Daily”, një tabloid pro demokracisë së Hong Kongut kanë thyer një rekord prej 500 000 kopjesh të shitura, në vend të 80 mijë kopjeve që shiteshin zakonisht.

Si pasojë e operacioni policor me 500 agjentë në redaksinë e gazetës dhe arrestimet e drejtorit të saj, Ryan Law dhe menaxherit të lartë të kompanisë botuese ”Next Digital”, banorët e ish-kolonisë shprehën solidaritetin e tyre në një veprim spektakolar pro lirisë së  shtypit.

Gazeta e njohur, është themeluar 26 vjet më parë nga Jimmy Lai, në burgu prej vitit 2020.

Përveç pesë arrestimeve, policia ngriu asete të vlefshme me vlerë 2,3 milionë dollarë, në pronësi të tre kompanive të lidhura me gazetën.

Ky ishte operacioni i dytë policor, pas atij të realizuar vitin e kaluar me arrestimin e manjatit Jimmy Lai, një aktivist pro demokracisë dhe kritik i Pekinit.

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Prishtinë: Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje një person

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me një rast të “vrasjes në tentativë” të ndodhur në kryeqytet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të datës 16 qershor, rreth orës 01:27.

I dyshuari, është prangosur nga autoritetet dhe është intervistuar lidhur me përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pas përfundimit të procedurave të parahetimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi motivet apo gjendjen e viktimës së këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Published

on

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke shënuar një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për angazhimin e saj në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili theksoi se zgjedhja përfaqëson njohje të rolit aktiv të vendit brenda UNESCO-s.

Sipas tij, Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në ruajtjen, promovimin dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore tek brezat e ardhshëm, duke kontribuar në mbrojtjen e identitetit dhe diversitetit kulturor.

Hoxha rikujtoi se disa prej vlerave më të njohura të trashëgimisë shqiptare tashmë janë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, përfshirë Iso-polifoninë shqiptare, Xhubletën, K’cimin e Tropojës dhe Transhumancën.

Ai falënderoi shtetet anëtare të UNESCO-s për mbështetjen dhe besimin e dhënë ndaj Shqipërisë, duke theksuar se vendi do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale.

Përmes këtij mandati, Shqipëria pritet të luajë një rol më të madh në promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore në nivel ndërkombëtar gjatë viteve të ardhshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 29°C

Published

on

By

Kosova do të karakterizohet sot nga një mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke bërë që mundësitë për reshje shiu të jenë mjaft të ulëta.

Sa i përket vlerave termike, temperaturat minimale gjatë mëngjesit dhe natës do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°C. Ndërkohë, gjatë ditës pritet mot i ngrohtë, me temperaturat maksimale që do të rriten duke shënuar vlera nga 26 deri në 29°C.

Gjatë ditës do të fryjë edhe një erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia e së cilës do të lëvizë nga 1 deri në 4 m/s, duke sjellë një freski të lehtë.

Continue Reading

Lajmet

Progresi për mjedisin: Komisionerja e BE-së vlerëson Shqipërinë, PD e kundërshton si “propagandë të qeverisë”

Published

on

By

Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet pararojë në procesin e integrimit, duke vënë theksin te përparimi i shënuar në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Gjatë deklaratës së saj, Kos nënvizoi se ky progres është i njohur dhe i vlefshëm, por shtoi se çdo projekt zhvillimor – përfshirë atë në Zvërnec – duhet të jetë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor të BE-së, veçanërisht me Kapitullin 27 që rregullon mjedisin.

Komisionerja bëri të ditur se Komisioni Europian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe se ka marrë garanci të plota nga qeveria për një vlerësim të detajuar të ndikimit në mjedis për projektin e Zvërnecit. “Në situata të tilla është e rëndësishme që të gjithë të punojmë mbi bazën e fakteve,” u shpreh Kos.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Partisë Demokratike. Përmes një qëndrimi zyrtar, opozita e ka akuzuar komisioneren se po bazohet në “informacione të rrejshme dhe të pasakta të paraqitura nga miku i saj Edi” dhe se deklarata e saj nuk pasqyron realitetin ekzistues në Shqipëri.

Sipas PD-së, vlerësimet që vijnë nga Brukseli injorojnë krizën e rëndë politike dhe sociale që ka mbërthyer vendin. Opozita thekson se qëndrime të tilla, në vend që të ndihmojnë, vetëm sa e rëndojnë dhe e thellojnë më tej situatën, duke i shërbyer politikisht kryeministrit Rama. Në mbyllje të reagimit, Partia Demokratike rikonfirmoi mbështetjen e saj të plotë për pesë kërkesat e protestuesve, duke i cilësuar ato si kushte të panegociueshme për një zgjidhje paqësore të krizës në vend. /Euronews/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara